NËPËR ERË

Vetëm Amerika ka frikë nga korrupsioni në Maqedoni.

1 Fushata parazgjedhore filloi me mbjellje të frikës.
LSDM-ja na frikëson me atë se do të na kthehet VMRO-ja. VMRO-ja na frikëson me atë se do të mbesë LSDM-ja, BDI-ja nuk sheh armik të brendshëm, prandaj na frikëson me Rusinë.

Të gjithë na frikësojnë diçka. Vetëm se askush prej tyre nuk na frikëson me korrupsion. Korrupsioni nuk është temë zgjedhore. Pasi në Maqedoni askush nuk frikësohet nga korrupsioni. Vetëm Amerika ka frikë nga korrupsioni në Maqedoni.

2 Kur LSDM-ja e mori pushtetin në vitin 2017, hapi i parë ishte ta heqë reklamimin në television. Pothuajse shtatë vjet më pas, në mënyrë të bashkuar, me deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan ligj me të cilin e kthyen reklamimin qeveritar në televizione me paratë e buxhetit shtetëror. Madje shpejtuan, duke votuar natën, me flamur evropian, që të mos humbin në zgjedhje, e VMRO-DPMNE-ja të mbesë pa mundësinë për t’i shpenzuar sërish paratë e shtetit për propagandë shtetërore.

Është thjesht e pabesueshme se si në fund të mandatit qeveria ia kthen VMRO-DPMNE-së mjetin më të fuqishëm me të ciln na shkelte për 11 vjet me radhë – propagandën e paguar me paratë e shtetit. A thua se në LSDM-në qeveritare janë armiqtë më të mëdhenj të vetvetes. A thua se, VMRO-DPMNE-ja i paguan këta të LSDM-së të punojnë kundër vetvetes. E, siç afrohen zgjedhjet, i fuqizojnë aktivitetet që të sabotohen vetë: “Urdhëro, or Mickoski, një bakshish nga ne, edhe një ligj tjetër, ta kesh më të lehtë qeverisjen”.

A thua se e kanë pasur mirë kur VMRO-DPMNE-ja i pështynte nëpër televizione, kur nuk u jepnin as edhe një minutë për t’u shfaqur në lajme, kur i rrihnin në Kuvend, por televizionet nuk e publikonin, kur nuk raportonin nga shtypet në të cilat Zoran Zaevi i lëshonte “bombat” me biseda të përgjuara, kur sulmi i organizuar i Kuvendit më 27 prill ishte “sulmi më paqedashës i Kuvendit” dhe “ngjarje e pakëndshme” në emisionet debatuese u ngjitsnin gozhda në fytyrë, i mbulonin me pllaka varri….Që të blejnë dashuri me paratë tona, u bënin lajka po atyre shefave të televizionit që ua fiknin rrymën. Për t’u habitur është se si mundesh për vetëm shtatë vjet nga kjo ekperiencë traumatike të fitojë dikush amnezi.

Le të themi se në LSDM as që mendojnë për disfatë zgjedhore, sepse lideri Dimitar Kovaçevski i fuqizon me goditjet mbi foltore dhe thërritjet “Fitore,fitore…!” Por ja, edhe nëse do të fitonin, çfarë tregon kthimi i reklamimit qeveritar në televizionet private për qeverisjen e tyre në të ardhmen? Domethënë, milionat janë këtu, hajde tani t’i harxhojmë për propaganda, siç i harxhonte VMRO-DPMNE-ja. T’i përsërisim 11 vjetët e ligësisë, për të cilat Zaevi thoshte se nuk do të përsëriten asnjëherë.

Gjithçka bënë që t’ia lehtësojnë punën VMRO-DPMNE-së kur të vijë sërish në pushtet, që të kthehet me një shkëlqim të plotë, të pastruar nga të gjitha ndyrësitë që na i bënte. Së pari ia legalizuan “Shkupin 2014”, pastaj votuan ligjin që t’i ulin dënime të funksionarëve të VMRO-së dhe ua vjetëruan veprat që t’i çlirojnë nga përndjekja. Ua lehtësuan jetën që ata të mund të përqëndrohen në aktivitetet partiake për t’u kthyer në pushtet. Dhe në fund, ua kthyen ligjin me të cilin do t’u lirojnë para nga buxheti që të munden në mënyrë më efikase t’i shterojnë.

A thua se LSDM-ja i kërkon falje VMRO-DPMNE-së se për një kohë kanë qenë shumë të shqetësuar, por ja tani e gjithë paqeta për qeverisje të padënueshme po u kthehet pas. Edhe t’i kërkojnë falje Nikolla Gruevski që nuk arritën ta kthejnë siç e kishin planin dhe të mbarojmë më këtë episod të jetëve tona – si na shkuan nëpër erë shtatë vjet.

3 Nuk dua as të mendoj, por ndonjëherë edhe kjo më vjen ndërmend: shohin se po fundosen, e nuk u bëhet vonë se i bëjnë dëm të madh shtetit. Pse? Ç’të keqe u kemi bërë ne, qytetarët. Nuk jemi dhe aq naivë, por me siguri kemi qenë aq shumë të dëshpëruar saqë kemi besuar se pas gjithë këtij rrënimi dhe rrëmbimi të shtetit nga ana e VMRO-DPMNE-së, në LSDM natyrshëm ka dalë ndonjë i aftë që të bëjë ndryshimin me norma dhe vlera të reja. Kishin fuqi dhe entuziazëm qytetar, mbështetje ndërkombëtare, po edhe një platformë progresive qytetare për të përparuar në shtetin që duheshin thjesht ta ndjekin. Por, kjo platformë qytetare e cila kërkonte ndryshime rrënjësore në praktikimin e qeverisë, në LSDM e rrëmbyen dhe e shkatërruan.

Domethënë, le të kuptohemi. Ta përsëris për të njëqindtën herë atë që në parti nuk mund ta kuptojnë sepse ata prej njerëzve nuk presin mendim por dëgjueshmëri. Këtu nuk bëhet fjalë për pritjen e njerëzve që kanë qenë simpatizues të LSDM-së, apo të bashkëpartiakëve të tyre. Këtu nuk bëhet fjalë për pritshmëritë  e njerëzve që kanë qenë simpatizues të LSDM-së apo të bashkëparitakëve ë tyre. Bëhet fjalë për qytetarë që kanë besuar se më keq se ajo që ka qenë nuk guxon të jetë. Jo-nuk ka mundur të jetë. Por – nuk duhet të jetë.

Prandaj, si në çdo zgjedhje, edhe kësaj here duhet patur kujdes se çfarë do të bëjmë me votën që e kemi në dorë.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира