REPUBLIKA E KATËRT

Betja vazhdon në fjalimin e festës. Në realitet, janë të rinjtë tanë që e vazhdojnë betejën në shtetet që u ofrojnë mundësinë për jetë më të mirë.

1 Ftesat janë për fjalime festive. Zakonisht ato paraqesin një lloj të ardhmeje imagjinare. Do të jetë, do të bëjmë, do të shpikim, do të realizojmë…Pak a shumë, kështu apo ashtu, për 33 vjet me radhë i dëgjojmë të njëjtat fraza në fjalimet e udhëheqësisë shtetërore. Në fakt, realiteti nuk është aq i bukur sa ç’na e bëjnë politikanët në urimet e tyre festive. Motoja e festimit të sivjetshëm të Ilindenit është “Beteja vazhdon”. Kur e sheh se çfarë shteti ke, se si nga viti në vit gjatë këtyre 33 vjetëve nga shpallja e pavarësisë, vazhdimisht më duket se diçka po gabojmë në këtë betejë. Po luftojmë me vetveten. E deri më tani, po humbim me të madhe.

Gjatë këtyre ditëve isha në një festë në Ohër. Njerëz të miri, të hareshëm, të disponuar, të relaksuar, të mbledhur prej tre gjeneratave, gjyshe, gjyshër, prindër dhe fëmijë. Në një moment, u vetëdijesova se vetëm dhjetë prej nesh jetojnë këtu, në Maqedoni. Nga fëmijët, askush, e disa prej tyre, tinejxherë e student, mes vete flisnin në anglisht.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj të parë të Ilindenit tha se “beteja për të rinjtë është beteja për republikën e katërt maqedonase”.

Beteja vazhdon vetëm në fjalimet festive. Në realitet, të rinjtë tanë janë ata që e vazhdojnë betejën, në shtete të cilat u ofrojnë atyre mundësi për jetë më të mire. Këtu, ku shansin e marrin vetëm nga të bindurit e partive dhe mediokriteteve, nuk ka kuptim të harxhohet energjia.

2 Mund të debatojmë me Slijanovska-Davkovën sesa të realizueshme janë premtimet  e saj për “betejën e diturisë kundër paditurisë, shembullores përkundër mesatares, kreativitetit përkundër destruktivitetit”. Mund të debatojmë edhe për atë se sa partia, me mbështetjen e së cilës u zgjodh presidente, do t’i mundësojë asaj t’i realizojë ato qëllime. Por për dallim nga fjalimi i saj i presidentes që të paktën i prezantoi qëllimet e republikës së katërt, mbeti e paqartë nëse Hristijan Mickoski, në festën më të madhe shtetërore kishte fjalim parazgjedhor të tubimit partiak në Krushevë, apo si kryeministër, jepte llogari për 30 ditë Qeveri dhe e sulmonte opozitën se sa shtet të keq i ka lënë. Ka shumicë të madhe, Kuvendi mund të flasë gjithë ditën për këtë. Po të paktën për festë të kishte heshtur, të kishte mbajtur inatin në vete. A thua se ende nuk i ka fituar zgjedhjet.
Cilët janë ata të rinj,vallë, që do të kthehen në shtet pas këtij fjalimi të parë në ditën e Ilindenit nga Micskoski si kryeministër, si të ishte në kohën e traditave më të këqija të Nikolla Gruevskit, i cili përgjatë gjithë 11 vjetëve në pushtet, i shfrytëzonte fjalimet festive që të zihet me të gjithë dhe t’i kërcënojë? E nga fundi i fjalimit, si dhe tani Mickoski i Meçkin Kamen dhe Gruevski thërrisnin për vëllazëri dhe dialog, por sipas kushteve të tyre.

Beteja do të mbarojë me fitore vetëm atëherë kur festën më të madhe shtetërore do ta respektojnë, si qeveria ashtu dhe opozita. Ky është patriotizëm i vërtetë.

3 Ndërkohë që dëgjojmë mesazhe uruese për atë se si do ta evropeizojmë shtetin, drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave Stojançe Angellov dërgon apele deri te qytetarët: Mos ndizni zgarë në Ilinden. Në një shtet të evropeizuar, vetëm në korrik kemi pasur 765 zjarre.
Stojançe Angellov në një podcast për SAKAMDAKAZHAM.MK para disa muajve tha se ndezja e barishteve është çështje kulture, zakon i popullit tonë që vështirë të çrrënjoset.

E si mund t’ua shpjegosh këtë kulturë atyre dhjetë shteteve që u ngritën për të dërguar zjarrfikës, avionë dhe helikopterë që të na ndihmojnë në shuarjen e zjarreve? A e dini se te ne edhe ndezja e zgarës me të madhe në sezonin e zjarreve është pjesë e traditës? Gjithashtu, edhe ndezja e pyjeve dhe kallameve është pjesë e traditës për të vjedhur tokë për ndërtim.

Kultura dhe tradita e ndezjes së barishteve ndryshohet me ligje të rrepta që vlejnë për të gjithë njëlloj. Por mbi këtë traditë ka dhe një traditë tjetër edhe më të fortë – mosdënimi i ndezësve.

4 Koalicioni “Vlen”, që është pjesë e Qeverisë, komunikoi se ka nisur procedurë për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për shkencë dhe art në Maqedoninë e Veriut. Lideri i “Vlen” Arben Taravari publikoi në Fejsbuk se është veçanërisht krenar që “ne jemi një prej popujve më të vjetër të Ballkanit dhe në ADN-në tonë ndodhet inteligjenca dhe qytetërimi i një kulture antike”.
Aspak nuk më vjen mirë kur në shtetin tim në shekullin 21 ndonjë politikan, ministër i shëndetësisë, po madje dhe mjek më përmend ADN-në.  Për dallim prej Taravarit, zëvendësministri Izet Mexhiti ishte konkret dhe tha: Ka tre-katër akademikë, por nuk ka asnjë të punësuar në ASHAM, as edhe në kuzhinë. Nuk mund të më bindë dikush se nuk ka shqiptarë që mund të punojnë në ASHAM”.

Ndërkohë, asnjë prej kryesuesve të “Vlen” nuk e di se njëri nga dy zëvendëskryetarët e ASHAM është shqiptar- akademik Alajdin Abazi.

Mirë atëherë, le të hapim Akademi shqiptare të shkencave dhe arteve ku të mund të punësohet një shqiptar nga “Vlen” në kuzhinë. Se këta “tre-katër akademikë”, nuk janë aq të vlefshëm për “Vlen”-in, sa ai i punësuar në kuzhinë. Të kishin qenë të rëndësishëm, Mexhiti do t’ua dinte emrat.

Tetova nuk mund t’u sigurojë ujë qytetarëve të saj, por do t’u sigurojë akademi të shkencave. Qyteti i vetëm pa asnjë park, po ç’i duhet! Do të mblidhen nëpër laboratori dhe leximore, do ta humbin kohën në shkencë, nuk kanë kohë për piknik.

Ndërsa i dëgjoj këto budallallëqe të “Vlen”, që konkurron me BDI-në se kush do të jetë nacionalisti më i madh, gjëja e parë që më erdhi ndërmend është që kisha nderin dhe privilegjin që personalisht ta njoh akademikun dhe shkrimtarin Luan Starova. Çfarë zotërie që ishte! Kush e ka perceptuar atë si shqiptar apo joshqipar? Kush i ka vlerësuar 200 veprat e tij me AND-në e një prej popujve më të vjetër rë Ballkanit? Profesor, ambasador, anëtar nderi i Akadamisë shqiptare të shkencave, të asaj në Tiranë, jo të kësaj të Tetovës të Taravarit dhe Mexhitit. Eh, të ishte gjallë profesori Starova e ta kishim pyetur se cila kafe do t’i shijonte më tepër – nga ajo e bërë nga një kuzhiniere e “Vlen”, nga VMRO-DPMNE, nga BDI apo LSDM. Se as aty nuk arrin dikush aq lehtë, edhe për atë vend të duhet librezë partiake.

Tani për tani, kaq nga tema për republikën e katërt dhe vizionin e presidentes Siljanovska-Davkova për republikën që do të jetë e vëmendshme ndaj më të mirëve, inkluzive ndaj të ndryshmëve, solidare ndaj të cenueshmëve dhe e drejtë me të gjithë.”

5 Përderisa jam këtu në Ohër në pushim, me djalin tim vendosëm që në muzgun e ditës së Ilindenit ta valojmë flamurin tonë maqedonas. Ndërsa po e vendosnim në një bosht të impovizuar afër gardhit të oborrit, kaloi një turiste e Holandës dhe ndaloi të na ndihmonte pa ai kërkuar ne. Qëndronte e buzëqeshur dhe na e mbante flamurin që të mos e marrë era, ndërkohë që ne e përforconim. Nga ana tjetër e rrugës një i yni bërtiti: Nuk është ai flamuri jonë”.
Më erdhi t’i përgjigjem, t’i them diçka, por mbeta pa fjalë. A ia vlen të zihesh?

Betjea vazhdon.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира