PËRMES STOJKOS

Ç’gjetëm në rrugën tonë drejt BE-së? Ambasada ruse në Shkup të na rikujtojë me anë të një mesazhi në tuiter: “Para 80 vjetësh, më 18 prill 1941, Bullgaria, aleate e atëhershme e Gjermanisë fashiste, e ka sulmuar Maqedoninë."

1Agjencia shtetërore italiane e lajmeve Ansa publikoi se ndonjë i punësuar në një spital shtetëror në qytetin jugor të Italisë Katanxharo, 15 vjet me radhë nuk ka shkuar në punë e ndërkohë ka marrë rrogë. Ky person është akuzuar për tradhti, zhvatje dhe keqpërdorim të funksionit të punës, e ndërkohë ka marrë 538.000 euro për periudhën gjatë së cilës nuk ka shkuar në punë. Për rastin në fjalë, nën hetim janë edhe gjashtë menaxherë të spitalit.

Lajmi është lajm lokal, por kolegëve gazetarë u është dukur mjaft bizare sa për ta marrë e për ta publikuar në dhjetë agjenci dhe media të tjera relevante botërore.

Ndërkohë te ne 1.349 njerëz për 10 vjet me radhë nuk shkonin në punë e ndërkohë merrnin rrogë. Kurse ata na qenkan shqetësuar vetëm për një person në Itali dhe atë vetëm për gjysmë milion euro. Për më tepër, kanë hapur dhe hetim. Le të vijnë këtu. Mund të shkruajnë, jo një, por qindra lajme. Për 10 vjet askush nuk i kërkonte këta persona të shkonin në punë. Pastaj, ish ministri Damjan Mançevski i luste 3 vjet me radhë që të vijnë e në fund hoqi dorë si prej tyre, ashtu dhe prej politikës. Mirë që ua hapën një ministri të tërë që të strehohen, u shpikën zëvendës kryeministër, e madje të parë, po tani drejtori i Inspektoratit të tregut Stojko Paunovski ka dalë jangllësh sepse nuk ka ditur se ku t’i shpërndajë 35 personat që ia ka dërguar Artan Grubi. Të gjjitha paskan dashur të punojnë në qytete, atje ku Stojkos nuk i duhen. E për më tepër nuk kanë dashur që të dalin në terren, por të qëndrojnë të ulur nëpër zyra. Kursa Stojko thotë se ata nuk kanë as zyra dhe se nuk dëshiron t’i pranojë në punë që përsëri të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Po ai edhe duhet ta dijë, si drejtor i institucionit më kaotik shtetëror gjatë krizës së kovidit, se çfarë personash i duhen dhe për ku. E tani, mu ai është fajtor sepse nuk dëshiron t’u japë rroga që ata të mos punojnë. Përse? Sepse partia që ia ka dërguar listat për punësim ka luftuar për të drejtat e njeriut.

Po të drejtat njerëzore të atyre që paguajnë tatime që t’i sigurojnë rrogat e atyre që luftojnë për të drejtat njerëzore? Ato si sigurohen? Përmes Stojkos?

2 Nuk ka të bëjë me Stojkon kjo punë, por me pritjet e mëdha nga kjo qeveri. Dhe – proporcionalisht me pritjet – dhe zhgënjimet e mëdha. Deri më tani ishte kështu – Lëri, ata bëjnë budallallëqe, por nuk do të flasim për to, sepse nga ana tjetër bëjnë dhe punë të mëdha. Në NATO duhet hyrë, negociatat me BE duhen filluar, instalimet e VMRO-DPMNE-së në të gjitha institucionet shtetërore duhen demontuar, duhet kthyer reputacioni i mirë i shtetit ndaj shteteve të jashtme, duhet forcuar siguria e shtetit…
Por ja, për shembull, siç po afrohen zgjedhjet lokale dhe siç po ndizet debati rreth politikave urbanistike, kuptohet se zhgënjimi është i dyfishtë. Së pari, sepse LSDM në nivel lokal, jo vetëm që nuk i ndryshoi politikat e VMRO-DPMNE-së të cilat premtonte se do t’i ndryshojë, por edhe vazhdoi të na i shesë të njëjtat lojëra thjeshtake. Së dyti, nëse LSDM dënohet dhe VMRO-DPMNE-ja vjen në pushtet, do të jetë e njëjta gjë siç ishte para katër vjetësh. Nëse LSDM-ja nuk arriti t’i ndryshojë planet urbanistike, e ndërkohë kishte shprehur dëshirë që t’i ndryshojë, atëherë përse t’i ndryshojë ai që i ka sjellë këto plane? Do të thotë – nuk ka shpëtim nga kaosi urbanistik.

E pastaj, qytetaret dhe qytetarët do t’ua kenë fajin sepse nuk kanë dalë për të votuar, apo se kanë zhvlerësuar votën. Dikujt i ka ardhur në majë të hundës me Stojkon e me të gjithë të tjerët, sepse e kanë parë se qeveria nuk kupton se çfarë duan. E qeveria, në vend që t’i dëgjojë, zihet me ta. Në fund, do të thotë se ata që nuk kanë dalë në zgjedhje janë të papërgjegjshëm. Po, pse të jenë të përgjegjshëm njerëzit kur qeveria është e papërgjegjshme? Mirë që është e papërgjegjshme, por për më tepër hiqet si e pafuqishme.

3 Komisioni historik i Maqedonisë dhe i Bullgarisë ka ngecur në Mesjetë. Ardhmëria evropiane e Maqedonisë ka ngecur në Bullgari. Bashkimi Evropian ka ngecur në Maqedoni. Mendoj, Bashkimi Evropian është gjithsesi i ngecur, por Maqedonia tingëllon bukur si arsyetim.
Që kur nënshkruam Marrëveshjen kornizë në 2001, BE na premtoi integrim të përshpejtuar.

E pastaj, në vitin 2005, për herë të parë në rastin e Maqedonisë fitimi i statusit të kandidatit nuk nënkuptonte dhe negociata.

Në vitin 2008, për herë të parë nuk u pranua rekomandimi i Komisionit evropian për fillimin e negociatave.

Në qershor të vitit 2018, thanë se do të fillojmë negociatat në qershor të vitit 2019.

Në qershor të 2019 thanë se do të fillojmë negociatat në tetor të 2019.

Në tetot të 2019 thanë se do të fillojmë negociatat në mars 2020.

Në mars 2020 thanë se do të jetë në nëntor 2020.

Në nëntor 2020 erdhi vetoja nga Bullgaria.

Ç’gjetëm në rrugën tonë drejt BE-së? Ambasada ruse në Shkup të na rikujtojë me anë të një mesazhi në tuiter: “Para 80 vjetësh, më 18 prill 1941, Bullgaria, aleate e atëhershme e Gjermanisë fashiste, e ka sulmuar Maqedoninë. Dy muaj më pas nacistët kanë sulmuar BRSS. Lavdi e përjetshme për rusët, maqedonasit dhe ushtarët e tjerë trima që luftuan kundër murtajës nacionaliste. #Vdekje fashizmit.”

Kaq e pat dhe egoizmi i BE0së. Së pari i shkonin për shtat Makronit që t’u pëlqente nacionalistëve tanë. Pastaj Borisovit dhe Karakaçanovit. Epo, le të çuditen se si Rusia u ka hyrë në shtëpi.

Besa, edhe te ne ka hyrë. Por vetëm në ushtri, polici, gjykatë, prokurori, gazetari dhe Parlament. Dhe atë – vetëm përmes gjilpërës.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира