PUSHKA E PARË

Mbushe, mbushe administratën – do të mbesim edhe pa shtet.

1 Eh, sikur ta kishin të gjithë vendosmërinë dhe bashkimin e kontrollorëve të fluturimit e të ngriheshim kundër punësimeve pariake të kuadrove të paafta nëpër institucionet shtetërore.
Për më tepër iu përshtat dhe data kur Qeveria negocionte për ta shtyrë grevën – Dita e ngritjes së popullit, 11 tetori. Rastësisht por fatmirësisht të na vetëdijësojë se na duhet një kryengritje e re qytetare. Jo si në vitin 1941 me sulmin e komplotit të administratës fashiste bullgare, e cila kishte okupuar Maqedoninë, por, siç do të kishte thënë Zoran Zaevi, me laps në dorë, le të organizohemi dhe ta çlirojmë shtetin që e kanë marrë peng partitë gjithkund ku ato kanë pushtetin, edhe në nivel qendror edhe në atë lokal. Komplotet tona bashkëkohorë janë ministritë, ndërmarrjet publike, agjencitë, komunat, ndërmarrjet komunale dhe institucionet e mbushura me kuadro të paafta dhe dembele, të cilat i përgjigjen vetëm partisë që i ka strehuar. Në fund të fundit, nuk është dhe aq problem që janë punësuar sipas partisë dhe etnisë. Le të jenë ashtu. Por, problem është se janë të paaftë, jokompetentë , dhe të papërgjegjshëm.
E mbi të gjitha këto, duhet edhe t’u dëgjojmë historitë e trishta për atë se sa të vogla i paskan rrogat. Epo, le të jenë dyfish më pak të punësuar, ashtu edhe rrogat do t’i kenë më të mëdha ata që nuk ia thonë dhe që mashtrojnë. Që kur janë të pakënaqur nga rroga e shtetit, le të shkojnë në kompani private, le ta tregojnë veten më shumë aty. Le t’i hapin bizneset e tyre. Në këtë mënyrë edhe ekonomia do të lulëzojë dhe gjithçka do të jetë më mire. Ama, thonë se kanë kredi për të kthyer dhe fëmijë për të shkolluar. Mos more! Se punëtorët në kompanitë private nuk paskan kredi dhe fëmijë për të shkolluar. Eja më vonë, shko më herët, merru vesh me shefin të bashkosh fundjavën me festë. Shkon në punë pa asnjë lloj përgjegjësie. Nëse e vonon lëndën – e vonon, nëse gabon- ke gabuar. Askush nuk të dënon, askush nuk të përjashton. A është dënuar, vallë dikush, për faktin se për tre vjet me radhë akoma nuk janë shtypur gjithë librat shkollorë?

Në Kontrollin e fluturimit ka pasur rast që të pranojnë grua në vendin e punës si portiere, në një shpallje që ka zgjatur tre ditë, duke pëfshirë këtu fundjavën. Ditën e parë që ka ardhur në punë, ka punuar si portiere, të dytën e kanë ngritur në detyrë si një farë referenteje dhe ditën e katërt ka marrë leje nga puna për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. Kjo do të thotë se partitë që na e kanë okupuar shtetin, janë fuqizuar kaq shumë, sa që janë të gatshëm ta rrezikojnë edhe sigurinë e komunikacionit ajror, vetëm që të blejnë votues me paratë tona të përbashkëta. Çmenduri e vërtetë – a thua se nesër ata ose familjarët e tyre nuk do ta përdorin avionin. Si e shkatërruan ndërmarrjen shtetërore “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut”? Mbushe, mbushe administratën e Hekurudhave, kështu tani nuk ka trena as për ata. Mbushe administratën në “Postën e Maqedonisë së Veriut”, e tani nuk ka postë as për ata. Mbushe, mbushe administratën në “Rrugët shtetërore”, e tani nuk ka rrugë të sigurta as për ata.

Shteti nuk mundet pa padministratë. Por, nga ana tjetër, cili shtet mund të durojë aq shumë jopunëtorë.

Mbushe, mbushe administartën – do të mbesim edhe pa shtet. A e kuptojnë partitë se të gjithë do të pësojmë nga kjo. Se do të vdesin si fillim ata që e mbushin buxhetin, pastaj edhe ata që e harxhojnë, sepse nuk do të kenë nga të marrin. Do të mbetemi pa shëndetësi, pa doganë, polici, ushtri, arsim….Firmat private luten për punëtorë. Fëmijët largohen. Dhe në fund do të mbeten vetëm pensionerët dhe administrata. Herët e vonë do të mbetsim edhe pa tokë sepse Komunat e dhanë tokën shërbimeve të ndërtimit, që të mund të ndajnë rrogat e administrates. E kur ata të shiten, nga do ta marrin rrogën? Shteti është i vogël.

Domethënë, këtë herë është me të vërtetë koha për kryengritje. Me laps, sigurisht. Por me një bojë cilësore. Jo me atë të Zaevit, e cila filloi të zbehet sapo LSDM dhe BDI e morën pushtetin. E as me bojën e VMRO-DPMNE-së, sepse edhe pas shtetë vjetësh jetojme me mjerimin e institucioneve që na i la qeverisja e tij. E ndërkohë Levica, përveç sharjeve, nuk ka as bojë për të ofruar.

2 Presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për TV Telma, tha se ai është i vetmi nga garniture aktuale politike që qe një vit flet se, pas votimit të propozimit në Kuvend , duhej të bëhej vlerësim se nuk ka shans të krijohet shumica e dy të tretës dhe thotë se ndryshimi i Kushtetutës duhet t’i lihet ndonjë shumice të ardhshme në Kuvend. Edhe pse, nuk e kundërshton atë se propozimi francez është i mirë.
Kur për një vit e gjysëm të njëjtën e thoshin edhe ata që kanë pak më tepër kontakt me realitetin, qeveria i etiketonte si antievropianë. Po tani, edhe Stevo Pendarovski, vallë, është antievropian? Nuk është, sepse ai edhe më vonë thotë se propozimi francez është i mirë. Edhe ministri i punëve të jashtme para dy-tri javësh për gazetën gjermane “FAZ”- tha: “Jam pothuajse i sigurt se Bullgaria do të formulojë kërkesa të reja.” Por edhe ai thotë se propozimi francez është i mirë.

Si mund të jetë i mirë kur është i pakrahasueshëm? Si mund të jetë i mirë kur neve nuk na kryen punë? Si mund të jetë i mirë kur ne mbetemi të ngecur dhe nuk shkojmë në BE?

3 Për çfarë ekonomie me rritje më të shpejtë kur të hymë në BE flet kryeministri Dimitar Kovaçevski? Kështu ka qenë kjo gjë. Në mbrëmje do të flemë si E përhitura, ndërsa në mëngjes do të zgjohemi si princesha, sepse BE-ja me shkop magjik do të na sjellë karroca të arta në rrugët me baltë. Norma e rritjes ekonomike këtë vit është llogaritur se është 1,8 përqind. I gjithë buxheti shtetëror shkon vetëm për rrogat e tyre dhe projektet e tyre të vjedhjes. Mund të flasim për ekonominë me rritjen më të shpejtë nëse nga minus një arrijmë në 0, ose plus një. Ose nëse i konfiskojmë të gjitha paratë e vjedhura nga politikanët dhe partitë dhe i investojmë ato në biznese të reja. Por, kjo nuk do të ndodhë. Ja, çdo ditë shohim se si ushtrive u vjetërohen veprat me Kodin e ndryshuar penal. Dhe kjo tashmë nuk është as lajm të cilit ia vlen t’i kushtohet vëmendje.

Si mund të mendojmë për 2030, që është viti për të cilin qeveria na siguron se do të hymë në BE, kur ne nuk kemi asnjë të mirë nga qeverisja e tyre tani në 2023.

4 Tashmë nuk është lajm se nuk voziten trenat nga Shkupi në Manastir. Dy herë brenda dy javëve është ndërprerë komunikacioni hekurudhor mes dy qyteteve më të mëdha të shtetit, sepse banorët i kanë ndezur arat, dhe kanë djegur dhe pragjet hekurudhore.
Por, ç’na duhet treni për në Manastir? Treni ynë është nisur drejt BE-së, dhe atë, në hekurudhën e shpejtë.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира