RROGË AZILANTE

Edhe sa herë do të vdesë parodia në Maqedoni?

RROGË AZILANTE

1Ministria për punë të brendshme është përfshirë në procedurën parahetimore për incizimin e bisedave të qendrës së shërbimeve telefonike në Prokurorinë speciale, deklaroi zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski si një reagim urgjent, që kur prokurori special, Ljubomir Joveski zbuloi se nga 30 shtatori 2016 e deri më tani janë regjistruar bisedat e prokurorëve.
Nga Qeveria thonë se “përgjegjësia duhet të identifikohet dhe e konfirmuar dhe se duhet të ketë një zgjidhje efikase gjyqësore”.
Nëse MPB e drejton hetimin për regjistrimin e bisedave në Prokurori me tempon e njëjtë me të cilën e drejton hetimin në lidhje me arratisjen e personit të gjykuar, Nikolla Gruevski, atëherë them se qind për qind “përgjegjësia do të identifikohet”. Kurse, sa i përket “zgjidhjes gjyqësore”, do të bëhet dhe ajo ndonjëherë. Ose ndoshta asnjëherë.

2A do të vazhdojë MPB të drejtojë paralelisht të dy hetimet – hetimin për arratisjen e Gruevskit dhe për regjistrimin e telefonave fikse të prokurorëve – apo do të duhet që të fokusohet vetëm te prokurorët, sepse kjo punë paska qenë “mbetje e së kaluarës”? Kurse Gruevski tashmë ndodhet në të ardhmen. Në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Nuk e kuptoj tërë këtë nxitim për të zbuluar se kush është fajtor për arratisjen e ish kryeministrit. Gruevski është në vend të sigurt. Fitoi azil, u dërgua kërkesa për ekstradim në Budapest, edhe gjykata në Shkup e gjykoi me paraburgim. Herët a vonë, do t’i mbërrijë edhe rroga e parë prej deputeti azilant në llogarinë e tij. Dhe atë rroga e plotë, pasi nga 7 nëntori ka qenë në punë në Parlament, ndërsa ditët e arratisjes, grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ia ka arsyetuar mungesën.

Pagesa e rrogës së parë prej deputeti në azil është një prej arritjeve të demokracisë kosmodisk të këtij shteti dhe legalizmit të tij. Tingëllon qesharake, por ama funksionon. Gjithçka sipas ligjit shef.

Edhe LSDM po fillon t’i ngjajë VMRO-DPMNE-së. Kanë kaluar tre javë nga arratisja e Gruevskit nëpërmes katër kufijve, ndërkohë që hetimi ka mbërritur vetëm deri te zbulimi se para se të ikë ka blerë tuta dhe pizhame dhe ka pyetur për kushtet e burgut. Demek, këto paskan qenë idetë e tij për t’i humbur gjurmët. Si more? Me 230 eurot që nxori në shtator ka blerë, valllë, pizhmet? Dhe, ç’i qenkan dashur pizhame të reja? Që ta fillojë jetën e re në burg? Vallë, te pizhmet paska arritur hetimi? Apo ndoshta, kaq paskan arritur të shpikin.

Të gjitha këto histori janë shumë interesante. Vetëm ta dimë si iku. Dhe kush ishte përgjegjës për këtë.

A nuk i rritën kriteret e përgjegjshmërisë në MPB, kur e hoqën nga pozicioni atë, të cilit ia vozisnin vajzën me xhipin zyrtar në Greqi, pasi e kishte dëmtuar buxhetin e shtetit për 50 euro? Por kur ikën krimineli më i kërkuar – askush nuk thotë asgjë.
Hungaria është më efikase te dhënia e azilit, nga sa është Maqedonia në zbatimin e hetimeve policore se si mund të ikë një kryeministër i gjykuar nga policë profesionistë. Kush e di, mbase sepse Hungaria është anëtare e BE dhe NATO-s, ndërsa Maqedonia nuk është.

3Ministri i transportit Goran Sugareski thotë se nuk mund ta ndalojë ndërtimin e shumëkatsheve në qendrën e Shkupit karshi hotelit “Holiday Inn”, pasi toka shtetërore është shitur për 300 euro metri katror në përputhje me ligjet. Atëherë kur një kompani ndërtimore e KOM, pa asnjë të punësuar dhe zero denarë në llogari, blen tokën e shtetit për 2,3 milionë euro, kuptohet se Gruevski është akoma këtu. Duke blerë parcela. Për një çmim qesharak. Sepse Qeveria e Zaevit nuk i ndryshon ligjet e Gruevskit, të cilat u sollën jo për të mbrojtur interesin publik, por që elita pushtetare të blejë sa t’i dojë qejfi. Blerësi i tokës shtetërore në qendër të kryeqytetit ndoshta edhe ka ndryshuar. Ndoshta edhe jo. Por, parimi gjithsesi mbetet i njëjtë.

4A keni parë se si duket tani parkingu karshi hotelit? Besa, ai edhe kur ishte i rregulluar dhe me pagesë, ishte kaotikë, por ama tani është një tmerr i vërtetë. Në Parlament mbahet seanca mbi ndotjen dhe kush e di se sa para kanë harxhuar për elaborate kundër ndotjes, kurse ndërkohë në qendër të Shkupit makinat parkohen njëra mbi tjetrën, nxjerrin tymin e dynjasë, nuk mbajnë asnjë lloj rregulli dhe bllokojnë njëra tjetrën…

A ka shtet këtu, apo jo? A ka pushtetk, a jo? Vallë, kaq më të rëndësishëm e keni interesin e ndërtuesve privatë se sa interesin publik? Cili shtet normal dhe cili pushtet komunal apo i qytetit do të kishte lejuar një gropë të tillë të zezë në mes të qendrës së Shkupit? Epo, më shumë rregull ka në fshatin më të vogël se sa në qendër të Shkupit. Qeveria, duke nisur nga ministria e transportit e deri te kryetarët e Shkupit dhe të komunës Qendër, ose nuk duan të merren me punën e tyre, ose nuk kanë kapacitet për të bërë më shumë. E madje, kanë edhe arsyetimin e tyre: “Gjithçka sipas ligjit, shef”.
5 Mes lajmeve të rregullta për arratisjen e Gruevskit dhe diku mes raporteve për pajtimin dhe ndotjen, si një brejking njuz u paraqit titulli “Zëvendës kryeministri Hazbi Lika pas shtatë muajve filloi të shkonte në punë”. Epo, super. Tani mund të shfrytëzojë kafeterinë e qeverisë pa u dashur t’i numërohen vaktet. Edhe drekat dhe darkat do të mund t’i paguajë nga karta zyrtare, sepse tashmë ka arsyetim për të shpenzuar paratë tona. Pasi po shkon në punë.
Edhe për sa kohë do të vdesë parodia në Maqedoni?

6Aq sa u shokova nga vdekja e papritur e shkrimtarit Goran Stefanovski, po aq u shokova edhe nga fakti se dikujt i pengon që dëshira e tij e fundit kishte qenë t’i hidhej hiri në liqenin e Ohrid. Ai njeri i fali Maqedonisë vepra të një pasuria kombëtare. Madje ndërsa ishte gjallë e krahasonin me Shekspirin. Kurse në Fejsbuk u hapën debate të tëra nëse hiri do ta ndotë liqenin e Ohrit apo jo!?
Eh, kjo është Maqedonia. Thjeshtësia. Ajo thejshtësi që në shekullin e 21 po e dëmton rrezikshëm identitetin tonë. Nuk e dëmton as Greqinë, as Bullgarinë, as Serbinë, as platformën Tiranike, as BE-në, as NATO-n…Kjo është një ligësi autentike dhe thjeshtake që e mban Maqedoninë të burgosur dhe të izoluar. Këtu përfundon historia e mbrojtjes së identitetit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари