ME PAPUÇE NËPËR SHPI

Garancia e vetme që duhet kërkuar më 27 prill është garancia që duhet të japë Ivanovi. Garanci se nuk do ta shkatërrojë Maqedoninë.

ME PAPUÇE NËPËR SHPI

1 Ne jemi të marrë. Me siguri, duhet të jemi të marrë, që kur akoma ia lejojmë Gjorge Ivanovit të na shesë përralla për shtetin, për unitarizmin, për platforma tiranike…E pastaj, pritka edhe garanci….Ndërsa Zaevi, me gjithë mend e ka përshtatur tekstin me kabinetin e kryetarit, që t’ia shpëtojnë faqen Gjoles, e të mundet ta japë mandatin. Ky paska qenë tentimi i dytë që t’ia mbushin mendjen që ai të veprojë sipas Kushtetutës. Për çfarë po përpiqet Zaevi? Ata donin ta vrisnin, ndërsa ai akoma justifikohet se si nuk kanë arritur ta vrasin.

Me kë përshtatet teksti? Me dikë, që më 27 prill ka ndenjur ulur në shtëpi me papuçe dhe ka pritur që të derdhet gjak e të dalë ushtria në rrugë? Me dikë që ka thurur plan bashkë me policinë që t’ia pastrojë terrenin shefit partiak që të kthehet në mënyrë triumfale nga udhëtimi zyrtar nga Vjena e të mundet, bashkë me Çavkovin dhe Zvërlevskin në “territorin e çliruar”, të arrestojnë secilin që nuk mendon si ta?

Çfarë garancish kërkon Ivanovi pas 27 prillit? Nga kush kërkon garanci? Nga Zaevi dhe Sela, për të cilët dhunuesit nga Ministria e kulturës dhe njerëz të pajisur me logjistikë nga Ministria e punëve të brendshme pendohen që nuk kanë arritur mjaftueshëm t’ua thyejnë kokat që t’i vrasin? Si bre, mendon Zaevi të shkojë te kryetari, kur ai ka qenë një nga autorët e skenarit ku pikërisht Zaevi i vdekur duhej të ishte arsyetim që Ivanovi ta japë goditjen e fundit, me të cilën do t’i shpëtonte njerëzit e tij, po edhe veten e vet nga burgu.

Mjaft me magjepsjen që na bën Ivanovi me atë përrallën për kufijtë. Dhe me miratimet e datave se kur u dashka të jepet mandati dhe me përralla qesharake rreth Gazetës zyrtare dhe me analiza e ekspertiza nëpër debate televizive. Çfarë kufijsh t’u japin ata që mezi shpëtuan kokën nga ai? Librezë partiake, vallë, t’i nënshkruajnë? Mos duhet që Zaevi dhe Sheqerinska të deponojnë nga tre kile gjak? Dhe flokë, në vend të maskave për “popullin që nuk mund të kontrollohet”? Pak gjak u derdh mbrëmjen e 27 prillit. Apo Zijadin Sela si garanci Ivanovit të duhet t’ia japë shpirtin? Sepse nuk arritën t’ia nxirnin me rrahjet në Parlament.

Apo mbase nekrologët e tyre do të ishin garancitë më të sigurta.

2 T’ju rikujtoj.

Harruam 24 dhjetorin. I harruam bombat. E harruam faljen e presidentit për funksionarët e dyshuar për krim të rëndë. Dhe tani, duhet ta harrojmë edhe sulmin e lajmëruar dhe të organizuar të Parlamentit më 27 prill..

Për këtë arsye, Ivanovi vazhdimisht tallet me popullin duke kërkuar garanci. Që të fitojë kohë për Gruevskin. Garancia e vetme që mund të kërkohet pas 27 prillit, është garancia që duhet ta japë pikërisht Ivanovi. Që në pjesën e mbetur të mandatit nuk do ta shkatërrojë Maqedoninë duke i mbrojtur kriminelët që e caktuan kryetar dhe të cilëve u shërben. Dhe që në këtë kohë që i ka mbetur nuk do të bëjë ndonjë krim edhe më të madh, me të cilin ta shkatërrojë shtetin.

3 Мe siguri jemi të marrë, e nëse nuk jemi, do të thotë se jemi viktima të një hipnoze masive, që kur, mirë që hymë në filmin e Gjorges në lidhje me kufijtë, por edhe Gurevskin e llogarisim. Njeriun që shëtit nëpër Maqedoni dhe tregon për projektet e ardhme të Qeverisë. Cilës Qeveri? Gruevski është lider i partisë në opozitë.

Përsëris: Grueski është lider i partisë në opozitë. E qartë?

Kaq të suksesshëm janë ata në hipnozën masive, sa që akoma edhe LSDM që është pjesë e shumicës parlamentare, futet në debat për projektet e liderit të opozitës. Gruevski tregon për ca rrugë ekspres dhe salla sportive, kurse LSDM i kthen përgjigje me lajmërime. Dhe pas tërë këtij horrori që ua organizuan deputetët kolegë të VMRO-DPMNE-së më 27 prill në Parlament, këta të LSDM akoma nuk e pranojnë aktrimin e VMRO-së që bëjnë sikur gjithçka është normale. E arsyetohen se do ata do të fokusohen në projekte infrastrukturore. Në vend që t’i thonë Gruevskit se pas urdhrave që disa herë ua dha Qosëve të rinj, rruga e vetme ekspres për të duhet të jetë ajo që çon për në Idrizovë. Me unazë rreth Shutkës.

4 Edhe Qosët duhet të jenë të marrë apo të hipnotizuar që kur magjepsen nga përrallat e Gruevskit, me të cilat ai i thërret për ndihmë për të shpëtuar nga burgu.

Në fillim i thirri që të mos rrinë në shpi me papuçe e të shohin televizor. Ata iu bindën, i hoqën papuçet, veshën maska dhe u futën në Paralment që ta pushtonin. Kur nuk arritën në dy orët e Çavkovit të vrisnin Zaevin dhe Selën, u erdhi policia që t’i arrestojë. E Gruevski që thërriste për mbrojtje të qeverisë së tij, mu atë ditë shkoi në udhëtim zyrtar në Vjenë. Dhe kur pa që Zaevi nuk ka vdekur, sepse siç tha “po të donte dikush ta vriste, do ta kishte vrarë”, u kthye në shtëpi dhe i gjykoi ashpërsisht dhunuesit. E tani, gjatë pauzave kur nuk aktron si kryeministër, rri në shpi me papuçe, në një nga banesat e së ëmës dhe shikon televizion se si ia arrestojnë qosët.

5 Ndërsa dëshmi rreth faktit që të gjithë dukshëm jemi nën një hipnozë është ngritur peticion onlajn deri te Prokuroria e Zvërlevskit. Të cilën njerëzit e nënshkruajnë shumë seriozisht. Peticioni është me kërkesë që të ndryshohet krimi për të cilin janë të dyshuar sulmuesit e Parlamentit na “pjesëmarrje në turmë” në “tentim për vrasje me qëllim”.

Çfarë vjen pas kësaj? Referendum? Kujt do të duhet t’i arsyetohemi se a duhet gjyqet t’i gjykojnë organizatorët dhe sulmuesit e Parlamentit që deshën të vrasin deputetët.

 Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира