ROLE CIVILE

U votua edhe një tjetër ministri. Kurse shteti, që pret datë për negociata me BE-në, nuk mund të menaxhojë ndezjen e kontejnerëve, thyerjen e stolave dhe parkimin në sheshin kryesor të kryeqytetit.

ROLE CIVILE

1 Nga lajmet tona veçojmë: Janë thyer stolat dhe shtëpizat, të cilat u rinovuan para 5 ditësh në parkun e Gazi Babës. Janë ndezur përsëri kallamat në rajonin e Strugës. Vetura që parkohen në sheshin Filipi i dytë te ura e gurit në Shkup, si dhe në zonën e këmbësorëve në rrugën Maqedonia në qendër të Shkupit. Keji i Vardarit u kthye nga një zonë për shëtitje në rrugë me trafik. Rruga për në Sonçev grad në Vodno u shndërrua në parking. Në Aeroportin e Shkupit është arrestuar një pasagjer që u kap duke pirë duhan në avion. Në Rrugën e Kaçanikut, në dalje të Shkupit drejt Kosovës janë mbledhur 20 kamionë me mbeturina. Aktorja Irena Ristiq dhe aktivistet e iniciativës cilive “Mos ji mbeturinë” (Не биди ѓубре) kanë mbledhur një thes të tërë me bishta cigaresh vetëm në zonën rreth Qeverisë. Për dy muaj, vetëm në qytetin e Shkupit janë djegur rreth 340 kontejnerë. Sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit rreth liqenit Rinia në rajonin e Velesit, që të nesërmen janë hedhur përsëri mbeturina të reja nga njerëzit e piknikut. 200 qese me mbeturina janë mbledhur në rrugën Ohër -Shën Naum…

Vetëm në rajonin e Shkupit në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur 550 zjarre. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se asnjëherë gjatë muajit mars nuk kanë ndodhur zjarre në mal dhe se
avionët kundër zjarrit zakonisht aktivizohen nga gushti e tutje. E gjithë Maqedonia po digjet. Strumicë, Manastir, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë, Prespë…Si bregu i liqeneve ashtu edhe malet. Si fushat, edhe pyjet.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë dënim. Si mund të ketë, kur askush nuk është kapur. E si mund të kapen, kur askush nuk kërkon fajtorin.

2Kryetarët e komunave ankohen duke thënë se nuk kanë fuqi. Shkruajnë statuse në Facebook “Deri kur kështu!?”MPB ankohet se nuk ka mjaftueshëm policë. Inspeksionet ankohen se nuk kanë mjaft inspektorë. Pushteti qendror dhe lokal ia kalojnë përgjegjësinë dhe kompetencat njëri-tjetrit. Kurse zyrat janë të mbushura me administratën shtetërore, të mbrojtur mbrojtur nga një parti ose nga një tjetër. Edhe bordet drejtuese janë të mbushura me fillestarë analfabetë, angazhimi i vetëm i të cilëve ka qenë ngjitja e pllakateve partiake dhe kujdestaria e telefonatave në shtab.

Po tani, çfarë do të bëjmë? Do të organizojmë, vallë, roje civile që të mund të mbrohet e mira publike? Qytetarë të vetëdijshëm kundër qytetarëve të pavetëdijshëm? E pas shembullit të Irena Ristiqit dhe klasës së kujdestares së Manastirit që ditën pasi kishte pastruar bashkë me nxënësit e saj, ia dogjën gjithë çfarë kishin mbledhur, të organizohen edhe roje civile. Të qëndrojnë nëpër ara, pyje, afër kontejnerëve, nëpër sheshe, parqe, dhe autostrada…Ç’tu bëjmë? T’i fotografojmë? T’i qortojmë? T’i turpërojmë? T’i skllavërojmë dhe t’i çojmë në polici? T’u bëjmë nevojën në prag të derës atyre që lënë qentë të kryejnë nevojën ku t’u teket dhe nuk mbledhin pas tyre. T’ua shpojmë gomat? Ne me gozhda, kurse ata kundër nesh me pushka. A nuk është kjo anarki?

Kemi 22 ministra. Tani u votua edhe një ministri tjetër. Do të jenë njëzet e tre ministra kur kryetari i ri do të nënshkruajë Ligjin. Kurse shteti, që pret datë për negociata me BE-në, nuk mund të menaxhojë ndezjen e kontejnerëve, thyerjen e stolave dhe parkimin në sheshin kryesor të kryeqytetit.
E pastaj themi, Makroni i ka fajet. Makroni dhe parlamenti holandez. Se, holandezët, që na i pastrojnë rregullisht parqet, kejin e Vardarit dhe zonën spitalore këtë vit nuk do të jenë aq diskretë. Panë se nga turpërimi nuk ka hajr, e ndoshta do të futet në lojë kamxhiku.

3E parë nga këndvështrimi i baltës ku po mbytemi– nga bashkësitë lokale e deri te ministrat – janë ose jokompetentë ose të pakualifikuar për ta menaxhuar këtë vandalizëm dhe joligjshmëri, vallë, si mund të merret PSP-ja me korrupsionin dhe krimin e organizuar në një nivel edhe më të lartë?
Ajo që më shqetëson mua tani është e gjithë kjo dramë rreth ligjit të PSP-së. Që kur miqtë e huaj, që na e shpikën PSP-në për t’u përballur me kriminelët tanë, na japin mbështetje për ligjin e ri, ai do të kalojë nëpër të gjitha idetë kreative të VMRO-DPMNE-së dhe të gjitha dinakëritë e BDI-së për të shpëtuar.

Nga ana tjetër, çfarë po bëjmë me përditshmërinë tonë, të cilën të huajt akoma nuk kanë vendosur të na e qytetërojnë? Edhe po të krijonim polici komunale, ata policë nuk do të ishin të vetëdijshëm se përse shkojnë në punë. Do të mendonin se arsyeja se pse ndodhen aty janë se partia ka gjetur një mënyrë për t’u siguruar rrogë shteti. Këta nga Amerika dhe BE-ja, vallë edhe për mbeturinat do të na shpikin institucione, inspeksione, policë, комуналци, kryetarë dhe këshilltarë specialë?

Pasi neve vetëm me fuqi speciale mund të na kthehet besimi te institucionet. Ndërsa këto të rregulltat do të vazhdojmë t’i paguajmë që të mund të mirëmbahet bashkëjetesa ndërpartiake dhe të mbijetojnë partitë. Përndryshe, kush do t’u shkojë në miting.

4Më 1 prill fillon fushata për përzgjedhje të presidentit. Jam pothuajse i bindur se toni i fushatës së VMRO-DPMNE-së do të jetë me po të njëjtën shpërndarje paniku, siç ishin fjalimet e përditshme drejt publikut dhe historitë për huntat, fatkeqësitë, shkatërrimet, turbullirat dhe sigurisht – për përndjekjet. Gjithashtu, me shpikje armiqsh, duke nisur nga kampet e emigrantëve dhe epidemitë e deri te ISIS-ië. Pasi nga kjo VMRO-DPMNE e pareformuar këtë mund të presim. Me britma histerike të na mashtrojë se kjo është një parti e pastruar nga mëkatet. Ndërkohë nuk ka kërkuar falje për 27 prillin, as për krimet e kohës në pushtet, as për shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriu me anët të përgjimit. Për gjithçka, kanë një justifikim, që fillon me : “Ama…”.
Pyetja është a do të ngjitet edhe LSDM-ja te kjo histeri, apo do të na ndryshojë muhabetin? Sigurisht, nëse pikësëpari do të ketë ç’të thotë. Pa thënë dhe ajo “Ama…”.

Përktheu Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира