QERSHI DHE GJYKATËS

Mund të bësh 100 vepra të mira, por po bëre 3-4 budallallëqe…e pate – tashmë je i njëjtë si të tjerët.

QERSHI DHE GJYKATËS

1Eh, ç’paska qenë ky fat. Nikolla Greuvski zihej me Talat Xhaferin, ia vidhte kartelën për votim dhe e spërkaste me ujë që të ndalojë sjelljen e Ligjit të gjuhëve, kurse tani mu ai ligj do të përdoret për të shtyrë gjykimin mbi rrënimin e “Kozmos”-it dhe për ta vjetruar veprën. Para vetë fundit të procesit gjyqësor ku ish kryeministri është i pari që është gjykuar, një nga të gjykuarit e ndërroi avokatin. Avokati i ri ka kërkuar të shikonte lëndën. Por, meqë është shqiptar, ka thënë se nuk e di maqedonishten. Kështu, tani janë në pritje të përkthimit.

I arratisuri Gruevski është fituesi i çmimit të sivjetshëm të 13 nëntorit. Pikërisht në ditën kur para një viti doli në Fejsbuk me statusin: “Tani unë jam në Budapest”, iu vjetrua vepra për “pesë nga e tëra” kundër marrjes kundërligjore të çmimit për autostradat kineze. E tani jo vetëm që nuk do të gjykohet, por shteti do t’ia paguajë shpenzimet gjyqësore.

Po atë ditë, edhe gjykatëset kushtetuese Elena Gosheva, Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski dhe Osman Kadriu kërkuan t’u zvogëlohet përgjegjësia, e bashkë me të edhe dënimi në proceset kundër funksionarëve që kanë keqpërdorur para nga Buxheti. Kështu, jo vetëm Gruevskit, por edhe Mile Janakieskit, Gordana Jankulloskës, Elizabeta Kançeska-Milevskës, Bujar Osmanit dhe të tjerëve do t’u shkurtohej afati në të cilin vjetrohen veprat për të cilat janë akuzuar dhe gjykuar. Arsyetimi i gjykatësve kushtetues ishte se : “ministrat nuk e dinë se kur bëhen prokurime publike”, sepse “për to duhet të përgjigjen komisionet”, ndërsa arsyetimin më të qartë ligjor e dha gjykatësi kushtetues Jovan Josifovski duke thënë se “njerëzit po vuajnë”.

Sa të kalojë edhe kjo iniciativë  e Gjykatës kushtetuese, Gruevski jo vetëm që nuk do të përgjigjet për atë që ka bërë, jo vetëm që nuk do t’ia paguajmë shpenzimet për avokat, por do të duhet t’i paguajmë edhe kompensim për vuajtje, frikë dhe sëmundje shpirtërore, ndërkohë që ka testuar “Shengenin e vogël” duke kaluar nëpër disa kufij të Ballkanit Perëndimor pa pasaportë. Të presim të përvuajturin që të kthehet si hero, për t’u futur përfundimisht në betejën e pakursyer kudër korrupsionit për hir të sundimit të shtetit të drejtë.

2Zoran Zaevi kishte për të kryer një punë shumë të rëndësishme – të zhbllokonte procesin për qasje në NATO dhe BE. Por, faji i tij kryesor ishte se lejoi t’i ikte Gruevski dhe se nuk ia nisi menjëherë me reforma në gjyqësi. Besa, edhe partneri kryesor i koalicionit -BDI nuk ka për qëllim ta ndihmojë në këtë punë.
Tani, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve, është tepër vonë. Nuk ka të bëjë vetëm me integritetin personal të gjykatësve dhe prokurorëve, e pamë se ata nuk kanë turp. Për më tepër, çfarë mund të presësh nga gjykatës dhe prokurorë që kanë dalë nga defteri Gocës, përveçse herët a vonë të fillojnë të punojnë për ata që i vendosën në atë vend pune.

Shumë bukur që Zaevi po rrit rrogat, pensionet, që po vendos paqe me të gjithë fqinjët, që po fal e po kërkon falje duke përhapur optimizëm gjithandej. Por ajo që më së shumti zhvlerëson dikë në vetë vendin e tij është gjykata dhe administrata e partizuar. Sisteme të tëra shtetërore u janë dhënë drejtorëve dhe funksionarëve, të cilët, nëse nuk do të kishte ekzistuar partia, nuk do ta kishin merituar kurrë atë vend. Një portier në institucion shtetëror ndjehet i madh e i paprekshëm, e të mos flasim për zyrtarët e komunave që duhet të jenë ata që na kryejnë punë.

Qëndrimi i tyre ndaj qytetarëve është ky – unë nuk jam këtu për të të shërbyer ty, pasi unë i shërbej partisë sime. Nga kjo rrjedhin të gjitha zhgënjimet, të gjitha pritshmëritë e prishura, të gjitha komentet e mllefosura të cilat Zaevi i quan murmuritje dhe e tërë ajo letargji e cila të kaplon nga frustrimi se nuk ia vlen të luftosh për asgjë. Pasi ti përballesh me një drejtësi selektive dhe me një administratë e cila jo vetëm që nuk është e aftë, por është dhe arrogante. Ndërsa nga jeta jote kërkon edhe diçka më shumë nga liria për të shkruar në Fejsbuk.

3Qeveria nuk është e çalë vetëm ndaj opinionit publik, por edhe ndaj vetë punës së saj. Asnjë grusht qershish të infektuara në Shkup nuk arritën do të prisnin pa ngritur panik. Në kohën e Gruevskit priteshin edhe pemë të shëndosha që të mund të ndërtonte mrekullinë e tij – “Shkupi 2014”. Andaj, tani nuk mund të presh pemë pa shpjeguar paraprakisht atë që po bën. Si një njeri që ka ardhur në pushtet duke marshuar bashkë me njerëzit që i mbronin edhe pemët nga Gruevski, duhet fillimisht të vetëdijesohesh për nivelin e ndjeshmërisë që kanë këta njerëz.

Shikoni manipulimin me pensionet. Kur Gruevski dhe Zoran Stavreski lëvdoheshin për rritjen e pensionit për 500 denarë në mënyrë lineare dhe totalisht jashtë ligjit, duke qenë se këtë nuk e bënë me përshtatje të shpenzimeve dy herë në vit, të gjithë bënin foto, duartrokisnin, mbanin konferenca shtypi…Zaevi lajmëroi se pensionet do të rriten në mënyrë lineare për 700 denarë, por gjithashtu mbetet edhe shpenzimet dy herë në vit. Por tani thonë “eheee, sa për 700 denarë, mos i rrisni fare”. Për më tepër, edhe rroga minimale na qenka e ulët… Dhe ankohen se pse rrogat ua rrisin vetëm mjekëve dhe motrave medicinale…

Te ne është rrënjosur ndjenja se qeveria manipulon me interesat e qytetarëve. Veç kësaj, kjo ndjenjë është kombinuar me një mori lajmesh të pakontrolluara nga burime të panjohura informacionesh, shumica prej të cilave janë gënjeshtra. Është shumë bukur që njerëzit morën guxim dhe thanë në Fejsbuk të gjitha gjërat që i kanë shqetësuar për sa kohë, se më herët nuk guxonin as të bënin një “like”, e për komentim as nuk bëhej fjalë. Andaj edhe kemi luftuar, që të mund të thotë secili se çfarë i fle në zemër pa pasur frikë se do ta heqin nga puna, apo se nuk do t’ia punësojnë fëmijën, se do t’ia marrin kompaninë, do t’i dërgojnë inspeksionin apo se do t’i dëmtohet biznesi…Kështu bëhej para 3 vjetësh.

Ore, na përgjonin, hej! Përveç vjedhjes në zgjedhje me qëllim që të mbeten në pushtet përgjithmonë, krijuan një infrastrukturë që të vjedhin edhe shtetin. Vetëm kujtoni pak se çfarë bënë me Gjorge Ivanovin, intelektualin e verbër. Edhe tani arrijnë të shkaktojnë një zhurmë aq të madhe sa të na bindin se të gjithë janë njësoj.

Qeveria ka treguar kaq shumë paaftësi dhe paedukatë sa ka lejuar që perceptimi mbi ta të krijohej nga kjo VMRO-DPMNE e shkatërruar dhe e pareformuar. Me këtë gjyqësi as Mickoski nuk do të duhet të pastrohet me të shkuarën kriminele të partisë së tij. Mantra e tij partiake është – nëse jemi ne të korruptuar, janë edhe ata. Të gjithë janë të njëjtë. E kjo do të çojë te ky rezultat final – “Jo, nuk votoj, për inat.” Kurse nga strategjia “Kurto-Murto” përfiton vetëm VMRO-ja. E për më tepër kjo VMRO, të cilën e njohëm nga bombat. Vazhdon e njëjta VMRO.

4Me sa mend Qeveria propozoi Ligjin për mbledhje publike me atë të cilave u përpoq të kufizonte të drejtën kushtetuese për protestë, e tha se mund të protestohet nga ora 06 deri 23? Dhe atë, jo në afërsi të institucioneve shtetërore. A do të vinin vallë, ndonjëherë në pushtet nëse do të kishin protestuar vetëm nga 06 deri në 23?
Publiku është shumë i ndjeshëm ndaj pritshmërive të mëdha dhe zhgënjimeve ato sjellin. Mund të bësh 100 punë të mira, por po bëre 3-4 budallallëqe…e pate – tashmë je i njëjtë si të tjerët.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари