PA SHPALLJE

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:75:"Kypresidentgjetitëflasëpërpaqedhebashkim.Kursene,tëheshtim.

1 Në fjalimin e Ilindenit, Gjorge Ivanovi tha se çdo brez ka sakrifikuar diçka. Dhe kërkoi që ky brez të sakrofikojë duke heshtur.

Kështu e mendon presidenti sakrificën tonë: “Tani është koha për të qenë të përmbajtur dhe të përgjegjshëm, prej çka varet jo vetëm zgjidhja e krizës, por edhe e ardhmja e Maqedonisë.”

Këtë e thotë një president që, në mënyrë të përmbajtur e të përgjegjshme, në prill fali 56 politikanë dhe bashkëpunuesit e tyre, të dyshuar për krim të rëndë, gjë që u zbulua nga materialet e përgjuara.

Kështu e mendon presidenti sakrificën tonë: “Mediat të përmbahen nga përhapja e panikut, frikës dhe senzacionalizmit të dëmshëm.”

Këtë e thotë një president që, në mënyrë të përmbajtur dhe të përgjegjshme, tërë vitin na frikëson duke na thënë se do të na sulmojë ISIS-i, se refugjatët janë rreziku më i tmerrshëm, se së shpejti do të vijë një valë e dytë e madhe, se e gjithë bota është kundër nesh dhe se po përgatitet atentat i liderëve të dy partive politike. Këtë e thotë në mënyrë të përmbajtur, një president të cilin, për çdo gjë e informojnë presidentë të huaj dhe shërbime miqësore, i cili ka mënyra të zbulojë çfarë të dëshirojë, deri aty sa të gjejë se kush ka qenë dëshmitar në hetimin e PSP-së, por ama, nuk paska mundur të gjejë informata  për aksionin në Kumanovë në majin e vitit të kaluar, ku humbën jetë shtatë policë, e për këtë arsye është nisur në udhëtim për Rusi.

Kështu e mendon presidenti sakrificën tonë: “Shoqëria civile dhe intelektualët të përmbahen nga cinizmi helmues, nga demonizimi i atyre me të cilët nuk janë dakord”.

Këtë e thotë një president i cili pa cinizëm fali 56 politikanë dhe bashkëpunuesit e tyre për krim të rëndë, dhe këtë e arsyetoi si vendosje e paqes kombëtare.

Pas gjithë kësaj që tha dhe bëri vetëm vitin e kaluar, ky president, në Ilinden,  guxoi të na qortojë. E të kërkojë që t’ia harrojmë të gjtha. Dhe të heshtim. Tashmë një vit e gjysëm po dëgjojmë se si kanë bërë krime të përmasave botërore. Gjysëm viti, mijëra njerëz protestojnë rrugëve sepse dëgjuan se si presidenti dëshironte ta amnestojë krimin. Kurse tani, më 2 gusht, na qorton se qenkemi të përçarë.A thua ne kemi faj që ai fal kriminelë të dyshuar. E që mbështet politikën e ndarjeve dhe satanizimeve të atyre që mendojnë njësoj, të cilën e zbaton partia që e bëri atë dy herë president.

Ky president gjeti të flasë për paqe dhe bashkim. Kurse ne, të heshtim.

2 Në mënyrë që ta përforcojë efektin e fjalimit të presidentit, lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski brenda dy ditëve bëri dy veprime që duhet të na frikësojnë.

Së pari, tha se deri në atomin e fundit të fuqisë, do të punojë që të realizojë sa më shumë nga premtimet që ka dhënë. Që do të thotë – gjithçka që ka menduar, do ta bëjë.

Dhe ditën e nesërme vajti për pushime. Zakonisht shteti bën belara sa herë që ai nuk është këtu.

3 Këtë verë, pushteti i Qytetit të Shkupit bëri të qartë se cilat janë dy prioritetet e tij.

Së pari, që t’i rënojë tendat e najllonit në lagjen e egër nën Kala.

Dhe dy, të shpenzojë 230.000 euro për vendbanim të shimpanzisë Koko, që ajo të ketë ku të kthehet nga risocilaizimi në Hollandë.

Romët ankoheshin në televizion: “Edhe në duam të kemi një lloj vendbanimi. Të jetojmë edhe ne si njerëz.

Koko u ankua me kohë. Që në vitin 2009, kur Maqedonia vuante nga depresioni. Për këtë arsye,pra, e morën për shërim në Hollandë.

4 Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Manastiri, Zoran Iliovski, biri i të cilit është punësuar në MPB pa shpallje, tha që edhe djali i tij ka të drejtë të punojë.

Edhe e shoqja ka të drejtë të punojë – në Agjencinë për Komunikime Elektronike.

Edhe i ati ka të drejtë të jetë president i Shoqatës së pensionistëve në Manastir.

Edhe vetë ai, para se të bëhej deputet dhe funksionar i paguar ,i caktuar nga partia, ka pasur të drejtë të jetë drejtor i ndërmarrjes publike.

Edhe fëmijët, me prindër që nuk janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së kanë të drejtë të dalin jashtë shtetit. Pa shpallje. E nëse qëndrojnë, kanë të drejtë të heshtin. Të përmbahen, siç do të thoshte Ivanovi – për të ardhmen e Maqedonisë.

5 Reforma e mediave starton me sukses. Partia sugjeron kandidatë për trup ad hok, i cili do t’i kontrollojë mediat deri në zgjedhje. Edhe partia do të propozojë kryeredaktor të programit infromativ të servisit publik MRTV. Lajmi nuk është majtap. Është i vërtetë. Dhe nuk është 40 vjet i vjetër, por është i pardjeshëm.

Nëse kjo që kemi është fillimi i reformave, vallë, si do të jetë fundi?

6 Në Krushevë te Ilindeni, krah komitave parakaloi falanga e Lekës së Madh dhe këmishëzinjtë e Todor Aleksandrovit. Këta, idhtarë të veprës së Todor Aleksandrovit, me një dorë tregonin drejt shenjës së reklamës për “vegetë”, kurse me tjetrën mbanin transparent në të cilin lexonte “ viti 2.08.338 Bi Si (demek, para erës sonë) Heroneja, 2.08.1903 Krushevë dhe 2.08.1844 Prohor Pçinski”. Ndërsa Ilindeni i katërt i 8 Shtatorit, 1991, nuk ishte në transparentin. Ra një viktime në atë Ilindenin e parë. Nga Heroneja.

Kur pashë fotografinë mu kujtua një grafit që qëndronte gjatë kohë në Manastir: “Në Manastir, gjysma  grekomanë, gjysma serbomanë, gjysma bullgarofilë”. Sa për gjysmën e katërt, të jetë ku të jetë, do të mbërrijë. Nga Heroneja.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари