PAK TË PRISHUR

Një popull që ka një fjalë të urtë si: “I vdektë dhia komshiut”, nuk duhet të habitet se ka gjuhë të urrejtjes në kohëra të vështira

PAK TË PRISHUR

1Pse duhet të kthjellohemi ne, në mënyrë që t’ua zgjojmë pjesën etike ministrave dhe funksionarëve shtetërorë? Pse nuk u është zgjuar kjo pjesë përpara se të vijnë në funksion, e posaçërisht atëherë kur kanë ardhur?
Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk do të kërkojë dorëheqje të funksionarëve shtetërorë, të cilët kanë fituar grante për inovacion nëpërmjet programit qeveritar për rritje ekonomike, pasi ata nuk e kanë shkeur ligjin.

“Po të fillonim të kërkonim dorëheqje në atë mënyrë, do të duhet të fillonim të kërkonim njerëz të rinj që të angazhohen në qeveri”, tha Zaevi dhe shpjegoi se “me anë të ligjit, të gjitha firmave u lejohet të aplikojnë, e kur publiku ka reaguar, pjesa etike e vetë ministrave dhe funksionarëve të tjerë është zgjuar, ata vetë i kanë tërhequr aplikimet e firmave, në të cilat kanë pjesën e tyre.”

Çfarë dëshiron të thotë Zaevi? Se ne duhet të gëzohemi që qeveria po reagon ndaj “syrit të zgjuar të publikut”? Për dallim nga qeveria e kaluar e cila as nuk reagonte fare. Apo kur reagonte publiku, ia mbyllte gojën qeveria. Unë, nga ana tjetër, mendoja se ne duhet të jemi të lumtur nëse qeveria nuk bën fare bela të këtilla që të duhet të reagojë publiku. Pasi publiku është zgjuar. Prandaj edhe kemi votuar.
Madje Zaevi tha: “Mua më duhen këta funksionarë, unë punoj për ta, i njoh kapacitetet dhe më vjen mirë që reagojnë në këtë mënyrë që t’i tërheqin aplikimet dhe t’u japin mundësi të gjitha kompanive të tjera.
Kështu na qenka puna, kryeministri nuk mund të heqë dorë nga ata funksionarë? Po çfarë bëjmë ne nëse prokuroria, e cila tashmë ka ngritur hetim, zbulon edhe krim gjatë ndarjes së parave? Po atëherë, do të mund të heqë dorë vallë? Eh, atëherë do të duhet të heqë dorë. Nëse jo, do të duhet të heq dorë nga vetja e vet. Përderisa ne nuk heqim dorë nga ai.

2Rasti i njëjtë është edhe me tenderin e Ministrisë së shëndetësisë prej 35 milionë euro. Në të cilin është paraqitur vetëm një firmë e regjistruar para 4 muajve. Me një e-mail të yahoo-s. Nëse kanë pritur se mund të marrin 35 milionë euro për t’i furnizuar të gjitha laboratoritë në shtet, atëherë kanë mundur të blejnë edhe një server që të hapin një e-mail profesional.
Edhe për këtë tender kishte reagim nga publiku. Andaj ministri i shëndetësisë Venko Filipçe e hoqi.

Edhe pas këtyre dy rasteve të fundit të funksionarëve të ciëve duhet t’u përdridhet dora që t’u zgjohet morali, dua të rikujtoj se gjithmonë, e sidomos kur je në pushtet, ekziston dallimi në cilësi mes të prishurës dhe të paprishurës. E jo mes më pak të prishurës dhe më shumë të prishurës.

3Kur veçmë jemi te Fondi për inovim, nuk është e dobishme që të tërhiqesh madje edhe kur të të kesh konflikt interesash. Por, nëse je funksionar shtetëror, është e dobishme të mos i përgjigjesh thirrjes.
E ç’bënë tani? Për shkak të disa firmave të funksionarëve shtetërorë që kanë fituar grante, u dogjën shtatëdhjetë e kusur kompani të tjera. Është e pandershme që qeveria të të bindë të aplikosh për ndihmë shtetërore për zhvilim, e me sjelljen e saj ta nxijë kredibilitetin jo vetëm të instumentit ndihmues, por edhe të kompanive që kanë aplikuar me projekte, e që nuk kanë pasur lidhje me funksionarët shtetërorë dhe kanë fituar grante.

Në këtë mënyrë, shteti i ka keqpërdorur qytetarët dhe paratë e tyre. Ndërsa idenë për ndihmë e ka shumëzuar me zero. Dhe gjëja më e tmerrshme është se nga kjo gjë nuk vuajnë funksionarët. Pasi, a nuk i duhen ata kryeministrit? Por vuajnë ata që kanë vendosur të ofrojnë një prodhim i cili mund të zhvillohet me ndihmë shtetërore. Firma që me dekada të tëra mundohen të mbijetojnë me të gjitha qeveritë dhe ku të punësuarit i fitojnë vetë paratë e tyre dhe me anë të tatimeve i kthejnë ato mprapsht në buxhetin e shtetit, tani komprometohen për shkak të disa firmave që nga shpallja, apo bashkëpronarët e tyre janë funksionarë shtetërorë që nuk kanë mundur të përmbahen së aplikuari që në shpalljen e parë.
Çfarë tregon kjo për shtetin? Se njeriu nuk duhet të ketë të bëjë me të. Kjo gjë vetëm e perforcon perceptimin se shteti asnjëherë nuk ka ekzistuar. Se çdo gjë e cila ka të bëjë me shtetin është e pandershme. Dhe këtë ndershmëri funksionarët e përhapin kudo. Ec pastaj pastroi mbeturinat e tyre që t’i kanë ngjitur edhe ty.

4Më në fund edhe deputetët reaguan ndaj reagimit të publikut. E pas një viti të tërë reagimesh, i zvogëluan pagesat rrugore për një të tretën e çmimit.
Mirë ama, sollën dhe ligj të ri për financim të partive. Me të cilin e rritën pjesën që do t’i ndahet partive nga buxheti shtetëror në bazë të numrit të votave. Deri më tani për partitë kemi paguar 1.9 milionë euro. Nga tani e tutje do të paguajmë 4.7 milionë euro, E më anë të ligjit e legalizuan atë që bënin jolegalisht deri më tani. Partia tani ka të drejtë të blejë prona. Plus, tani nga paratë tona do t’i paguajnë edhe reklamat e fushatave zgjedhore.
Kjo neve nuk na bën asnjë ndryshim. Në vend që të paguajmë për rrugë, do të paguajmë për partitë.

5Të gjithë atyreve që mendonin se VMRO-DPMNE është shumë e shqetësuar për emrin, identitetin dhe referendumin, tani mund ta flenë syrin. Akoma më shumë mund t’i lehtësojë ata që mendonin se VMRO-DPMNE ka kërkuar amnesti vetëm për sulmin e Parlamentit vjet më 27 prill.
Jo mër, ata kanë qenë të shqetësuar për mbrojtjen e mundit të kaluar të udhëheqësisë së tyre, përndryshe tani të akuzuar në njëzet raste të PSP. Për vjedhjen e parave dhe të zgjedhjeve.
Përveç përgjimeve. Udhëheqësia e re ka kërkuar amnesti për vjedhjen e udhëheqësisë së vjetër.
Vetëm se, Hristijan Mickoski asaj nuk i thotë amnesti. Por ka formuar mirë thënien: “përputhje me ligjin penal të legjislacionit evropian”.
Për cilat standarde evropiane të vjedhjes bëhet fjalë? Nëse keni vjedhur që t’ju zvogëlohen dënimet.
Domethënë – paskemi vjedhur. E dëgjuam, e tani edhe vetë e pranuat. Sikur vetëm edhe atyre që janë gjyukar, t’u hynin në fuqi gjykimet. E ata që janë akuzuar, të gjykoheshin. Edhe hetimet të përfundonin me akuza. Kaq nevojitet për të rifilluar.

6Pse habiteni se ka pasur shumë gjuhë të urrejtjes nëpër rrjetet sociale pas zjarrit në Greqi në të cilin vdiqën mbi 80 persona?
Një popull që ka një fjalë të urtë si: “I vdektë dhia komshiut”, nuk duhet të habitet se ka gjuhë të urrejtjes në kohëra të vështira. Në çdo popull ka njerëz të mirë dhe të këqinj Por shëndeti i përgjithëm mendor matet sipas asaj që bëjnë të mirët në mënyrë që të mos fitojnë të këqinjtë. Dhe në emër të atij shëndeti mendor, me të vërtetë shpresoj se prokuroria më në fund do të procesojë një akuzë që do të shkojë në gjyq.

7E ashtu sikurse çdo herë do të na duhet të habitemi me secilën formë të re të ligësisë, nuk duhet të habitemi çdo ditë se pse u nënshkrua marrëveshja me Greqinë. Edhe pse pyetja e referendumit është e lidhur me hyrjen në BE dhe NATO. Pasi, ka vetëm një arsye se pse nuk është nënshkruar marrëveshja me Greqinë. Për shkak të hyrjes në BE dhe NATO. Mua, për shembull, më habit shumë se pse VMRO-DPMNE, e cila nga pavarësimi e deri më tani na enjti me referendum për emrin dhe kush e di se sa zgjedhje i fitoi me atë çështje, tani nuk dëshiron të dalë në referendum.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира