NATO NË FLAKË

Në cilin shtet, anëtar të NATO-s ndalon beteja kundër korrupsionit për arsye të zgjedhjeve?

NATO NË FLAKË

 

1Policia ka disa indicie në lidhje me ata që ndezin kontejnerët në Shkup. Nëpër qytet ndodhin ndezje në disa lokacione njëkohësisht. Brenda ditës kemi zjarr në katër male, dhe atë në nëntor. Nga fillimi i vitit kemi rreth 400 zjarre në vende të hapura. Bravo për indiciet. Bravo edhe për MPB.

Në këtë seri ndezjesh të kontejnerëve, ishte ndezur edhe njëri para Gjeneralshtabit të ARM në qendër të Shkupit, në këtë kryeqytet të anëtares më të re të NATO-s. Mu aty, në mes të Debar Maallos, në një rrugë të ngushtë pranë kafeneve të jetës së natës e dhjetë metra nga rojet e armatës dhe policëve rrugor që marrin në pyetje mysafirët e dehur të kafeneve. Epo nëse dikush ka pasur atë guxim si dhe atë kohë që të hedhë benzinë në kontejnerë pa u vënë re aspak, e më pas dhe ta ndezë, për më tepër para Gjenralshtabit të ushtrisë së NATO-s, atëherë nesër do të ketë guxim edhe t’i hedhë bombën po asaj ushtrie të NATO-s. Pasi askush nuk e zë, askush nuk e kërkon, e le më ta dënojë. Kjo është me të vërtetë një operacion i ndërlikuar policoro-gjyqësor.

Po, nalet me kontejnerët. Po atë mbrëmje ishin ndezur katër male. Në nëntor kishte ndezje pyjesh. Mos u ndezën nga skara vallë në të njëjtën kohë Osogova, Mavrova, Krusheva dhe Sharri?

Nëse ata që ndezën zjarrin kishin si synim të vërtetojnë se qeveria është e paaftë, atëherë aksioni i tyre është i suksesshëm. E kanë vërtetuar. Janë të paaftë. Se nuk kanë kapur asnjeri dhe askë nuk ndaluan në tendencën për të vazhduar me ndezje.

Si do të jetojmë ne me atë papërgjegjshmëri të tyre? Mua personalisht më frikëson ndezja. Por akoma më shumë më frikëson se pse qeveria refuzon të pranojë që t’i trajtojë këto sabotazhe si një çështje sigurie. Si ndezja e pyjeve ashtu edhe ndezja e kontejnerëve janë shkatërrim i së mirës publike. Për më tepër kontribuon për ndotjen enorme të ajrit, që tashmë është i ndotur, gjë për të cilën gjithashtu askush nuk merr përgjegjësi. E meqënëse askush nuk përgjigegjet, si ndezja, ndotja e ajrit apo shkatërrimi i të mires publike, bëhen gjëra të zakonshme. Është e zakonshme dhe shumë noramale të ndizen pyje, të ndizen kontejnerët….të ndizet shteti.

2Nëse do të ishte ky një shtet normal i NATO-s dhe kandidate e BE-së, ku sundon drejtësia dhe respektohet rreptësisht protokolli i sigurisë, këta zjarrvënës do të proklamoheshin se janë terroristë dhe do të ziheshin e do të gjykoheshin. Por tek ne, meqë është gjë normale që shteti të digjet, vetëm apelojmë që terroristët të ndalojnë së ndezuri pyje e qytete. Prandaj edhe policia është akoma në nivel indiciesh. Se mos rastësisht na ofendohen terroristët.
Kurse ne si qytetarë, shqetësohemi dhe pyesim veten se nga doli kaq shumë urrejtje që të jesh duke ndezur dhe shkatërruar vetë shtetin tënd. Por, policia nuk e ka për detyrë të merret me pyetje filozofike dhe diagnoza psikiatrike. Puna e saj është t’i zërë ata që ndezin dhe porosisin zjarret.

3Mos u rëntë në dorë dikush. Se deri sa t’ia dorëzojnë prokurorit, e ky prokuror të ngrejë akuzë, e më pas gjykata ta pranojë akuzën, e ta gjykojë, e ta rigjykojë…Medet për ne. Atëherë po që do të marrë flake i gjithë shteti.

E pastaj, cilët gjykatës, cilët prokurorë do të merren edhe me këtë çështje? Te ne lufta kundër korrupsionit ndaloi për shkak se VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja ngeociojnë për një ligj të ri të prokurorisë. Për më tepër do të ketë edhe zgjedhje. Ku do të mbesë kohë të gjykohen ata që ndezin kontejnerët dhe pyjet?

Por që janë për t’u gjykuar, këtë se luan topi. Sidomos nëse ndezja është e vetëdijshme dhe e zgjedhur në mënyrë që enkas të shkaktojë ndotje vdekjeprurëse. Nuk flasim për ndezje të tipit – po bëja skarë dhe mu dogj ara…Por po flasim për një tentim serioz vrasjeje. E të mos përmendim vepra të tjera kriminele kundër sigurisë…

A nuk e shikoni se çfarë farse doli nga të gjitha gjykimet dhe rastet e PSP-së? Gjykatësit me qëllim zvarrisin afatet që të kalojnë tre muaj dhe të rifillojnë gjykimet, avokatët anulojnë autorizimet në moment të fundit, e rishqyrtojnë më pas dëshmitarë, marrin sërish në pyetje dëshmitarët, e aty njëri sëmuret, tjetri është në udhëtim, tjetri na qenka deputet në parlament, tjetri na paska punë apo aktivitet diplomatik…

Edhe gjykatësit  janë po njësoj si ata që ndezin zjarre. Në pritje të zgjedhjeve. Nuk pamë gjë nga rizgjedhja e përgjithshme e gjykatësve, nga vetingu i gjykatësve, apo nga organi për reforma gjyqësore…Në një brifing të vitit të ri para pothuajse dy vjetësh, vetë kryeministri Zaev thoshte se nuk i toleronte dot servilosjet e disa gjykatësve që i ngjiten që kur erdhi në pushtet, ndërsa deri para se të ndodhë ajo i shërbenin Gruevskit. Por, kaluan dy vjet dhe kur gjykatësit panë se reformat gjyqësore nuk bën asnjë dëm, pasi nuk u bë asnjë reformë, dalëngadalë po kthehen drejt pronarëve të vjetër. Ja ku është prilli. Mund të vijë edhe Mickoski apo të kthehet Gruevski. Për më tepër që disa nga veprat penale të lëndëve të PSP-së gjithsesi do të vjetërohen.

Në cilin shtet, anëtarë të NATO ndalon beteja kundër korrupsionit për arsye të zgjedhjeve?

4Me sa duket ne kemi pritshmëri shumë të mëdha nga i gjithë sistemi shtetëror për s ai përket garantimit të sigurisë dhe sundimit efikas të së drejtës.
Paaftësia që të zihen dhe të dënohen ndezësit e zjarrit nuk është asgjë e re. Cilësia e atij sistemi ligjor të sigurisë u pa edhe para një viti, atë natë kur policia kërkonte Gruevskin në bagazhet e makinave nën pallatin e VMRO-DPMNE-së dhe trokiste në dyert e Borkicës. Kurse Gruevski, në çdo veturë me tabela diplomatike hungareze diku te zona e Shengenit të Ballkanit perëndimor pa kufi, tashmë e përgatiste postimin në FB “Tani jam në Budapest”.

5Gjashtë muaj para zgjedhjeve ndoshta mund të ndalojë lufta kundër korrupsionit. Por jo edhe sjellja e planeve kriminele urbanistike. Siç është plani i Komunës së Kisella Vodeës për 100 ndërtesa të reja dhe të paktën 20.000 banorë në hapësirë të vogël.
Kryetari i komunës Filip Temellkovski thotë se me ndërtimin e pallateve mund të financohet Komuna. Po kur do të duhet të ndërtohet e gjithë kjo? Çfarë bëjmë atëherë? Çfarë do të bëjnë komunat kur do t’u harxhohen të vetmet resurse që i kanë – tokën?

Pse ekzistojnë fare planet urbanistike? Pse ekziston qeveri lokale? Që ta mbrojë interesin publik dhe të sigurojë jetë cilësore për qytetarët? Apo që ta mbrojë interesin e kapitalit? Pse aktrojnë se bëjnë plane urbane, nëse e gjithë puna kaq qenë vetëm për para?

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира