1Mirë, Pavle dha dorëheqje. Po të tjerët? Kjo është përgjigja e të gjithë funksionarëve të përzgjedhur dhe të emëruar të cilët vazhdojnë të tërheqin çamçakëzin rreth rastit Pavle Bogoevski. Herë, sipas tyre, dorëheqja e tij është “shastisje e publikut”. Herë “për t’iu shmangur përgjegjësisë penale”. Herë tjetër bëhej fjalë për “moral të rremë”.
Historia e Pavle Bogoevskit si deputet tashmë ka mbaruar. Nuk është më temë nëse Pavle si mbartës funksioni ka blerë drogë, apo sa dhe se për kë e ka blerë. Mirëpo, temë është se Pavle si mbartës funksioni e ka shkelur ligjin dhe ka dhënë dorëheqje. Dhe tani, duke mos u fshehur pas imunitetit partiak apo lajmërimeve budallalleske partiake të mëngjesit për përndjekje politike, do t’i mbartë pasojat e faktit që ka shkelur ligjin si çdo qytetar i zakonshëm.
Se a ka blerë substance, apo ka pranuar ryshfet, se a ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme, apo ka hapur dyer gjatë sulmit në Parlament, se a ka organizuar sulmin në Parlament, apo ka vjedhur gjatë zgjedhjeve, se as ka reketuar firma, apo ka porositur shuplaka apo ka organizuar në të zezë që të paguhet partia…Kjo tashmë nuk është subjekt i bisedës. Pasi Pavle dha dorëheqje nga funksioni shtetëror. Kjo në Maqedoni është ngjarje pa precedent, jo vetëm në jetën politike, por edhe në atë shoqërore. Me atë dorëheqje ai vendosi standard të ri të sjelljes morale te të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur, të cilët paguhen me paratë tona.
A e ka arritur dikush në Parlament, sidomos ata të VMRO-së që i lëshuan kthetrat e shqiponjës për të shpëtuar mandatin e deputetit të arratisur dhe të gjykuar Nikolla Gruevski atë standard moral? Pyetje e kotë, apo jo? Por, tani për çdo moralizim, thërritje për të mbartur përgjegjësinë dhe ankese para kamerave që të bëjnë, do të ketë vetëm një përgjigje: “Pavle dha dorëheqje. Po ti?”
2Tre të punësuarit në Ministrinë e punëve të jashtme që ishin përjashtuar nga puna sepse më 27 prill 2017 janë gjendur mes sulmuesve të Parlamentit, gjykata do t’i kthejë në punë. Dhe për më tepër duhet t’u paguhet edhe dëmshpërblim. Pasi, ata kanë qenë duke kryer punën e tyre gjatë ditës. E në mbrëmje kanë shkuar për të punuar kundër shtetit.
Mirë bre! Ç ‘duhet të gabojë dikush vallë, që ta përzënë nga administrata e shtetit? A ekziston një gradë e tillë e të gabuarit, e të shkelurit të ligjit, e të papunuarit, e paaftësisë…
Këta, të paguarit nga paratë tona, fillimisht kanë sulmuar shtetin. E kur i kanë dënuar pasi i kanë zënë, e kanë paditur shtetin. E tani – shteti duhesha t’u paguajë dëmshpërblim. Ku është logjika këtu? Ja që paska. Po aq sa ka edhe fakti se Kërsto Mukoski është pjesë e delegacionit shtetëror për festimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Romë. Do ta hapka derën edhe te papa. Aq sa ç’ka logjikë edhe fakti se Trajko Veljanoski, i dyshuar për organizimin e sulmit të Parlamentit, vazhdon të ketë certifikatë për sigurim. Jo vetëm që ka akses te hetimet që zhvillohen kundër tij, por edhe që do të jetë ai që vendos se cilët dy deputetët do të përzgjedhin se kush nga DSK e Sasho Mijallkovit do të kalojë në Agjencinë e re për siguri kombëtare.
E më logjikja nga të gjitha është se atyre që nuk do të kalojnë te Agjencia e re, do t’u gjejnë punë të re. Demek, nuk bëka për UDBA, por fati i tyre i përjetshëm është të jenë në punë shtetërore. Atëherë le t’i kthejnë edhe Hriston dhe Nexhbiun nga Greqia dhe le t’ju japin ndonjë punë shtetërore në përputhje me arsimin dhe kualifikimet. Me të vërtetë, cili vend i punës do të ishte më i përshtatshëm për Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin, të akuzuar si për përgjimin masiv jolegal ashtu dhe për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, nëse nuk mund ta kalojnë testin e të përzgjedhurve të Trajko Veljanovskit, e megjithatë të marrin rrogë shtetërore? Le të përmblidhen në Ministrinë e drejtësisë. Të punojnë si ekspertë të rasteve për ekstradime. Apo te Avokati i populli. Si ekspertë të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.
3Virusin e Zaevit për dhembshuri e ka marrë edhe kryetari Stevo Pendarovski. Ai pranoi ekip të ri në Kabinetin e tij, por nuk do t’i kërkuaka njerëzit që ka pranuar Gjorge Ivanovi. Pse? Po, pse?
Ç’kërkojnë në Kabinetin e kryetarit njerëzit që e këshillonin Ivanovin se si të bëjë amnesti të kriminelëve nga partia që e mbështeti si kryetar, se si ta stërzgjasë dhënien e mandatit liderit të shumicës parlamentare, se si të sillet më 27 prill, se si të refuzojë të nënshkruajë ligjet…?
Stevo Pendarovski lajmëroi se nuk do të kërkojë zyra kur do t’i ketë përfunduar mandati. Dhe se nuk do të kërkojë të ketë pension deri në fund të jetës. Aman ore Stevo, mos fillo edhe ti me populizëm. Jo, do të të japim zyra. Do të të paguajmë edhe pension. Ti vetëm largoi ata që i ndihmonin Ivanovit të shkatërronte Shtetin. Nuk duam më t’i paguajmë ata që punonin për shkatërrimin tonë. A të kujtohet se çfarë mund të ndodhte nëse do të kishte funksionuar plani për 27 prillin?
Dhe deri ku do të shkojmë me këtë praktikë? Jo vetëm deri te presidenti, por deri te të gjitha institucionet shtetërore. Do të pranojmë njerëz të ri që na duhen. Kurse të vjetrit, që nuk na duhen pasi nuk mund të punojnë, do t’i paguajmë.
Ajo fshesa për të cilën flisnin, thashë se ishte fshesë për të pastruar. Ajo paska qenë veç për të mbledhur plehrat në një vend.
4 Që në vitin 2001, kur shteti tentonte të shkatërronte ndërtimet e paligjshme në Tërpejcë në Ohër, UNSESKO paralajmëroi se trashëgimia botërore të cilën kemi nderin ta kemi po rrezikohet. Dhe ja – paralajmërimet u realizuan.
Në Ohër ka një kohabitim ideal të qeverisë dhe të opozitës me një konsensus për ndërtim të paligjshëm. Dhe për shkatërrimin e Ohrit nuk ka asnjë lloj justifikimi. Por, nuk ka as përgjegjësi. Tridhjet vjet askush nuk është përgjigjur. Askush nuk ka marrë padi penale. Asnjë nga ndërtimet e paligjshme nuk është rrënuar. E për momentin ekzistojnë 700 ndërtime të paligjshme. Qyteti tek tani do të fillojë të bëjë regjistër për ndërtime të paligjshme. Dhe do t’i shkatërrojë ato për të cilat është ngritur padi penale. Dhe kush paraqet padi penale? Çfarë bëjmë për ndërtime të paligjshme për të cilat nuk është ngritur asnjë padi penale, por ato vazhdojnë të jenë ndërtime të paligjshme? Apo janë vetëm fqinjët? Deri më tani, ndërtimet e paligjshme kanë qenë të padukshme, por që tani, përnjëherë për një muaj do të bëhen të dukshme.
Gjoja në UNESKO ka votues maqedonas, e ne do t’i mashtrojnë vetëm me çrrënjosje të palmave dhe lojë fjalësh. E ndërkohë, do të vazhdojmë të luajmë sipas ligjit të xha Nikollës.
UNESKO para dy vjetësh paralajmëroi se do ta vërë Ohrin në Listën e trashëgimisë më të rrezikuar të botës. Askush nuk e mori seriozisht. Faza e ardhshme dihet se cila është. Nëse edhe për dy vjet të tjera mbetemi vetëm te palmat, UNESKO do ta fshijë Ohrin nga Lista e trashëgimisë botërore.
Rrezatimi i Ohrit e mundi edhe UNESKON.
5Se si nga një ngjarje e bukur mund të shihet gjendja mentale e një populli u tregua në performancën e suksesshme të Tamarës në Eurovizion. Një njeri i zakonshëm do të hidhej nga gëzimi nëse, qoftë edhe për 40 min, ndërkohë që zhvillohej votimi, arrin të shohë shtetin e tij në vend të parë. Por maqedonasi shqetësohet. Çfarë do të bëjmë nëse fitojmë, dhe nuk kemi asnjë sallë.
A nuk është e vërtetë, se shumë mirë nuk është për mirë?
Përktheu: Fjolla Zllatku