1 Hiti i javës për mua është fotografia nga ambasada e Brukselit – kryeministri teknik Talat Xhaferi ka vajtur në selinë e BE-së për ta konfirmuar rrugëtimin evropian të shtetit. E, meqenëse është qeveri teknike, për siguri, me të kanë shkuar edhe zv. kryeministri Bojan Mariçiq dhe ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani. E që të mos u harxhohen kot ditarët, kanë shkuar deri në ambasadë të shohin se si tanët e diasporës fotografohen për pasaporta të reja. Qytetari rri para kamerës, diplomati fotografohet, mbi të Bujar Osmani a thua se me interes të madh kujdeset se çfarë të dhënash po vë nëpunësi në kompjuter, kurse Mariçiqi dhe Xhaferi anësh bëjnë skrining të thelluar të një operacioni serioz.
Kryeministër, zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme kryejnë këqyrje në fotografimin për pasaportë. Sikur të mund ta dija se çfarë po mendonin në atë moment të përjetësuar në këtë fotografi historike? Kjo duhet të jetë një gjë e paparë. Imagjino, njeriu ka arritur të kapë terminin për fotografim për pasaportë maqedonase. Dhe atë, jo në Shkup, por në Bruksel.
Në fakt, kjo fotografi e tregon realitetin. Aty shihet se si funkionon administrata maqedonase me rrogë të shtetit. Njëri punon, tre të tjerë bëjnë sehir. Po edhe ai që punon, nuk i punohet. Po, si vallë qëlloi që mu në ndërrimin e tij të vijë shefi?
2 Mirë që na mundojnë me ndryshimin e vonuar dhe kaotik të dokumenteve të gjithëve ne që mbetetëm këtu, por ç’faj u kanë ata që kanë dalë nga Maqedonia? Që të vijnë në shtet u duhet të udhëtojnë me qindra mijëra kilometra, të harxhojnë para që nuk i kanë pasur në plan t’i harxhojnë, të humbin ditë pune, ta planifikojnë harxhimin e kohës në Maqedoni….Imagjino, shefat e atjeshëm t’u pranojnë një pushim kolektiv, të gjithë maqdonasve. E kjo do të jetë e vështrië për t’u menaxhuar, madje edhe për një administratë gjermane.
Por, që të mos përsëritet gabimi i ambasadorit maqedonas në Romë, i cili me vetëiniciativë ka nxituar për ta lajmëruar qeverinë italiane që të mos ua pranojë pasaportat e vlefshme me emrin e vjetër kushtetues 100.000 qytetarëve të Maqedoniasë që jetojnë në Itali, ndoshta nuk është keq, ministri Osmani të dërgojë një letër drejt të gjitha shteteve, me të cilën do t’i lutë, që të paktën ata të mos i shqetësojnë qytetarët tanë. Kjo do të jetë e ndërlikuar për menaxhim madje edhe për një administratë gjermane.
Ja kështu:
Të dashura shtete mike dhe armike, partnerë strategjikë dhe shtete të tjera jotrategjike, territore të pranuara dhe të papranuara, ju lutemi t’ua pranoni pasaportat e vjetra qytetarëve tanë, bashkëqytetarëve tuaj. Mos u shqetësoni për ne, politikanët. Ne kemi pasaporta, edhe të thjeshta, edhe diplomaike, edhe zyrtare. Ne nuk duhet të presim radhë për t’u fotografuar. Por, kini mirëkuptim për njerëzit tanë që jetojnë te ju. Lërini të vijnë në shtëpi t’i ndërrojnë paraportat. Janë njerëz të mirë, i respektojnë ligjet, dëshirojnë të kenë një dokument ligjor, ashtu siç u keni dhënë ju dokumente ligjore për qëndrim. Pa merak, sa t’i shohin prindërit, të takohen me ndonjë mik që ka mbetur, të rregullojnë çatinë e shtëpisë së vjetër… do t’u kthehen. Shtetin tuaj do ta ndërtojnë. Juve do t’ju pagujanë tatime. Ata nuk duan të jetojnë me ne. Ikën për shkakun tonë, të politikanëve.
Me respekt, Bujar Osmani
Faji i vetëm i tanëve që jetojnë jashtë shtetit është që deri më tani nuk kanë nxjerrë pasaporta në vendet ku kanë ikur. Edhe pse edhe ajo mund të jetë problem serioz. Nëse hynë në shtet me pasaporta të huaja, do të duhet të regjistohen në stacionin policor si të huaj. Do të duhet të paguajnë taksë turistike se kanë shkuar në shtëpi. Kjo administratë efikase shtetërore prej diçkaje duhet të jetojë.
Sigurisht që për shumicën largimi nga shtëpia ka qenë i vështirë, por me siguri nuk kanë menduar se kthimi do të jetë edhe më i vështirë. Domethënë, me të vërtetë nuk ka largim nga Maqedonia. Do të të gjejë Maqedonia kudo që të jesh.
3 Po ne që mbetëm këtu? Më efikas ishte zëvendësimi i pasaportave të vjetra të RSFJ me pasaportat e para të shetit në 1992, kur dy të tretat e botës nuk na pranonin se jemi gjallë, sesa tani, në një shtet që është anëtare e NATO-s dhe me skrining të suksesshëm për fillim të negociatave me BE-në.
Për më shumë se tre dekada pushtetet u mbytën se lëvduari –jo digjitalizimi, jo rrjetëzimi, jo shoqëria informatike, jo e-qeveria Të huajt derdhën një mori me para për trajnime, pajisje dhe udhëtime studimore, që të na bëjnë një administratë efikase. Ndërsa ne ende i biem telefonit për termin ku “parapaguesi nuk është në rrjet”, po edhe nëse dikush lajmërohet dhe ke fatin të caktosh një fotografim për letërnjoftim, nuk mundet me të njëjtën fotografi të mbarosh punë edhe për pasaportë edhe për patentë shoferi. Për çdo fotografi duhet telefonatë më vete.
Nalet pasaporata, nalet letrat e njoftimit. Ore as ngjitës për regjistrimin e makinave nuk ka. Ti cakton fotografim për pasaportë, e dikujt i kujtohet se edhe për ngjitjen e “NMK” në veturë duhet fotografuar. Edhe kjo na duhet – Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiqi të fotografohe nëpër stacione për kontroll teknik të autmojeteve. Se, a nuk e sheh? Nisëm në rrugën evropiane.
Faktikisht ne tashmë 32 vjet po jetojmë në një gjendje të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk e di se nesër me çfarë do të të befasojnë, si institucionet shtetërore, ashtu edhe ato komunale. Doli se mu institucionet shtetërore janë armiqtë më të mëdhenj të qytetarëve. Gjithë kohës jemi në gjendje të gatishmërisë. Duke bërë kujdes që të mbrohemi nga armiku i brendshëm – institucionet që vetë i paguajmë.
4 Brezi im është ritur në kohën kur ishte i famshëm slogani i Titos: Të punojmë sikur për 100 vjet do të ketë paqe, por të përgatitmet sikur nesër do të ketë luftë.
E përkthyer në gjuhën e sotme kjo do të thotë: Të besojmë se në 2030 do të hymë në BE, por të përgatitemi se asnjëherë nuk do të hymë në BE.
Apo e vënë në kontekstin aktual: Të besojmë se pasaportat që i kemi nxjerrë sot do të na vlejnë deri në 2034, por të përgatitemi se nuk do të na vlejnë nesër.