PASAPORTË DIPLOMATIKE

Kishim prokurore special që rrëshqiti për çanta dhe kauç, kurse tani kemi Komision antikorrupsioni që rrëshqit për kalimin e kufirit pa rend.

 1 Domethënë, mundeshka, në gjendje krize, siç janë tani zjarret e pyjeve, shteti t’i koordinojë në kohë të gjitha institucionet, që të bëjë një ndërhyrje efikase. Kaq shumë kemi humbur besimin në institucione, saqë kur ata e kyejnë punën për të cilën janë paguar, neve na vjen si surprizë. Domethënë, kanë mundur të koordinohen Qendra për menaxhimin e krizave dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpërtim, Qeveria dhe udhëheqësitë komunale, kryetarja e shtetit, policia, ushtria, shtetet e huaja që dërguan mjete ajërore për shuarje të zjarreve…
Në një shtet në të cilin as pesë-gjashtë institucione, ca shtetërore, ca komunale, nuk mund të merren vesh se kush ka përgjegjësinë për të kositur barin pranë rrugës dhe kush mban përgjegjësinë për të pastruar mbeturinat, me të vërtetë është mrekulli, e si të gjithë që në kushte normale bëhen jokompetentë, të paktën në krizë ia dalin që të koordinohen.

Do të jemi shtet normal kur këtë gjendje do ta mbajmë vazhdimisht, e jo vetëm gjatë kohës së krizës. Kur institucionet do të jenë të gatshme dhe të afta që të koordinohen edhe në kushte të normalitetit, ashtu që nuk do të mund të befasohen nga bota në janar dhe nga zjarret në korrik. Qytetarët presin që për paratë që japin si tatimpagues, të marrin shërbim çdo ditë, ndërsa politikanët të mos kërkojnë duartrokitje, për atë që është punë e tyre.

2 Epo meqë mundet, ka ardhur koha që Qeveria të pushojë s’u ankuari se si gjithçka qenka katastrofë, se si kanë vjedhur paratëe shtetit, se sa vrima kanë gjetur në buxhet…E dëgjojmë të njëjtën këngë me çdo ndryshim të qeverisë. LSDM-ja në vitin 2017 ankohej për situatën e shkretë që e la VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja. VMRO-DPMNE-ja në 2024 ankohet për atë që la LSDM-ja dhe BDI-ja. Secila qeveri arsyetohet se si pushteti para tyre ka qenë i keq. Vetëm BDI-ja nuk ankohet për qeverinë paraprake, por ankohet pse prapë nuk është në pushtet.
Zhgënjimet ishin të mëdha, nga LSDM-ja. Por premtimet ishin të mëdha, ato premtime që i jepte Hristijan Mickoski. Është normale që me aq shumë zhgënjimet të mëdha, dhe ndaj aq shumë premtime të mëdha, të mëdha të ishin edhe pritjet nga qeveria e re. Nuk mundet tani të bëjnë sikur nuk e kanë ditur se çfarë i pret kur shtyheshin me premtime.

Situatat paska qenë katastrofike. Të mos ishte katastrofike, nuk do të fitonte VMRO-DPMNE-ja, ndërkohë që LSDM-ja kaq bindshëm humbi në zgjedhje.

Qeverisja e LSDM-së dhe e BDI-së tashmë është histori. Dhe çdo ankesë e mëvonshme e qeverisë së re do të jetë një defokusim për diçka që kanë premtuar, e që nuk mund ta përmbushin.

3 Kryeministri Hristijan Mickoski udhëhiqte me delgacionin maqedonas në Samitin e NATO-s në Uashington, e më pas ishte edhe në Londër në mbledhjen e Bashkësisë politike evropiane. Të paktën për Uashingtonin mund të dëshmoj personlisht se nuk kishte kush të vërtetojë se “bashkëbiseduesit kishin mundësinë të shohin politikanë të tjerë…”, pasi ai me sukses i shmangte edhe gazetarët maqedonas edhe ata të huaj dhe jepte deklarata vetë.
Nga e ka përshtypjen Mickoski se të huajt brenda tij dhe në ekipin e tij me të vërtetë shohin “politikanë të tjerë që kanë ardhur me një plan të qartë dhe i mbrojnë interesat shtetërorë dhe politikanë që nuk janë të korruptuar”? Ndoshta ka qenë ashtu, por kur e di. Ne vetëm dimë se mes tyre ka dhe të tillë që kanë qenë të gjykuar për korrupsion, por që tani janë amnistuar.

Në fund të fundit, bashkëbiseduesit është dashur të thonë diçka për ta. E jo vetë të tregojnë se si u duken të tjerëve. Kjo duket sikur kur dikush do të zërë një dashnore dhe lëvdohet: Ç’a t’ju them, ç’a femre kam, djalë më të mirë se unë nuk ka pasur kurrë. Ndërsa ajo hesht.

4 Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) i dha afat prej 15 ditësh kryeministrit Mickoski që të tregojë dokumentet se udhëtimi dhe qëndrimi i djalit që e shoqëronte në Uashington dhe Nju Jork nuk është paguar me paratë e buxhetit shtetërore, por  me mjetet personale të familjes së Mickoskit, siç deklaroi Ministria për punë të jashtme.
Po edhe kryeministri i kaluar Dimitar Kovaçevski e çonte vajzën e vet në Romë, po edhe djalin dhe vajzën në Nju Jork dhe Uashington. Edhe ai thoshte se llogaritë fiskale për vajzln e tyre dhe djalin janë paguar nga buxheti i njëjtë dhe nëse duhet do t’i tregojë faturat. Por, asnjëherë nuk i tregoi.

E kush t’ua kërkojë? Ky Komision i antikorrupsionit, kryetarja e të cilit Tatjana Dimitrovska ka marrë pasaportë diplomatike nga MPJ, kurse gjashtë anëtarët e tjerë kanë dorëzuar kërkesë dhe presin.

E kush do t’i kapë nëse pasaportat diplomatike i përdorin për udhëtime turistike? Kush do t’i kontrollojë ata se si i keqpërdorin pasaportat diplomatike?

Pasaportat diplomatike i lëshon Ministria e punëve të jashtme. E çfarë nëse duhet që nesër këta anëtarë të Komisionit për antikorrupsion të hapin lëndë për ministrin e punëve të jashtme, nëse ka paraqitje për shpenzim joligjor të parave shtetërore? Pak rëndësi ka se kush. Dje ka qenë Bujar Osmani, sot është Timço Mucunski, nesër dikush tjetër. Kush do ta hapë atë hetim? Antikorrupsionerët të cilëve ky ministër u ka dhënë pasaporta diplomatike.

Ligjërisht, anëtarëve të Komisionit për antikorrupsion u takojnë pasaporta diplmatike sepse janë zgjedhur nga Kuvendi. Por, çfarë shembulli japin ata që duhet të jenë më të ndershmit dhe më pak të cendueshëm për t’u blerë? Anëtarët e përbërjes së kaluar të Komisionit për antikorrupsion nuk kishin pasaporta diplmatike e nuk kemi dëgjuar se dikush i ka ndaluar në kufi kur kanë udhëtuar zyrtarisht.

Kishim prokurore special që rrëshqiti për çanta dhe kauç, kurse tani kemi Komision antikorrupsioni që rrëshqit për kalimin e kufirit pa rend.

Udhëtojnë shumë. Shkojnë në trajnime kundër korrupsionit, të organizuara nga SHBA-ja dhe BE-ja. Çfarë i mësojnë në këto trajnime? Se duhet t’i sigurojnë së pari privilegje vetes.

5 Para dy-tri javësh, në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, në një lift për tre veta ishin bllokuar pesë, me gjithë ekipin e Ndihmës së shpejtë. I shpëtuan zjarrfikësit. Këtë javë, në Veles, në një lift për tre veta, janë bllokuar 12. Tetë të rritur dhe katër fëmijë. Përsëri ishin dërguar zjarrfikës që t’i shpëtojnë.

Mirë këta pesë që kanë arritur të hyjnë në një lift për tre veta, thua me vete, kanë bërë panik, ndihma shpejtë është në pyetje. Por, si ia dolën vallë që në lift të futen 12 veta?! Mirë fëmijët që i kanë futur disi, por tetë vetë në një lift për tre?

Maqedonia jo vetëm që është sërish krenare, pork a filluar t’i sfidojë edhe ligjet fizike.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира