RROTA E FATIT

Çfarë vijon? Do t’i matin në shtëpi me kondicioner? Apo do t’i flladitin në Hallkidiki?

RROTA E FATIT

1Në 2006 e largët, diku nga fillimi i epokës së gruevizmit, këshilltari i Komunës së Qendrës nga VMRO-DPMNE, Vlladimir Bahçovanovski, pas shfrytëzimit të krejtësishëm  të rendit të ditës në seancë, nën pikën të ndryshme ka sugjeruar që Komuna të fillojë procedurë për vendosjen e përmendores të Aleksandrit të Madh. Sipas vlerësimeve të këshilltarit vizionar, përmendorja do të kishte kushtuar 200.000 euro.

10 vjet më pas dhe 12 milionë euro më pas, përmendorja e Aleksandrit të Madh quhej Luftëtar mbi kalë, dhe të shoqes së këshilltarit, Monika Bahçovanovska, i ra të gjykojë nëse do të ketë paraburgim për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale Publike.

Siç tha Nikolla Gruevski – “Rrota rrotullohet”.

2Në 11 vjetorin e gruevizmit, Nikolla Gruevski zbuloi që VMRO-DPMNE është sulmuar.
Po. Është e sulmuar. Por, prej brenda. Nga vetë Gruevski dhe klika e tij. Dhe kjo nuk është prej dje. Por prej së paku prej vitit 2008. Dhe tani, i përballur me frikën se do të përfundojë në burg, lideri bën përpjekje patetike që të bëjë barazim:

Gruevski = VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE = Maqedoni

Që do të thotë, Gruevski = Maqedoni

E, në emër të partisë tregon se “mëkati ynë është që për 11 vjet të tëra ishim në mbrojtje të interesave shtetërorë dhe kombëtarë”.

Më kot përpiqet Gruevski të na zërë të gjithëve, e në veçanti njerëzit e vet, me patetikë. Mëkati i tij më i madh është që kanë vjedhur. E jo që e kanë mbrojtur shtetin. Gjysmë milionë njerëz janë shpërngulur ndërkohë që Gruevski dhe klika e tij e re “e mbronin shtetin”. Ky, vallë të jetë mëkat i vogël?

Le t’i kujtojmë arsyet se pse nuk kishte nevojë të formohet fare Prokuroria Speciale publike. T’i hetojë krimet e nxjerra nga bisedat e përgjuara. Kështu, nuk duhet tani Gruevski të na tregojë se cili ka qenë mëkati i tij. Mëkatet e tij i kemi dëgjuar.

Dhe kur i drejtohet anëtarësisë së tij me thirrje të dëshpëruar “VMRO është sulmua”, çfarë pret, vallë? Ta mbrojnë nga vetja e tij? Të harrojnë që, ndërkohë që ata i shërbenin besnikërisht, ai edhe ata i ka përgjuar që t’i kontrollojë? Që të mund të vidhnin vetëm ata të cilëve do t’ua lejonte?

Për më tepër që, në bisedat që i dëgjuam, kemi parë se si Gruevski dhe njerëzit e tij kanë qenë në mbrojtje të Maqedonisë. Me gjithë provizionet kineze, me gjithë mercedesat, me gjithë hendekët, me gjithë shuplakat, me gjithë fletushkat që zhdukeshin, e njerëzit e vegjël që mbahen dorë për dore dhe votojnë, me gjithë orientid, çokollatat për të çmendurit që nuk kanë bukë për të ngrënë, me gjithë rrjedhjen nëpër këmbë, me gjithë atë Maqedoninë verore…Duke përfshirë dhe defterët e gjykatësve që tani duhet t’a gjykojnë Gruevskin edhe të atyre që rrumbullaksonin se janë “tanët”.

3Në adresimin e tij para më të afërmve, Gruevski publikoi që “konsturktiviteti të cilin disa e quajnë lëshim, në veprimtarinë tonë përfundon sot”.
Se, deri dje paskan qenë shumë konstruktivë. Duke filluar nga 24 dhjetori, 2012. E me përfundim në 27 prill, 2017. Nga aq konstruktivitet të madh, madje edhe dyert e Parlamentit i hapën. T’ua mundësojnë dhunuesve që të hyjnë e t’ua thyejnë kokat deputetëve të shumicës.

Çfarë dëshiron të na thotë Gruevski? Që sulmi i organizuar i Parlamentit në 27 prill ka qenë konstruktivitet. Ndërse njerëzit e vet e kanë konsideruar si lëshim. Me siguri që kanë pritur të dalin e t’i vrasin rrugëve të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

4Atë natë pas fjalimit të liderit ndaj një nga demonstruesve, një prej tyre në pyetjen se pse, i tha të gjitha: “Do t’i masim. E kush e ka më të madh, do t’i japin shpërblim”.

Por, jashtë është vapë, dielli djeg, e matja mund të dalë e çrregullt. Për këtë, demonstruesit vendosën që të vazhdojnë me protestën por jo në rrugë, por duke ndenjur në veturë. Me të vërtetë – këtë nuk e ke askund në botë.

Çfarë vijon? Do t’i matin në shtëpi me kondicioner? Apo do t’i flladitin në Hallkidiki?

5Kaluan tridhjetë ditët e para nga Qeveria e Zaevit. Kaluan më shumë se gjashtë muaj që kur në mbrëmjen e 11 dhjetorit, 2016, Zaevi publikoi se “rrëzuam regjimin me laps”. Ndërsa Qeveria zihet me lajmërime se me drejtorët të vendosur nga Gruevski, VMRO-DPMNE akoma po qeveris. LSDM është më konstruktive me VMRO-në se sa VMRO-ja me vetveten.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира