1 Masat e kujdesit të gjykatës – marrjen e dokumentit të udhëtimit për të dyshuarit dhe të akuzuarit për krim- po e humbet kuptimin. Nga 13 shkurti gjysma e qytetarëve, as fajtorë e as me borxh, as të akuzuar e as të dyshuar, do të jenë nën masa kujdesi, e pa e lënë pasaportën që t’ua ruajë gjyqi, nuk do të mund të dalin nga shteti. Do të jenë në paraburgim shtetëror. Nuk kanë arritur t’i ndryshojnë pasaportat me emirn kushtetues të shtetit. E nëse as letrat e njoftimit nuk i kanë ndryshuar tashmë, nuk do të mund të shkojnë as për shoping në “Lidl” në Vranje të Serbisë.
Por, le t’i lëmë këto… Me mossuksesin për të ndryshuar të gjitha pasaportat e vjetra, tinejxherët që tani kanë arritur moshën 18 vjeçe, nuk mund të nxjerrin letra të njoftimit. Terminet e para për kur i është caktuar fotografimi në punktet e MPB-së janë në shtetor, tetor. Nuk do të mund të votojnë për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare këtë pranverë. Kjo papërgjegjshmëri e pushteteve dhe administratave shtetërore na solli në pikën që mijëra të rinjve të cilët tashmë kanë mbërritur moshën e maturisë, shteti t’ua heqë të drejtën themelore qytetare të garantuar me Kushtetutë – të votojnë. Të zgjedhin dhe të zgjidhen. Nëse kujtohen të ngrenë padi në Gjykatën ndërkombëtre të të drejtave të njeriut në Strasburg – do të fitojnë.
Tingëllon ashpër, si mund ta quash ndryshe këtë gjë përveçse rrënim, kur një shtet nuk mundet qytetarëve të tij t’u nxjerrë dokumente personale të identifikimit? Ata maturantë të cilëve shteti nuk arrin t’u sigurojë në kohë tekste shkollore dhe dëftesa, të përballur me stresin se ndoshta edhe provimi i maturës do t’u vonohet sepse ata të qendrës së provimeve do të jenë në grevë, e nuk do të mund t‘i kapin afatet për regjistrim në fakultet, tani përjetuan edhe gjendjen që të mos mund të votojnë në zgjedhjet e para në të cilat kanë mundësi të votojnë. Në zgjedhjet e radhes, për katër vjet, mund të votojnë në disa zgjedhje lokale në Britaninë e Madhe, Zvicër, Francë, Gjermani….
Përse? Sepse dikush nga ajo administratë, e cila për rroga na i harxhon tatimet që ia paguajmë shtetit, nuk e ka përfunduar punën për të cilën është paguar dhe nuk ka arritur që në kohë t‘i ndryshojë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues të shtetit.
E pastaj do të çuditemi me atë se sa fëmijë nuk kanë ardhur në mësim në semstrin e dytë se gjatë kohës së pushimit, prindërit e tyre janë shpërngulur.
2 Më 21 janar, Teatri popullor maqedonas festoi 79 vjet. Në kontekstin e shtetit që i la qytetarët e tij pa dokumente personale, ja një krahasim i thjeshtë i ndjenjës së përgjegjësisë dhe shtetformimint në 1845 dhe 2024.
Më 2 gusht 1944, shpallet shtetësia maqedonase, ndërsa gjuha maqedonase bëhet zyrtare. Vetëm pesë muaj më pas, në territorin e çliruar,gjatë një lufte ende të pambaruar të dytë botërore, u themelua teatri popullore maqedonas. Në maj të vitit 1947, formohet Opera. Në vitin 1949 themelohet Baleti.
Domethënë, në vitet më të vështira pas çlirimit të shtetit gjysmë të rrënuar, me shumicë të popullatës së analfabete, shteti ka formuar tre ndër institucionet më të rëndësishme kulturore.
Si bashkëkohoës i këtij shteti të pavarur maqedonas, anëtar i Kombeve të Bashkuara, ndonjëherë pyes veten se çfarë është formuar nga 1991 e deri më tani të një rëndësie të atillë për vetëdijen identitare maqedonase? Para pothuajse tetëdhjetë vjet, shteti ka arritur që për tre vjet të formojë teatër, operë dhe balet. E tani, si kurorë e paaftësisë, po i njëjti shtet, anëtar i NATO-s dhe kandidat për BE, nuk është i aftë qytetarëve të saj t’u japë dokumente personale.
Epo, edhe të okupuar të ishim, cilido pushtet i huaj të vinte, do të na jepte dokumente personale.
3 Gjatë këtij rrënimi të sistemit, ne bënim muhabete për qeveri teknike, ministra teknikë, zëvendës ministra, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, kryeministër të parë shqiptar, e pastaj festa, pranime, përshëndetje dhe urime…Sukses i madh, xhanëm – qeveri teknike. A thua se, harruam se çfarë disfate për demokracinë ishte vetë shpikja e konceptit të qeverisë teknike! Nuk mundeshim Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në t’i zbresim nga froni me qetësi, e SHBA-ja dhe BE-ja na shpikën që edhe në të ardhmen, kur dikush do ta robërojë shtetin, sado kudo të kemi kushte për zgjedhje të drejta.
Dhe ç’bëri kryeministri teknik Talat Xhaferi sapo u votua në Kuvend? Në fillim uroi Ali Ahmetin që po këndonte në një nga zyrat e qeverisë, ndërkohë që përreth tij burra të BDI-së incizonin veten duke pirë e duke tymosur. E pasta u largua me mercedesin nga zyrat në drekë në Sheshin Maqedonia, ndërsa u parkua para kafenesë, në rrugë këmbësorësh, kur është e ndaluar vozitja dhe parkimi. Njëlloj sikur banori i Haraçinës, që në vitin 2020 rreth Vitit të Ri me “bentli” voziste nga Porta Maqedonia nëpër tunelin e dritave të vitit të ri e bënte xhiro mes njerëzve rreth shtarëvanit në shesh…
Vallë, për këtë ishte e gjithë ajo dramë me “Pse jo”, “Pse jo” prej para katër vjetësh, ndriçimi special i Kalasë së Shkupit, flamujve shqiptarë, kravatat e kuqe, disktintivat e duart me shqiponja? Për këtë vallë i gjithë ky pompozitet? Që të mundet kryeministri i parë shqiptar të parkohet me makinën zyrtare në një vend të ndaluar dhe të tymosë në një zyrë ku duhanpirja është e ndaluar me ligj? Kjo paska qenë vallë esenca e “pse jo”-së? Çfarë është aq heroike në shkeljen e ligjeve?
Besoj se edhe për shqiptarët, ashtu si edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit, një koncept i këtillë i kryerjes së detyrimeve të një kryeministri, përkundër pritshtmërive kaq të sfrocuara – është relativisht zhgënjyes.
4 Ndërkohë, opozita e BDI-së ka shkuar në Kosovë në konsultime parazgjedhore me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Janë marrë vesh se si t’u qasen zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni.
Në zgjedhjet e kaluara në Maqedoni, partitë e shqiptarëve shkonin në konsultime në Tiranë. Tani shkojnë në Prishtinë.
Dhe pastaj hidhërohen kur u thua se sillen sikur ky të mos ishte shteti i tyre.
5 Ndërsa për VMRO-DPMNE-në kësaj here nuk dua të them asgjë. E çfarë mund të thuash për partinë më të madhe opozitare, e cila propozon ministra të saj në qeveri teknike dhe pastaj nuk i voton ata?