NOBEL PËR BUDALLALLËK

Ata të cilët pothuajse për dy vjet marshonin rrugëve kërkonin përmirësim të qeverisjes e jo të akomodimit të kuadrove partiake.

NOBEL PËR BUDALLALLËK

1Аshtu siç filloi kryeministri Zaev të kërcënohet me spastrim, edhe funksionarët e LSDM-së morën nga një fshesë. Filluan të pastrojnë masivisht rrugët e qytetit. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov madje shkoi të kruajë cepat e rrugës me vetë duart e tij.
Ore, nuk është puna te fshesat. Nuk do të thotë se morët fshesat në dorë dhe puna e zgjedhjeve ka mbaruar. Ne nuk ju kërkojmë të fshini rrugët apo të mblillni drunj. Ju kërkojmë të organizoni pastrime, t’i organizoni ata që paguhen për t’i pastruar mbeturinat. Ju paguajmë t’i dënoni ata që hedhin mbeturina ku të mbërrijnë duke e kthyer shtetin në një deponi të madhe. Ju paguajmë që të kryeni punën tuaj.

Ku ishin deri para pak kohësh ata punëtorë që tani i shohim duke pastruar krah jush dhe ambasadorëve të huaj që nuk pushojnë së dashuri të na turpërojnë? Deri para pak kryetarët e Shkupit dhe të Komunës Karposh Petre Shilegov dhe Stefan Bogoev ankoheshin se nuk kanë mundur të pastrojnë deponinë e paligjshme pranë Vardarit që u ndez në mes të qytetit sepse ishte e vjetër 50 vjet dhe nuk kanë pasur mekanizmat e nevojshëm për ta larguar. Si ia dolën të gjejnë njerëz, buldozerë e fidanë, e të kthejnë deponinë në park.

Munden, munden, nëse duan.

2Shumë më intereson se si do të dukej analizat në shtabin e LSDM-së pas rezultatit katastrofik të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Me siguri kanë thënë me vete kush e di se çfarë po u ndodh njerëzve që kanë vendosur të mos dalin në këto zgjedhje, e vetëm para një viti e gjysmë ua dhanë votat në zgjedhjet lokale. Garantoj që kanë ngushëlluar njëri-tjetrin: “Jo mër jo, ky popull meriton vetëm Gruevskin dhe Mijallkovin!”.
Kjo i ngjan kaq shumë asaj LSDM-ja të kohës së Brankos. Asaj arrogance, ku gjithmonë dikush tjerë ia kishte fajin se ata nuk kishte kryer punën e tyre.

Ta shohim nëse Zaevin do ta mbajë entuziazmi i pastrimeve edhe pa zgjedhjeve. E me euforinë e njëjtë që shtynte çështjen e emrit me Greqinë, të merret me largimin e të paaftëve dhe të korruptuarve nga administrata shtetërore, të cilët ia harxhuan gjysmën e kreditit nga ajo që fitoi jashtë shtetit. Të gjithë ata kanë emër, mbiemër dhe funksion. Sa ta përcjellë papën do t’ua tregojë rrugën. E nëse ia del do t’ua ndryshojë mendjen që të dalin në raundin e dytë që ta zgjedhin Stevon për kryetar shteti.

Nga raundi i parë i zgjedhjeve, LSDM-a doli me konkluzionin e vetëm se ata që u zhgënjyen nga partia nuk dolën. Le të jenë të lumtur që ato vota nuk kaluan nga ana e VMRO-DPMNE-së. Kurse zgjedhjet parlamentare do të vijnë shumë shpejt. Ja ku është viti 2020.

3Rezultatet pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në fillim treguan se nuk ishin tamam një milion e dyqind njerëz kundër ndryshimit të emrit si kusht për të hyrë në BE dhe NATO. Këtu le t’i japim fund budallallëkut të Hristijan Mickoskit. Së dyti, rezultatet treguan edhe se njerëzit nuk dua të votojnë për bandat e Nikolla Gruevskit, edhe pse lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe kandidatja për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska-Davkova vazhdimisht përpiqen të na bindin që t’i harrojmë krimet e partisë së tyre dhe kërkojnë drejtësi për kriminelët.

Së treti, rezultatet treguan se njerëzit nuk votuan as për të përzgjedhurit e Zoran Zaevit për të cilët kishin frikë se do të shndërroheshin në banditë, pasi shumë shpejt filluan të tregonin karakteristika banditësh. Ashtu siç për heronjtë e bombave dëgjuam se ishin vjedhës, madje edhe zgjedhjen i vodhën, ashtu edhe për heronjtë e “Erdhi jeta” u krijua perceptimi se janë të paaftë dhe të korruptuar. Ndoshta paaftësinë e njerëzve do ta kishin falur, por korrupsionin, jo.

Dhe mesazhi është i qartë, më i qartë nuk bëhet…: Do të hymë në NATO, por nuk do t’ju lejojmë të vidhni siç bënë të kaluarit. Nuk do t’ju lejojmë të na e mbushni administratën me gjyshe, teze, të dashur e të dashura, kunata e kunetër…

Dhimbja për emrin tashmë po shërohet me sukses që këtë festë që po lidhet me një Majin në një terapi në plazhet e Halkidikit dhe sofrat me uzo. Por, çfarë do të bëjmë me punësimet familjare në shërbimin e shtetit të sekretarit të përgjithshëm të partisë Kiracovski, me pangopsinë e Mira Dizelit? Dhe me shumë të tjerë që akoma nuk i kemi zbuluar? Çfarë bëjmë me bashibuzukun e BDI-së nga Matka e deri në Strugë, me merimangën që godet policë në Çair, me zëvendës kryeministrin Hazbi Lika që nuk shkon në punë? Çfarë do të bëjmë me të amnistuarit, me të pajtuarit? Çfarë do të bëjmë me tatimet e rritura të punëtorëve dhe të atyre që janë mësuar me tenderë për kriminelët?

Madje edhe po të mos zgjidhej çështja e emrit, ne do të kërkonim që të na pastroheshin mbeturinat. Dhe trotoaret t’i kishim më të lira. Por edhe kriminelët të dënoheshin. Dhe funksionarët e BDI-së të mos ishin mbi ligjin. Madje edhe numëratori mbi portën e triumfit që u vendos me paratë e vetë Zaevit të fillojë të punojë.

Kjo nuk varet nga Greqia. As nga NATO. As nga BE. Kjo duhet pranuar.

4Shumë mirë që Zaevi kërkon nga qytetarët të pranojnë përgjegjshmërinë dhe të votojnë në raundin e dytë. Dhe absolutisht, qytetarët nuk duhet të lirohen nga përgjegjësia. Jo se LSDM-ja dhe BDI-ja nuk janë për t’u dënuar. Por, duke e dënuar LSDM-në, çfarë po bëjmë me VMRO-në? Çfarë po bëjmë me këtë VMRO-në grueviste, të pareformuar, të ligë dhe akoma të padënuar?
Mirë, le të flasim këtë herë për përgjegjësinë e LSDM-së dhe BDI-së. Kush do ta ringjallë VMRO-DPMNE-në? Qytetarët që nuk dolën për të votuar në raundin e parë? Apo qeveria me gjithë atë që bëri, apo që nuk e bëri në vitin e fundit pas zgjedhjeve lokale?

Kur dikush vjen në pushtet me anë të aktivizimit qytetar, atëherë ka përgjegjësi për qytetarët. E jo vetëm për mbështetësit partiakë. Dhe duhet të kesh përgjegjësi për qeverisjen tënde.

Ata që pothuajse për dy vjet marshonin rrugëve, të përbuzur nga qeverisja e Gruevskit, të cilëve policia e Çavkovit ua rrihte fëmijët nëpër biblioteka, ata kërkonin përmirësim të qeverisjes e jo të akomodimit të kuadrove partiake. Dhe çfarë fituam? Vetëm justifikimin e mirë për paaftësinë që të kryhet një punë.

Me ndihmë të këtyre qytetarëve Zaevi rrëzoi të gjithë sistemin me një laps. Me ndihmën e këtyre qytetarëve Zaevi arriti të bënte hapa historikë drejt hapjes së rrugës për në NATO dhe BE. Për ato suksese ndërkombëtare e nominuan madje edhe për çmim Nobel për paqe.

E në qoftë se Zaevi lejon që lavdinë nga nominimi për Nobel t’ia prishin gjyshe, teze, vëllezër e motra dhe llogari fiskale të pagesave rrugore, atëherë ai me të vërtetë meriton një çmim. Jo për paqe, por për budallallëk. Sepse, me siguri që naiv nuk është.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира