PARA DHE PAS

Edhe pas VMRO-DPMNE-së, kanë bërë 10 grupe deputetësh. Epo – 10! Mile, mos janë shumë?

PARA DHE PAS

1Siç kanë filluar ta mbrojnë prokurorin shtetëror Marko Zvërlevski nga shkarkimi, deputetët e VMRO-DPMNE-së as emrin aq shumë nuk do ta mbrojnë. Ore, lëre emrin. Por, me formimin e dhjetë grupeve paralmentare për bllokimin e Parlamentit, ata edhe Talat Xhaferin e pranuan si kryetar.
Atë që kurrë nuk keni mundur as ta imagjinoni, mu atë do ta shpikë kreu i VMRO-DPMNE-së. E vërtetuar. Nga veshja e tërë qendrës së një qyteti me barok stiropori, nëpërmjet palmave dhe plazhe mediterane në një shtet pa det, e më pas deri tek dhjetë grupet parlamentare për “përparim të demokracisë”. Gjë që është vetëm vazhdim i sistemit “për” dhe “kundër”. E tani në Parlament do të kemi disa grupe parlamentare të VMRO-së dhe disa kundërgrupe parlamentare të VMRO-së. Në pafund varianta dhe kombinime, në varësi nga tema e bisedës.
Për shembull, do të kishte qenë shumë interesant të ndiqet zënka atëherë kur Kërste Mukoski nga një grup parlamentar do t’i bëjë replikë Sasho Vasilevskit nga grupi tjetër parlamentar. E do të hidhërohen se kush më shumë e ka hapur derën e Parlamentit apo i ka rrahur deputetët më 27 prill. Dhe kush është fajtor që Zaevi dhe Sela nuk u vranë.
2Atë që bën VMRO-DPMNE me 10 grupet parlamentare për ta zvarritur bisedën nëpër të gjitha temat deri në pafundësi është gjë legale. Por, tani po flasim për ndërrimin e prokurorit publik, i cili aq shumë nuk e kryente punën e vet, saqë duheshin të huajt t’i ndihmojnë që të zgjedhë prokurori speciale e cila do t’i hetojë krimet nga bisedat e përgjuara. Atp biseda, të cilat të gjithë i dëgjuam, ndërsa Zvërlevski nuk kishte dëshirë t’i dëgjojë.
Kjo, të jetë vallë rruga drejt BE-së dhe NATO-s, për të cilën akoma po na përrallos partia me numër më të madh deputetësh në Parlament? Epo, bashkësinë ndërkombëtare lideri Nikolla Gruevski akoma e konsideron si faktor për demokratizim. Dhe ia bëjnë qejfin. Shkojnë te kabineti i tij dhe pastaj lajmërojnë se ai do të jetë opozitë konstruktive. Kurse ai vetë tha që VMRO-DPMNE ka përfunduar me konstruktivitetin. Çfarë kërkojnë nga ai? Vallë, i japin force që ta mbrojnë që të mos shkojë në burg?
3Gjermania ka dhuruar dy bilborda ekologjikë në Shkup dhe Tetovë. Me gjithë sistemin e ujitjes dhe bimët e veçanta që e pastrojnë ajrin. Tatimpaguesit gjermanë kanë ndarë nga xhepi i tyre 50.000 euro për Maqedoninë. Ndërsa pushteti lokal në Shkup dhe Tetovë është dashur bilbordin ta ujisë vetëm një herë në javë. E ata nuk e kanë ujitur. Kështu bilbordi është tharë.

Kjo është njësoj si shumë punë të tjera në shtet. Suedezët e pastronin tokën rreth Vardarit prej mbeturinave në Shkup, holandezët pastronin në Mavrovë, japonezët po na ndërtojnë ujëvara në çdo fshat, Amerikanët na e mbrojnë pasurinë kulturore, britanezët po na i rregullojnë shkollat, ndërsa zviceranët na ndërtojnë kanalizime…
Me siguri e njëjta gjë ka ndodhur edhe me sistemin për shpërndarje elektornite të lëndëve gjyqësore të gjykatësit. Amerikanët na e kanë paguar sistemin, ndërsa autoritetet gjyqësore na kanë paguar për mirëmbajtjen e tij. E për këtë, u është dashur të punojnë në sistemim e defterëve të Goces.
Te ne më së miri funksionon sistemi për shkatërrimin e sistemeve. Ata më së miri do të të ndihmojnë që të bësh diçka, ndërsa ti do ta shembësh. Do të të japin para që ta rregullosh shtetin, ndërsa ti do ta vjedhësh, si të ishte për një përdorim.
Ndërsa VMRO-DPMNE e akuzoi LSDM-në se nuk po ndërmerr asgjë që t’i menaxhojë termetet në Ohër. Dhe që nuk mund të lejojë që shteti të partizohet dhe të kriminalizohet.
Si përfundim: Vetëm VMRO-DPMNE guxon ta partizojë dhe kriminalizojë shtetin.
Dhe pas VMRO-DPMNE-së kanë bërë 10 grupe deputetësh. Epo – 10! Mile, mos janë shumë?
4Si duket, kur qeveria e re ka hyrë në Qeveri ka kërkuar nëpër sirtarët e Martin Protogjerit dhe Ilija Dimovskit, dhe disave prej tyre shumë u kanë pëlqyer udhëzimet për propaganda. E, krahas faktit që drejtorët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë ta realizojnë shumicën qeverisëse, akoma nuk e kanë marrë pushtetin në dorë të tyre. Qeveria e Zoran Zaevit gjëja e parë që vendosi të bënte ishte që propagandës së VMRO-DPMNE-së t’ia kthejë me kundërpropagandë. Çfarë është kjo “Mirëdita Taravari”? Zëvendësim për “Alo doktor”? Me gjithë respekt për vullnetin e ministrit për të qenë i disponueshëm, unë nuk dua t’i lajmërohem ministrit nëse nuk ka insulinë. Unë pres nga ministri që të ndërtojë një sistem në të cilin zgjidhja e nevojave të mia si qytetar nuk do të varet nga fjala e një njeriu. Pasi, e pamë edhe Gruevskin se si i siguroi ilaç kundër kancerit një banori të Ohrit në një shëtitja parazgjedhore.
Ç’është ai videospot si reklamë për t’u dobësuar. “Para dhe pas” e sekretarit general të Qeverisë së Dragi Rashovskit? Ku ai paraqitet si të ishte Anxhelina Xholi, që të tregojë se si e ka pastruar garazhën e ndërtesës së qeverisë. Nga dikush me dy doktorate dhe tre magjistratura nuk prita që të më lavëdrohet se di të rregullojë garazhe. Nëse e mbaron punën për të cilën je paguar, nuk të duhet video që të lavdërohesh.

Apo, cili është ai tentim i shoqëruesve të Zaevit në Odën ekonomike, që gazetarëve të cilët paraprakisht i kanë thirrë që ta fotografojnë ngjarjen, t’ua ndalojnë të pyesin, pasi “kryeministri nuk do t’u përgjigjet pyetjeve”? Fatmirësisht Zaevi ndryshoi mendje në kohë, e vendosi t’iu përgjigjet pyetjeve edhe jashtë temës.
Nuk e di për ju, por unë tërë kohës do të mbaj mend që Zaevi për gjysmë viti në çdo konferencë shtypi për bombat, përfundonte me këtë fjali: “Kjo ligësi nuk do të përsëritet”.

Epo, përgjegjësia është e madhe që mos të përsëritet. Pasi kundërpropaganda është prapë se prapë – propagandë. Ndërsa propaganda nuk është mënyrë për ndërtimin e qeverisë së përgjegjshme dhe transparente. Siç shpresojmë se do të jetë kjo qeveri.
Harroni konferencat tematike të shtypit. Harroni fjalinë: “Nuk do t’iu përgjigjet pyetjeve!” Dhe harroni praktikën e të përgjigjurit vetëm pyetjeve të porositura. Kemi nevojë për informacione për arritje reale. Jo spine.
Besoj që eksperienca për qeverinë është e madhe. Sidomos që gazetarët këto 11 vjet kanë harruar të parashtrojnë pyetje. Por, nëse kryeministri Zaev dhe ministrat e tij nuk arrijnë t’i rezistojnë këtij përjetimi, kjo ligësi shumë shpjetë do të përsëritet.
5Aq shumë jemi mësuar ne si qytetarë që t’i shërbejmë administratës në vend që ajo të na shërbejë neve, që thjeshtë nuk më besohet që edhe pas 26 vjetësh, dikujt iu kujtua të shtojë oraret fleksibile pune dhe dy turne, që të mos duhet të marrësh pushim apo ditë të lira nëse dëshiron të përfundosh ndonjë punë me shtetin.
E, në rast se kjo që ka sukses me Zaevim (kurse unë shumë dua që të ketë), ai do të jetë një vendim revolucionar që do ta përmirësojë cilësinë e jetës. Shpresoj që aty do të mund të vënë shumë më shumë energji se sa në pastrimin e garazhave.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира