NGROHËS ULËSESH

Është vërtetë e pabesueshme se si në këtë shtet, që parreshtur nxiton drejt BE-së, viktimë e përndjekjes bëhen ata që nxjerrin në pah korrupsionin, e jo të korruptuarit.

NGROHËS ULËSESH

1 Kur kryetarja e Gjykatës Supreme thirret urgjentisht për seancë n  Këshillin gjyqësor, sepse në një intervistë ka deklaruar se ka presione politike mbi gjykatësit supremë, kjo do të thotë se “është me të vërtetë e pabesueshme ajo që Maqedonia e Veriut ka arritur deri më tani”, siç do të thoshte kryetarja e Komisionit Evropian Ursulla fon der Llajen. Gjykatësja supreme Besa Ademi do të ketë séancë sepse shpreh dyshim se rastet për korrupsion kundër funksionarëve të lartë zvarriten me vite deri sa të vjetërohen.
Është vërtetë e pabesueshme se si në këtë shtet, që parreshtur  nxiton drejt BE-së, viktimë e përndjekjes bëhen ata që nxjerrin në pah korrupsionin, e jo të korruptuarit.

2 Është me të vërtetë e pabesueshme se si në emër të BE-së legalizohet edhe korrupsioni, edhe mosdënimi për korrupsion. Së pari, nën flamuarin evropian LSDM-ja dhe BDI-ja e votuan, nsëesa VMRO-DPMNE-ja nuk reagoi në lidhje me Kodin penal me të cilin politikanëve më shpejt u vjetërohen rastet për të cilat janë akuzuar për korrupsion. Flamurin më të ri evropian, këtë herë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja të bashkuara, bashkë me të BDI-në e pashmangshme, e vunë edhe në ligjin për reklamimin e fushatave shtetërore në televizione.
Kjo nuk ka lidhje as me media, as me gazetari, e më së paku me llogaridhënie dhe transparencë, me të cilat qeveria e justifikon nevojën për të kthyer ligjin, me të cilin Nikolla Greuvski për 7 vjet ka harxhuar 38 milionë euro nga partë e shtetit për t’i blerë televizionet.

Kur i vunë flamur evropian dhe votuan për nevojën e miratimit të ligjit për blerje të tevizioneve, m’u kujtua sekuenca nga bisedat e përgjuara që i publikonte Zoran Zaevi. Martin Protogjeri, njeriu i parë pranë Nikolla Gruevskit dhe shef i kontrollit ideologjik, i paraqitet shefit të Kanal 5-ës Emill Stojmenovit dhe i thotë që ta lëshojë ndonjë emision që nuk u pëlqen atyre me pengesa në sinjal, ndërsa shefi edhe më radikalisht i përgjgijet: “Unë mendoja ta ndal rrymën në televizion”. E Martini, sërish me usull, sugjeron: “Jo ore jo, le të lëshohet me pengesa, me ton të keq, të mos munden ta shohin dhe të detyrohen ta ndryshojnë kanalin”.

U mbyll cikli. Në atë kohë nga LSDM qanin se ua ndalnin rrymën edhe se u bënin pengesa në program. Premtuan se nuk do të ketë fushata shtetërore në televizione – dhe një kohë nuk kishte. Tani u kthyen me të vjetrën. Dy parti që nuk mund të marren vesh për asgjë, u morën vesh se si t’i blejnë mediat kur janë në pushtet. Me paratë tona ta blejnë dashurinë te ata që deri në 2017 morën pjesë në kërdinë e qeverisë së VMRO-së, mobilizoheshin për mbrojtje të Gruevskit dhe bandës së tij, fshihnin ngjarje të cilat qeveria nuk deshte të publikohen, sulmonin kundërshtarët politikë, kërcënoheshin me pllaka mbi varr…

Qeveria e LSDM-së tash e bën mu atë, kundër së cilës premtonte se do të luftojë dhe ishte ky premtim që e solli në pushtet. Pasi i liruan ata që na përgjuan ilegalisht, pasi iu bashkangjitën në vjedhje atyre që na vidhnin, pasi ua falën vjedhjen në zgjedhje dhe zullumet që i bënin me paratë e popullit, pasi vazhduan me shitjen e pamëshirshme të tokës shtetërore për shumë pak para dhe me ndërtimet e e paligjshme sipas parimit “nuk mund të jetë – jo, duhet të jetë – po”, u mbeti edhe të legalizojnë me flamur evropian blerjen e mediave dhe cenimin e demokracisë.

LSDM-ja dhe BDI-ja në vend që ta parandalojnë, po e finalizojnë projektin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për shndërrimin e rendit shtetëror në rend kriminal.

Ndërkohë që BE-ja dhe SHBA-ja i shohin se ç’bëjnë dhe u thonë “jeni super, vetëm edhe bullgarët t’i vini në Kushtetutë”, ndërsa neve na lodhin me skriningjet e suksesshme të kapitujve dhe klastërëve, janë qeshatake kërcënimet “do të shihni ju kur të kthehet VMRO-ja”.

Po ne paskemi jetuar në iluzionin se VMRO-DPMNE-ja nuk është në pushtet. Mënyra e tyre e qeverisjes asnjëherë nuk është zhdukur. LSDM-ja përgjatë këtyre gjashtë vjetëve vetëm sa ua ka nxehur karrigen. Si ngorhëse ulësesh të veturave luksoze, të cilat Bujar Osmani i ka organizuar për Samitin e OSBE-së, për qiranë e të cilave do të paguajmë tri herë më shumë se çmimi i rregullt.

3 Zv.Kryeministri i parë Artan Grubi propozoi të fillohet procedura penale për projektimin e gabuar të autostradës Kërçovë-Ohër, që kur edhe Qeverisë iu bë e qartë se edhe pas dhejtë vjetësh, firma kineze “Sinohidro” nuk do ta mbarojë deri në fund të vitit. “Se a është realizuesi, projektuesi, mbikqyrësi, këtë le ta vërtetojë prokurori, ndërsa politikanët të mendojnë në dhjetor nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen”, tha Artan Grubi.
Por, hajde tani le të merremi me marrëveshjet e dyshimta të BDI-së. Hajde të merremi me kinezët.

I dëgjonim Gruevskin, Vllado Peshevskin, Mile Janakieskin, Zoran Stavreskin, se si i planifikonin marrëveshjet me “të verdhët” . I dëgjonim se si bënin pazar për përqindjen – “mos është shumë”, “pesë nga e gjitha”, dill oriented”…. Dhe? Ç’u bë? Edhe ajo lëndë “Traektorija” e Prokurorisë Speciale, me ndryshimet e Kodit penal do të shkojë më kot. Kjo Qeveri në të cilën Artan Grubi është Zv.Kryeministër, dhe atë i parë, i çliroi të gjithë ata që ishin të akuzuar se kanë marrë mito për projektin dhe për autostradën. Doli se ata nuk janë fajtorë se pse autostrada as pas dhjetër vjetësh nuk mund të ndërtohet, ndërsa çmimi i rritet vazhdimisht.

Mesa duket, për krimet dhe paaftësisnë gjithmonë do t’u gjendet ndonjë fajtor. Tani fajtorë janë kinezët. E kur humbin në zjgdhje, fajtor është populli.

4 Ligji për amnisti me të cilin duhet të lirohej vend nëpër burgje nuk kaloi në Kuvend. Ministri i drejtësisë Krenar Lloga, herën tjetër kur do të propozojë një ligj të këtillë, duhet ta precizojë. Të mos lirohen të gjithë të burgosurit. Të lirohen vetëm vjedhësat. Apo, edhe më precize: të lirohet vjedhësat që nuk kanë pasur funksione shtetërore. Sepse ata që janë akuzuar për krime të profilit të lartë tashmë janë liruar. Kurse edhe ata që bëjnë krim të profilit të lartë nuk do të shkojnë në burg. Pse, vallë, duhet shkuar në burg për vjedhje?
Lirojini nga burgu ushtritë që nuk janë politikanë. Me siguri, përderisa kanë qenë në burg edhe ata kanë mësuar se mund të vidhet edhe pa dhunë. Le t’i përulen ndonjë partie, ndoshta mund të bëhen edhe deputetë, kryetarë, drejtorë të ndonjë ndërmarrje publike. Madje ndoshta edhe aty që kanë grabitur banesa, banka dhe dyqane u kanë ardhur mendtë se mund të vidhet edhe në mënyrë të këndshme.

Ja kështu: Mirëmbrëma, ju lutem mi jepni paratë tuaja. Ju falënderoj që bashëpunoni me mua në krim. Jeni shumë të sjellshëm që keni besimin t’mi jepni paratë tuaja të çmuara që unë të pasurohen, e ju të varfëroheni. Veëtm, ju lutem, kini kujdes, përmbajuni proceduave dhe standarave të rrepta, vendosini paratë në thasë, nuk kam dorashka, nuk dua të lë shenja.

Gjithaçka duhet të jetë sipas ligjit në rrugën drejt BE-së.

Pëktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира