MENAXHMENT RADIKAL

Përshëndetja e tij e thjeshtë nuk është përshëndetje naciste. Por një përshëndetje administrative. Ashtu përshëndesnin edhe administruesit e Maqedonisë nga 1941 deri 1942.

MENAXHMENT RADIKAL

1 Kryetarja e Shkupit Danella Arskovska, nga pozicioni i kryetares së ZELS e kërcënoi Qeverinë se kryetarët e komunave do të radikalizohen nëse ajo nuk u jep para për t’i paguar faturat komunale të rrymës. Si do të radikalizohen? Do ta sulmojnë Qeverinë? Do të protestojnë dhe do t’i bllokojnë rrugët? Nuk do t’i mbledhin mbeturinat? Do ta ndalin ujin? Do ta ndërpresin ndriçimin rrugor dhe do të na lëshojnë qentë e pastrehë të na hanë natën? Apo në frymën e menaxhimit radikal – thjesht, nuk do të paguajnë rrymën?
Me rëndësi, parkimi në Shkup do të jetë më i lirë për 25 përqind. Dhe do të ketë transport të lirë autobusi. Siç do të kishte thënë Zoran Stavreski, mbikqyrësi i VMRO-DPMNE-së për projektet e kryetarëve të komunave të tyre – “Ne jemi të çmendur. Nuk kemi për bukë, e harxhojmë për çokollatë”.

Në fund të fundit, çfarëdo që të ketë premtuar menaxherja e Qytetit të Shkupit në fushatën zgjedhore, ajo gjë nuk vlen nëse ka krizë. Krizës le t’ia mendojë Qeveria, ajo ka projektet e saj. Në mes të një krize energjetike ul çmimin e parkingut dhe inkuadron transportin e lirë për pensionistët. Megaparku është shumë më i rëndësishëm për të se sa mbulimi i harxhimeve të ngrohjes për shkupjanët. Qeveria duheshka t’i japë asaj para që të mund të vazhdojë me projektet populiste. Pensionistët ta duan atë, ndërsa të gjitha ta urrejnë Qeverinë se po futet në borxh. Pse? Vetëm sepse partia që e mbështeti gjatë zgjedhjeve nuk është partia qeverisëse.

Është një çështje menaxhieriale kjo përshtatja me kushtet në një situatë krizash. Nëse kompania është në krizë, ti shikon se si mund ta nxjerrësh atë, të ulësh harxhimet e panevojshme, të kursesh, të kërkosh burime të tjera të financimit, t’i ulësh vendet e punës. Nuk është aspak  menaxheriale të ankohesh nëpër televizione se të gjithë po të sulmojnë dhe se nuk ka para për të paguar rrymën. Le të ankohet, por gjithashtu le të bëjë diçka për këtë krizë ku ndodhemi, sepse në këtë mënyrë Danella tregohet jo si dikush që është përzgjedhur për të zgjedhur problemet e qytetarëve, por si dikush që proteston në emër të qytetarëve.

Kollaj e ka Hristijan Mickoski që të rrijë ulur në pallatin e tij të bardhë dhe çdo ditë nga tri-katër herë të kërkojë zgjedhje të parakohshme e të ankohet, sepse nga ai pozicion ai nuk ka përgjegjësi udhëheqjeje. Por, Danella ka një kryeqytet për të udhëhequr. Ajo ka buxhetin e Shkupit, jo Mickoski. Dhe ka detyra konkrete që qyteti të funksionojë edhe në kushte të krizës. Pa marrë parasysh që shkupjanët e përzgjodhën si të pavarur, por të mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, kjo nuk do të thotë se duhet të shkojë sipas mendjes së Mickoskit. Ashtu si ka nisur të bllokojë çdo gjë  vetëm e vetëm se nuk është në pushtet – në fund do të dalë se – jo transport falas, por as për transport të thjeshtë nuk do të ketë fare.

2 Mes dy deklaratave për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski kërkoi që Qeveria t’i japë më shumë para nga buxheti shtetëror komunave dhe në të njëjtën kohë komunkoi se do të kërkojë edhe uljen e çmimit të aksioneve. Pse? Nga do të mblidhen paratë e buxhetit?
E pastaj do të akuzojë se “administratori” dhe “piuni” Kovaçevski aq shumë e ka futur në borxh shtetin dhe po e çon atë në një drejtim të gabuar. E ndërkohë, eksperti i tij i ekonomisë, Trajko Sllaveski do të analizojë se si jemi futur në borxh disa gjenerata para. Ç’fat i madh që kur ai ishte ministër i financave, Qeveria e Gruevskit nuk futej aq shumë në borxhe. Dhe ç’fat edhe më i madh që në mënyrë aq produktive i harxhonin paratë për përmendore.

3 Për një çast më erdhi për të qeshur kur VMRO-DPMNE-ja me anë të komunikatës kërkoi përgjegjësi nga qeveria për faktin se është ndalur rryma në Shkup, në atë moment kur Mickoski qenka shprehur në lidhje me punën që kanë bërë kryetarët e partisë së tij përgjatë 100 ditëve të tyre në pushtet. Kjo është partia e njëjtë të cilën e dëgjonim në bomba, se si thoshte: “le të ndalet rryma” që të mos mund të shkojë asnjë emision në televizion. Është po ajo parti, ministri i së cilës kërkonte nga Kontrolli i fluturimeve dhe nga aeroporti që t’i mbajnë avionat në ajër, të mos i lejojnë të aterojnë në kohë qytetarët që vinin për të votuar në zgjedhje. Kështu që është plotësisht normale që për këtë parti refleksi i parë të jetë që të mendojnë se qeveria ua ka ndërprerë rrymën me qëllim gjatë kohës kur Mickoski ka qenë duke i përmendur sukseset e shumta.

4 Nuk e di se pse publiku u emocionua kaq shumë që në një seancë të mbyllur, Qeveria paska vendosur që për konzull gjeneral në Njujork ta dërgojë TV prezantuesen 28 vjeçare. Dhe çfarë është kaq e tmerrshme nga fakti se një kandidate për konzull është TV prezantuese. Ç’faj ka ajo nëse e konsideron veten të aftë për të qenë konzull? Është ambicioze, është bërë pjesë e partisë, partia e ka mbështetur në Qeveri, e Qeveria e ka përzgjedhur. Përse kaq shumë mllef drejtuar asaj, e jo ndaj Qeverisë që e ka përzgjedhur në një seancë të mbyllur duke i shkelur kështu ligjet e shërbimit diplomatik, e më pas të përpiqet ta fshehë atë? Secili mund të dëshirojë ç’të dojë.

Kështu është te ne. Duke nisur nga nivelet më të ulëta të punonjësve komunalë, drejtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme, të shkollave, çerdheve, teatrove, spitaleve, e deri te konzujt gjeneralë e ambasadorët. Për çdo profesionist, ka dhe një person i futur në bazë të partisë, nepotizmit apo edhe seksit, ndërkohë që ne ua paguajnë dëshirat kuadrove partiake. Te ne administrata prej kohësh nuk është partizuar. Kemi një administratë klasike partiake në barrë të shtetit.

5 Eurodeputeti i Bullgarisë Aleksandar Xhambaski, i njohur për nga qëndrimet e tij antimaqedonase dhe një prej mbështetësve kryesorë të vetos për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, në mes të parlamentit evropian në Strasburg bëri përshëndetjen naciste.

Pastaj arsyetohej se ajo nuk ka qenë përshëndetje naciste, por një përshëndetje e thjeshtë.

Eurodeputeti e vinte Ohrin në videon e tij parazgjedhore me premtimin se “Ohri do të bëhet probullgar” dhe me thirrjen “Maqedonia është bullgare, Bullgaria mbi të gjithë”.

Përshëndetja e tij e thjeshtë nuk është përshëndetje naciste. Por një përshëndetje administrative. Ashtu përshëndesnin edhe administratorët e Maqedonisë nga 1941 deri 1942.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира