ORCE PËR PSP-NË

Mbreti pordhi e e qelbi tërë shtetin.

ORCE PËR PSP-NË

1Në këtë vit ku shënohet përvjetori i 75-të i ASNOM-it, atmosfera para Ilindenit në shtetin tonë, të paktën sipas komunikatave të policisë dhe deklaratave të ministrit për punë të brendshme Oliver Spasovski, ishte sikur prisnim rezultatin final mes dy grupeve huligane.

Vallë të jetë ndarë kaq shumë shoqëria jonë nga ajo urrejtje që ushqehej gjatë 11 vjetëve të pushtetit të VMRO-së, sa që edhe festës më të madhe, Ilindenit, duhet t’i gëzohemi fshehurazi?

Është normale që MPB të parandalojë dhunë dhe parregullsi. Kjo është puna e tyre. Për më tepër, dhuna dhe gjuha e urrejtjes duhet të parandalohet nga institucionet në çdo kohë, jo vetëm gjatë festave. Por, a mund të imagjinoni policitë e SHBA-së apo Francës të përcjellin komunikata të tilla kur qytetarët e tyre festojnë Ditën e Pavarësisë, 4 korrikun, apo Ditën e Republikës, 14 korrikun? Dhe a mund të imagjinon se çfarë mund t’i ndodhë në shtetet e lartpërmendura atij që do të tentonte qoftë edhe të kërcënohej se do të prishë festën me anë të dhunës?

2Unë nuk jam aspak i zhgënjyer nga mënyra se si Orce Kamçevi rrënoi sistemin e drejtësisë së shtetit dhe shkaktoi shokun më të madh për qeverinë e Zoran Zaevit. Një gjë të tillë e prisja nga ai. Që të shfrytëzonte të gjitha masat e mundshme, të gjitha njohuritë, ndikimin dhe paratë që t’i shpëtonte përndjekjes penale si i dyshuar i PSP-së në rastin „Perandoria“. Siç shpëtoi në dhjetor të viti 2005, kur u dyshua për shmangie të taksave. „Gjithçka sipas ligjit, shef“, thoshte legalisti Orce Kamçev. Unë zhgënjehem nga Prokuroria speciale publike. Si arritën, me gjithë ato mend, njohuri, para dhe mbështetje nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe publiku demokratik, të shndërrojnë një të dyshuar të tyre në dëshmitar, e më pas në viktimë. Nuk e prisja se nga të gjitha diplomat, provimet gjyqësore, trajnimet, udhëtimet studimore në Amerikë, Itali e Francë do të binin në çantat dhe ekzibicionizmin e një mashtruesi si Boki 13. Gjithçka që dëshironin e kishin, fuqinë e kishin, respektin, po…vallë vetëm moment i estradës u paskësh munguar në jetë?

Nuk jam zhgënjyer vetëm nga PSP-ja. Por edhe nga politikanët, avokatët e respektuar, gazetarët e kulturuar, nga biznesmenët…Elita e një shoqërie. More, u kanë dhënë nga 750.000 €o honorar për një organizatë të shpikur me emër pompoz – demek union ndërkombëtar. Biznesmenët që duhet ta lëvizin ekonominë. Deputetë dhe ministra i përuleshin si të ishin para mbretit me kurorën dhe pëlhurat mbretërore e ai i rregullonte pranë tij që t’i zinte kamera ndërkohë që ua lëshonte himnin e shtetit. Të rrinë urtë, pranë mbretit. Kurse ata që nuk kanë pasur mundësinë të vijnë e ta nderojnë nga afër, i lëshonin videomesazhe.

Dhe – çfarë ndodhi? Mbreti pordhi e e qelbi tërë shtetin.

3Detaje për formatim telefonash, fshirje kompjuetrash e pushimet mjekësore të prokurores speciale dhe të të dyshuarve, djalit, të dashurës së tij, drejtoreshës së klinikës që i ka dhënë pushim mjekësor Katicës…këto janë pjesë e argëtimit të zakonshëm për Facebook.

Mirëpo, thelbi i historisë është si në vijim: Një oligark i dyshuar për krim të rëndë ka dhënë ryshfet që të mos jetë i përndjekur. Nuk i ka shënuar paratë e ryshfetit, pasi nuk ka pasur besim te MPB dhe te gjyqësia, e kështu nuk ka pasur se ku t’i paraqesë. Por ama, nga momenti që ryshfeti ka treguar efekt dhe pasaporta i është kthyer, të dyshuarit i është kthyer besimi te sistemi dhe e ka paraqitur reketimin te kryeministri. Dhe tani i kërkon mbrapsht paratë që i ka dhënë për ryshfet. Me gjithë çantën ku kanë qenë të paketuara. Sa gjeniale!

Tani VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja edhe një muaj do të luajnë me grupet partiake, do të negociojnë për të ardhmen e rasteve të PSP-së me Antonio Milloshoskin, të dyshuar në hetimin e PSP-së, me Bujar Osmanin të BDI-së, gjithashtu të dyshuar në hetimin e PSP-së, do të kërkojë drejtësi joselektive për të gjithë, ekspertët do të analizojnë se ç’lidhje ka ky ligj me marrjen e datave për fillim të negocimeve me BE, do të dalë me komunikatë edhe ndonjëra prej ambasadave duke thënë se nuk mund të lejohet mosdënimi…Do të kërkojë secili të shpëtojë aq sa mundet. Dikush me pushime mjekësore, me shtatzëni, me arratisje nga shteti, me sigurimin e shumicës së Parlamentit, me një „deal“ personal me gjykatësit apo me prokurorët…E do të venë në burg disa, sa për PR dhe sehir. Ky është një argëtim i zakonshëm për Facebook. Thelbi i kësaj pune është se – PSP-ja ka vdekur!

Mbetet vetëm Zoran Zaevi dhe Kristijan Mickoski të merren vesh që ta nxitin Orce Kamçevin për prokuror të ri special dhe ta mbyllim këtë histeri zhgënjimi nga padrejtësia në shtet. Nuk ekziston kandidat tjetër më i mirë se Orce. Është më se e dukshme, ai e di më së miri se si kryhet gjithçka sipas ligjit.

Nuk kishit drejtësi? Tani ja ku keni paqe.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира