PATURPËSI E VLEFSHME

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:156:"Qariqëkanëdeputetëtngapartiaështëshumëmëimadhseturpingafaktiseikakontrolluarpikërishtai,tëcilitijanëbesnikderinëvarr.

1 Nikolla Gruevski deklaroi që “Janeva është larg pritshmërive tona”. Epo normale. Me siguri Marko Zvërlevski është më afër pritshmërive të tij. Për shkak të asaj afërsie na erdhi Katica Janeva. Është normale që Janeva të jetë larg pritshmërive të tij. Me siguri nuk ka pritur që mu ai të jetë i dënuari i parë. Dhe atë, jo vetëm për disa shpulla.

2 Hajde, mirë që Gruevski ankohet prej Katicës, është e qartë. A keni dëgjuar ndonjëherë që ndonjë i dënuar të jetë i kënaqur prej një prokurori? Por, pse ankohen deputetët e tij prej prokurores speciale? Me mënyrën se si e sulmuan, sillen sikur ata të jenë më në faj se lideri i akuzuar. Nëse inçizimet që kemi dëgjuar kanë qenë të montuara, të ngjitura, të prera, atëherë pse e marrin aq personalisht punën  e PSP-së, e sillen sikur të ishin fajtorë dhe nën hetim? Madje edhe për gjëra që nuk i kishim dëgjuar te bombat. Mbrohen në mënyrë të flaktë, sikur të jenë ata fajtorët për gjithë të zezat e Maqedonisë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së e sulmojnë Katicën sepse ajo duhet të zbulojë dhe ta dënojë atë që i ka përgjuar. Vallë, u frikësuan se mos Katica e zbulon atë, për të cilën ata dyshojnë? Që shefi i tyre i ka përgjuar? E tani e sulmojnë Katicën, sepse puna e saj i përball me frikën e tyre më të madhe. Dhe turp. Që i ka përgjuar mu ai, të cilit ata i shërbejnë besnikërisht.

Sjellja e VMRO-DPMNE-së në Kuvend, tri ditët e fundit, me seancën e dëgjimit të Prokurores speciale, ngjason me versionin maqedonas të sindromës së Stokholmit. Kur viktima e rrëmbimit ndjen keqardhje dhe afrohet me rrëmbyesin.

Edhe pse, nuk besoj që është sindromë e Stokholmit. Besoj se bëhet fjalë për llogaritje të ftohtë bazore. Qari që kanë deputetët nga partia është shumë më i madh se turpi nga fakti se i ka kontrolluar pikërisht ai, të cilit i janë besnik deri në varr.

3 E kush flet këtu për turp? Kjo dukuri është fshirë nga vetëdija shoqërore. Mbani mend. Nuk kanë turp! Sepse janë të bindur që nuk duhet pasur turp. Dhe kjo është një nga trashëgimitë kyçe të sundimit të kësaj garniture. Nuk është turp të jesh i paturp. Jo vetëm që nuk është turp, por është sukses të jesh i paturp. Ata e ngritën paturpësinë në nivel të vlerës më të lartë.

4 Ndoshta, pikërisht për atë paturpësi si vlerë, iu vërsulën Katica Janevës se visheshka keq, qenka joelokuente dhe dhënka intervista vetëm për pyetje të porositura.

Kush i thotë këto? Partia, simpatizuesit dhe mediat afër liderit, i cili e anuloi debatin si përfitim qytetërues të demokracisë. Një lider që 10 vjet nuk ka dhënë intervistë pa pyetje të porositura. Dhe atë, jo vetëm mediave private kurton. Por edhe shërbimit publik të agjencisë mediatike shtetërore.

Prit, prit…

Për dhjetë vjet si kryeredaktor, në kohën e tyre, shumë herë më janë lajmëruar për të më pyetur: “Kush ishte ai gazetar ose gazetare që parashtroi pyetje?” Edhe atë, kanë parashtruar pyetje në konferencë shtypi. Se ata i ndaluan edhe pyetjet në konferencat e shtypit, nëse nuk janë të porositura. Nëse nuk besojnë, la të pyesin Katicën se çfarë ka dëgjuar në bisedat e përgjuara. Edhe unë mora një pako me bisedat e mia të përgjuara.

Ministrat e tyre nuk iu përgjigjen pyetjeve se si i harxhojnë paratë tona, madje as kur ua dërgojmë me postë elektronike. Ose përgjigjen me mesazhe në telefon me sharje dhe kërcënime. Nëse nuk besojnë, le ta pyesin Katicën se çfarë ka lexuar në mesazhet. Edhe unë mora pako me mesazhet e mia të inçizuara.

Për intervista të porositura flasin kolegjiumet e mia dhe mediat që publikonin intervista me pesë vazhdime me Gruevskin, e në secilin vazhdim ai ishte ndryshe i veshur. Aq e porositur ka qenë që nuk kanë pasur as kontakt personal me të që ta fotografojnë për rastin në fjalë. E pastaj, ato intervista fejton i ripublikonin me ditë të tëra nga qind herë.

Nga MTV-ja ka dalë material i pamontuar i një interviste të prokurores speciale dhe ka dalë edhe në YouTube. Dhe çuditemi për këtë? Në YouTube dilnin inçizime të masave të veçanta hetimore dhe atë, të inçizuara në kabinetin e Gruevskit, ndërsa prokurori publik Zvërlevski nuk reagoi. Aq është pritur nga ai. Mjaftueshëm që lideri të jetë i kënaqur.

Edhe elokuenca u bë temë për muhabet. E, për këtë ama, nuk kam hiç çfarë të them. Vetëm do ta përmend presidentin Gjorge Ivanov, i cili shtatë vjet me radhë as një“Mirëdita” nuk e ka thënë publikisht pa e lexuar njëherë në fletë. Edhe që e la Katicën tre muaj pa punë, se sakaq iu kujtua të falë 56 politikanë të dyshuar ose nën hetim për krim të rëndë.

5 Кaticën nuk e paguajmë që të jetë oratore. As manekene. Gjithsesi, aftësitë oratorike i pamë në Kuvend. E vetme kundër të gjithëve. Dhe shpresoj që do t’i shohim edhe në gjykim. Edhe krah gjykatësve “svarovski” nga tefteri i Gocës.

Katica është paguar që t’i zbulojë kriminelët që mund të dalin nga përmbajtja e bisedave të përgjuara. Dhe e paguar për të zbuluar se kush ka përgjuar kundër ligjit. Nëse jo Katica, atëherë një tjetër. Nëse jo kjo gjykatëse, atëherë ndonjë tjetër. Krimi nuk do të zhduket vetëm sepse prokurorja mban dantellë. Ose gjykatësja “svarovski”, për të cilën dëgjuam në bisedat e përgjuara se si e kanë zgjedhur, “ndoshta do ta ndërrojë anën”.

Qeveria nuk i ka vjedhur vetëm zgjedhjet. Na ka vjedhur paratë. Dhe shtetin. Dhe lirinë.

Kështu që, ai që do t’i burgosë dhe do t’i shtyjë të na i kthejë paratë mund të vishet si të dojë. Nuk duhet as të flasë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира