NË PRITJE TË SHQIPËRISË

Nëse nuk ka datë – do të vdesë vizioni për BE-në.

NË PRITJE TË SHQIPËRISË

1Nëse do të isha ndonjë gjerman apo francez, ndërsa do të planifikoja pushimin e verës për të vendosur se cilit det t’i futesha, nuk do të më bëhej vonë aspak nëse BE duhet të zgjerohet në Ballkanin perëndimor apo jo. Aq më pak, se a duhet të shkojë apo jo në një paqetë Maqedonia me Shqipërinë. Mirëpo, këtu kemi çështjen e datës – data e famshme që po presim qe 10 vjet, i cili që nga rekomandimi i parë pozitiv, merr një rëndësi të jashtëzakonshme të fatit tonë. Ky fakt nuk i ndryshon asgjë atij gjermani apo francezi. Nuk i ndikon asgjë në jetë atij nëse Maqedonia, e cila aq ngadalë po përpiqet të drejtohet, përnjëherë fillon dhe degradon. Pasi, nëse marrim datën për fillim të negociatave për t’u futur në BE, “prapambetja” do të ishte një fjalë e këndshme për të përshkruar atë që do të ndodhte me ne.

Ku duhet t’i mbajmë shpresat nëse as këtë verë nuk marrim një datë? Nuk kemi asnjë gjë të mirë. Zaevi paralajmëron zgjedhje të përkohshme. Ata të VMRO-së krijojnë lista për thikat e gjata. Gruevski nga arratia uron festat dhe shënon ditëlindjen e Qeverisë. Kurse fshesë, nuk ka. Nuk ka PSP…

Të qartësojmë një punë. Ne nuk kemi iluzionin se data do t’i ndryshojë gjërat brenda natës, sidomos sa i përket cilësisë së jetës sonë të përditshme. Por, psikologjikisht data do të thotë një gjë shumë të mirë: tregon se ne kemi vizion për BE-në. Edhe një nxitje për ta realizuar vizionin. Dhe se e dimë se ku po shkojmë. Ne, të vetëm, nuk mund t’i krijojmë reformat. Por me anë të datës do të fitojmë stabilitet dhe ndihmë. Dhe askush në shtëpi nuk do të ketë justifikimin nëse nuk e përfundon punën. Nëse nuk ka datë – vdiq dhe vizioni për BE-në.

2Nuk mund ta kuptoj idenë budallalleske se pse data për fillimin e negociatave të Maqedonisë lidhet domosdoshmërisht me paqetën me Shqipërinë. Për nëntë vjet kur duhej të ishin në grup, BE-ja vazhdimisht na veçonte për shkak të emrit. Tani, kur më në fund e zgjidhën çështjen e emrit dhe kur vetë u veçuam për nga nota e mirë, na kthejnë përsëri te grupi. Por me përsëritësit.
Kjo është e njëjta situatë si atëherë kur në shkollë ke mësuar për pesëshe, e në vend të ta shkruajnë pesëshen në ditar, të thonë – nuk po ta shkruaj notën derisa të mësojë për pesëshe edhe ai i klasës tjetër. Dhe të lënë të presësh, ndërkohë që ata zihen, që të mos e prishësh notën. Por notën patjetër që ke për ta prishur, pasi rrethanat nuk të lejojnë ta mirëmbash pesëshen.

Për më tepër, ajo pesëshe nuk është fituar në kushte ideale. E ke merituar dhe e ke fituar në mes të situatave më të vështira.
Ne, emrin e ndryshuam. Merkeli erdhi në Ditën e pavarësisë për të na bindur se kjo gjë ishte në të mirën tonë. Makroni me anë të videos na e uronte Marrëveshjen vizionare të Prespës që të dilnim në referendum. Kurse tani thonë – priteni Shqipërinë. Po ne edhe po të donim, nuk do të mund të bënim asgjë për ta përmirësuar situatën e Shqipërisë.

Le që, nuk kemi kohë. Përndryshe, do ta kishim pritur edhe Shqipërinë. Por ne për dy vjet me radhë kishim një shtet të robëruar, përgjime të paligjshme, shkelje masive të të drejtave të njeriut, media kurton, lajme të rreme dhe manipulime, sulm të organizuar të Parlamentit, një president shteti që fali kriminelë dhe përgatiste sulm lufte, një kryeministër të gjykuar për krime, i cili është arratisur. Vazhdojmë të kemi gjykatë svarovski, një opozitë që merret vetëm me krime dhe ligësi dhe e cila nuk mund të çlirohet nga kthetrat e bandës kriminele që e kishte robëruar edhe partinë. BDI-në që gjithmonë duhet të jetë në pushtet apo përndryshe do të ketë luftë dhe LSDM-në që nuk është e kualifikuar për të qeverisur as në kushtet më të mira, e le më në ato ekstremisht të këqija.

E megjithatë, edhe në rrethana të këtilla, kjo Qeveri ia arrite që të paktën ta çlirojë shtetin dhe të vendosë paqe me fqinjtë. Vendosja e paqes në shtëpi është më e vështirë, pasi akoma jemi në luftë të ftohtë qytetare. Kur nuk mund t’i gëzohemi suksesit, si pretendojmë të vendosim paqe?

3Me gjithë respektin për interesat e Berlinit dhe Parisit, por vërtetimi i këtij realiteti në Maqedoni nuk është dramatizim. Qytetarët e thjeshtë të Francës dhe Gjermanisë nuk i intereson kjo gjë. Por, nuk mund të besoj se politikanët e atjeshëm nuk kuptojnë se me shtyrjen e datës për fillimin e negocimeve, e shtynë shtetin në jostabilitet. E duke bërë këtë e çojnë në jostabilitet të gjithë Ballkanin Perëndimor.

A nuk ishte stabiliteti i rëndësishëm për rajonin vjet. Tani nuk është? Ç’faj ka BE-ja nga Ballkani jostabil?

4Se sa e tmerrshme është situata në Maqedoni dhe se sa lehtësisht e cënueshme është paqja tregon fakti se ne akoma dhe për arritjet ndërkombëtare, në vend që të gëzohemi, shohim të zihemi e të grihemi me njëri-tjetrin.
Mos dhëntë Zoti të kishte fituar Vardari në finale. Do të ishin të dytit, do të ankoheshim për jurinë, do të ngushëlloheshim se jemi fitues moralë dhe nuk do të dilte e gjithë ajo ligësi, keqdashje dhe të gjitha ato mbeturina. Kurse ne gjithsesi do t’i kalonim poshtë Portës së Triumfit.

Që kur Tamara hyri në finale e Eurosong-ut, e deri te pritja e handbollistëve në Shkup, tërë javën po merrmi me “shiptarët e mallkuar”, severxhanët (veriorët) dhe Maqedoninë e pastër, se kush arrin të bashkojë gishtat në formën e “vegetës”, diskutojmë mbi patriotë dhe tradhtarë e se kush ka të drejtë të bëj tifo e kush jo, të gjithë jemi ekspertë shëndetësie dhe financash, dhe e dimë se sa makina ambulance të tjera duhen blerë…Thjeshtakë, gjysmë të arsimuar dhe nacionalistë ka pasur gjithmonë, por tani kanë dhe një platformë ku mund të shprehen. Dhjetë statuse në Fejsbuk dhe hopa-700.000 euro nga paratë e popullit erdhën në llogarinë e kompanisë së dështuar private. Te ai shefi i cili për 9 muaj nuk u ka dhënë rrogë kampionëve. Tani mund t’ua japë.

Nalet paratë. Të kemi shëndet. Kurse shëndeti shpirtëror na është dëmtuar seriozisht. Reagimet mbi fitoren ndiçka akoma më të tmerrshme. Se urrejtja nacionaliste fillon të konsiderohet si vlerë. Si një vlerë pasi është një “mendim i ndryshëm”.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира