PRITE QOSETON

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:120:"Askushnukdotëtaketëfajin,nësedikushtjetërtizgjidhëzgjedhjet.Sepse,nesërdotëtëzgjidhëedhety.

    1 Si të mos kemi shkuar në shkollat e njëjta. Asnjëherë nuk na kanë mësuar se Goce Dellçevi e ka porositur Qoseton që përfundimisht ta zgjidhë dikë. Ne e lidhim Goce Dellçevin me një deklaratë, se: “bota e kupton si fushë për garë kulturore mes popujve”. Jo si fushë për luftë vëllazërore deri në zgjidhjen përfundimtare.

    Kush e di, ndoshta Nikolla Gruevski i di disa gënjeshtra për Goce Dellçevin që ne nuk i kemi dëgjuar. E kur, duke folur për Zaevin thotë që Goce do ta kishte porositur Qoseton që “t’i jepte fund historisë me një njeri të atillë”, e njëkohësisht kërkon t’i jepet vota që të sigurojë 63 deputetë, çfarë do të thotë kjo? Se edhe atyre që nuk kanë votuar për 63 deputetët e tij do t’ua çojë Qoseton “t’i japë fund historisë” me njerëzit e atillë?

    Vallë, Qoseto ka vozitur kamionin që shkonte pas Nikolla Mlladenovit? Goce Dellçev, vallë, t’ia ketë dërguar Qoseton Kosta Kërpazit, që ta torturonte deri në atë shkallë sa të vetëvritej.

    E tani, Gruevski dhe njerëzit e tij thonë që nuk ka qenë mirë i kuptuar në lidhje me Qoseton. Në shekullin 21, Qoseto do t’i kishte zgjidhur ata që nuk mendojnë njësoj dhe kundërshtarët politikë me fuqinë e stilolapsit. Tallesh? E dimë ne se ç’do të thotë Qoseto. Po edhe sikur të mos dimë, përmendorja me kamën dhe pistoletë në dorë i thotë të gjitha. Qoseto nuk qëndron para gjyqit Kushtetues me stilolaps në dorë. Është me kamë dhe pistoletë. I gatshëm të gjykojë. Të zgjidhë- një herë e përgjithmonë.

    Ky është përparimi real i demokracisë maqedonase. Në vitin 2016 të flasim për duka dhe rebelë. Dhe nuk është problem aq i madh që flasim për duka dhe rebelë. Por që, nga ato histori theksojmë gjënë që më së paku ka të bëjë me dukën dhe rebelin. Dëgjojmë për gjak dhe hakmarrje. Për betejën e fatit dhe “zgjidhjen” e atyre që nuk mendojnë njësoj dhe të kundërshtarëve politikë.

    Në vitin 2005 u bëmë shtet kandidat për BE. Në 2008 ishim aq të përparuar, sa që për pak do të na pranonin në NATO. Ndërsa në 2016 në indeksin e “Freedom House” ramë nga shtet pjesërisht i lirë në shtet jo të lirë.

    Nëse vazhdojmë me këtë dinamikë të zhvillimit, shumë shpejt do të kthehemi edhe më mprapa se 1991. Në kohën e Qosetos.

    Të premten, në 11 Dhjetor, ata që e kanë mirë, me siguri do të votojnë. Por, edhe ata që nuk e kanë mirë, e sidomos ata që kurrë deri tani nuk kanë dalë në zgjedhje, tani nuk mund t’ia lejojnë vetes të mos dalin.

    Ndoshta në 25 vjetët e fundit kanë mundur t’ia lejojnë vetes të mos dalin në zgjedhje. Ndoshta kanë mundur të lejojnë e të thonë: “Nuk më intereson politika.” Apo “Nuk kam për kë të votoj.” Apo “Të gjithë të njëjtë janë”…Mirëpo, asnjëherë deri më tani, zgjedhja nuk ka qenë mes jetës në një shtet të robëruar dhe me kriminalitet dhe jetës në një shtet të lirë.

    Merr përgjegjësi për të ardhmen tënde. Sepse vetëm një qytetar i përgjegjshëm mund të kërkojë qeveri të përgjegjshme. Por edhe ta pengojë nga llastimi.

    Nëse nuk e ke mirë, por nuk del për të votuar, atëherë përgjegjësia për pasojat është vetëm e jotja. Atëherë askush nuk ka për të ta pasur fajin nëse vazhdon të mos e kesh mirë. Askush nuk do të ta ketë fajin, nëse dikush tjetër t’i zgjidhë zgjedhjet.

    Sepse sot do të ti zgjidhë zgjedhjet. E nesër do të të zgjidhë edhe ty. Prite Qoseton.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира