PO PRIBE, PI CIGARE?

Zaevi për dy vjet e mbante kokën në torbë, në mënyrë që ligji i parë që do të sillej pas procedurës urgjente të ishte reformë e ventilimit të tarracave në dimër.

PO PRIBE, PI CIGARE?

1Më vjen shumë keq që gjykatësja e ndryshoi sallën e gjykimit në Gjykatën e apelit në Shkup, ku gjatë këtyre ditëve po radhiten pothuajse të gjitha bishat më të mëdha të qeverisë së kaluar, në krye me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski. Më mungon disi prapavija e murit të çarë, para të cilit fytyrat e rëndësishme mbrohen që të mos shkojnë në paraburgim dhe luten që t’ua kthejnë pasaportat, duke u betuar se nuk do të largohen nga shteti.
Eh, çfarë imazh i bukur që ishte ai. Nuk mund të ndash mendjen, se a ta thërrasësh “muri i vajit”, pasi normalisht Maqedonia është toka biblike dhe vetëm një shprehje e tillë i përshtatet profetëve popullorë, të cilët PSP-ja i akuzoi se për 11 vjet na kanë vjedhur, na janë mashtruar e na kanë maltretuar. Apo ta quash “muri i gruevizmit”, pasi shfaq realitetin e trashëgimisë që na la qeveria e tij. Mur i çarë i gjyqit, por kështjellë e forte për mbrojtje të qeverisë së tij. U bë një vit e gjysëm që ai nuk është kryeministër, por akoma qeverit.

Mirë që qeverit, por edhe e bind gjyqin që jo vetëm qe nuk ka qëllim të largohet, por ka për qëllim të kthehet në qeveri. Më tragjikja është që kërcënimi i tij duhet të merret seriozisht. Rreziku i Greuvskit që të kthehet në qeveri akoma nuk është tejkaluar.

2Ndërkohë që i shoh zbatuesit e hidhëruar të krimeve të tij të shpikura, se si radhiten para murit të çarë që u bë simbol i qeverisjes së tyre, pyes veten ç’mendojnë vallë tani, që kur u realizuan parashikoimet? Pasi, nuk është se nuk e dinin se çfarë ishin duke bërë. Në fakt, ata e dine më së miri.
E dëgjuam Gordana Jankulloskën në një nga bisedat e përgjuara se si ankohet Zoran Stavreskit: “A

Ato ishin bisedat më të sinqerta që kemi dëgjuar. Por burgjet mbetën të parenovuara.

3Cilat janë shenjat që tregojnë se gjyqi nuk punon ashtu siç do të punonte po të ishte VMRO-DPMNE në pushtet? Asnjë. Gjyqi akoma vazhdon të punojë sipas defterit të Gocës. Dy ditë udhëtonte vendimi për paraburgimet e bashkëpunuesve të Sasho Mijallkovit nga Gjykata e apelit  tek Gjykata penale. 10 metra në ditë, pasi mes dy ndërtesave ka 20 metra.

Kur e shëtisnin Zaevin me pranga për “Glloball”-in, nuk e çonin në shtëpi të presë që Gjyqi Suprem t’ia vleftësojë ankesën. Kur e arrestonin Tomçe Kezharovskin, akoma edhe televizioneve ua ndanin filmimet, që të lëvdohen se si e tërheqin nga shtëpia e tij. Për Ljube Boshkoskin, më mirë të mos flasim fare. Dëgjuam për të, se si e kanë arrestuar. Dhe se si donin ta fshehin faktin se i kanë vënë pistoletë në gojë. E se di merreshin vesh për promovim në media për shtrirjen mbi pllaka dhe vendosjen e prangave pranë tualetit. Ata të patarinave të “Zimsko oko”, që më tepër se një vit qëndruan  në paraburgim, vetëm vendimin e Gjyqit Suprem prisnin. Dhe doktrorat e “Metastazës”. Edhe ata me artefaktet nga “Falanga 1 dhe 2”. Gjykata e njëjtë ishte edhe atëherë. Nuk ka ndryshuar.

Apo,  a mund ta paramendoni se ku deri më tani do të ishim duke kërkuar ata të Lagjes së Trimave, nëse për të hyrë në baraburgim, do të duhej të prisnin vendim të Gjyqit Suprem.

Ndërsa tani, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Greuvski ankohet që fakti se ai është dashur të nënshkruhet çdo javë në gjyq se nuk ka ikur nga shteti, paska qenë degradim politik.

Ndërsa rahja e Radmilla Sheqerinskës dhe tentimi për vrasje të Zoran Zaevit dhe Zijadin Selës në Paralment më 7 prill nuk qenë degradim politik. Apo tërhqeja dhe largimi i dhunshëm i deputeteve të lënduara dhe shtatzëna më 24 dhjetor të viti 2012. As ajo nuk qe degradim politik.

E dhunimet fizike? Po burgimet e atyre që nuk mendonin njëlloj? Po sulmet e porositura për gazetarët? Po mediat? Po inspeksionet për britmat e piskëllimat? Po helmimi i pubikut për 11 vjet, nuk është degradim politik, apo? Shkatërruan familje të tëra, shkatërruan biznese…

Ore, shkatërruan kapital njerëzor. Ata që vlenin ikën, e ata që kanë mbetur kërkojnë punë shteti. Njerëzit vetë morën pasaporta bullgare për jetë më të mirë. Me urrejtjen që u lindi ndaj çdolloj profesionalizmi, shkaktuan gjenocid intelektual. E as kjo nuk na qenkësh degradim politik. Ai është degradim njerëzor.

E pastaj, nëse me të vërtetë do të kishin dashur ta degradonin Gruevskin, do ta kishin degraduar.

4Shumë më intereson nëse kryministri Zoran Zaev për më shumë se dy vjet e mbante kokën në torbë, edhe të vetën dhe të gjithë familjes së vet, në mënyrë që ligji i parë për të cilin kërkohet që të sillet me procedure urgjente të ndërrohet me ligjin për cigare? Ku iu kujtuan këto hapa reformues? Kjo me siguri duhet të jetë “treshja” e planit reformues “3-6-9”.

Ndryshimi i Zvërlevskit nuk është aq urgjent, siç është tymosja. Mundet, eventulisht, ministria e Robert Popovskit të jetë më urgjente për ekipimin nga tymosja.

Grupi i deputetëve që kërkon ndryshim të ligjit shpjegon që arsyeja për këtë gjë është se qeveria e mëparshme ka dënuar disa mysfaritë për pirje të cigars në tarracë, ndëse të tjerë nuk i ka dënuar as për pirjen e cigares brenda lokalit dhe se nuk ka pasur inspektorë të ndërgjegjshëm.

Ja si është edhe logjika e VMRO-së. Nëse nuk mund ta zbatosh ligjin, nuk i dënon inspetkorët, por e ndryshon ligjin. E njëjta gjë vlen edhe për kafexhinjtë. Nëse nuk mund ta pengosh uzurpimin e hapësirave publike me najllona, e legalizon uzurpimin e tyre me mure.

Me po  të njëjtën logjike të VMRO-së, jepet edhe një statistikë Të krijuar për rastin në fjalë, E mbani mend se si përgjigjej Koce Trajanovski kur lëvdohej se në Shkup është rritur numri i turistëve. Në pyetjen “Sa?”, përgjigjej me: “Po, shumë.” Po kështu bëjnë edhe deputetë reformues për pirjen e cigares. Statistikat thonë që ka numër të zmadhuar të pirësve të cigares dhe të ardhura të zvolgëluara të kafeve por nuk thonë as se cila statistikë, as ku, as se kush e ka matur…

E mandje e zgjerojnë debatin për reforma, Rregullimi i pirjes së cigars nuk do të ndaloka këtu. Por në tarracat me najlonë që do të murosen, do të ketë edhe standard për vetilim . Ha, ha, haaa…Kush ventilon tarracë?

A bre, çfarë standardesh? Këta reformuesit e cigares si të mos jetojnë në Maqedoni. Madje vetë thonë se inspektorët nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm, Nuk mund t’i zbulojnë ndotësit, e do ta kontrollokan ajërosjen e tarracave.

Mirë, po Pribe, pi cigare?

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира