RRYMË PËR TË GJITHË

Nuk duhet të kursejmë rrymë. Nuk mundet shteti t’i dënojë paguesit e ndershëm për shkak të pandershmëve që nuk paguajnë. Vetëm policia le t’i kapë vjedhësit dhe – s’ka dimër.

1 Qeveria shkoi në negocime me Haraçinën, me banorët dhe kryetarin janë marrë vesh që të lejojnë të hyjnë ekipe të EVN-së dhe t’ua ndërpresin rrymën atyre që janë lidhur në mënyrë të paligjshme. Për pagesën e faturave do të flasin në ndonjë fazë më të vonshme për negociatave. Hajde tani, pa politikanizëm, pa fyer se kush është nacionalist, e kush kosmopolitan, pa përzier në këtë histori shqiptarë, maqedonas dhe të gjithë të tjerët në Preambulën e Kushtetutës, të përpiqemi me fjalë të thjeshta të përshkruajmë se çfarë ka ndodhur në Haraçinë, që kur e gjithë komuna mbeti pa rrymë për shkak të mbingarkesës së stacioneve të trafikut, për shkak se paska pasur shumë lidhje në mënyrë të paligjshme, e ndërkohë EVN-ja ka pasur frikë që të hyjë dhe ta rregullojë defektin. Në një shtet që është anëtar i NATO-s dhe shtet që seriozisht po përgatitet për negocime me BE-në, Qeveria negocion me banorët e një fshati që t’i lejojnë ekipet e EVN-së të vijnë me ndihmën e policisë, që t’ua ndërpresin rrymën atyre që nuk paguajnë, në mënyrë që ata që i paguajnë të kenë rrymë.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se është e vërtetë se në Haraçinë ka humbje të rrymës, por edhe në komunat tjera ka situata të ngjashme. Ai thotë se “vjedhja e rrymës elektrike është vepër penale, por kjo nuk është problem i vetëm një kompanie por i sistemit që duhej ta zgjidhte këtë punë”, dhe shtoi se “në çdo komunë ka dikush që nuk i respekton regulativat”, për këtë “do të kërkoj edhe nga MPB që të veprojnë në të gjitha komunat ku ka humbje të mëdha të energjisë elektrike”.

Që kur s’qenka vetëm Haraçina, kjo është lehtësuese. E pse në Haraçinë nuk futen dot ekipet e EVN-së? Te ndërtesa ime kur vijnë njerëzit e EVN-së që t’i kontrollojnë matësit, nuk vijnë me polici. E njëjta edhe për ata që na kontrollojnë ngrohjen. Pse duhet të harxhojmë kuadër të shtrenjtë e të trajnuar policor që të mbledhë të hollat komunale? Dhe përse Qeveria kur e thotë këtë gjë në televizion pret që ne ta pranojmë si sukses? Për më tepër do të hapim dhe diskutim se sa johumane paska qenë që t’i ndërpritet rryma atij që vjedh nga unë. Ja, lotë po më rrjedhin ndërkohë që i paguaj faturat dhe kujtoj fatin e vështirë të vjedhësve të rrymës.

Mirë, të paktën EVN-ja ka ekipe të rrymës, e veç edhe policia u mungon që t’u ndihmojë. Dhe ja, në këtë rast shteti do t’i ndihmojë një firme private që t’i mbledhë të hollat e faturave. Por, kush do t’i ndihmojë shtetit që t’i paguajë tatimet e tij? Vallë, sërish do të hyjnë negociues ndërkomëtar në Haraçinë, si në 2001?

2 Është krejt normale që shteti t’i japë Komunës së Haraçinës një milion euro që ta rregullojë kanalizimin, sepse jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është njerëzore që në këtë shekull, në mes të një Evrope të zhvilluar, dikush të jetojë pa kanalizim. Por, a është normale që në shekullin 21 shteti në atë komunë të mos kërkohet asnjë denarë nga tatimi i pronës? Nga e di shteti se atje ka disa prona të qytetarëve që kanë nevojë për kanalizim, kur për këtë gjë nuk ka evidencë? Ndërkohë qytetarët kanë qeveri të përzgjedhur në mënyrë demokratike, e cila nëse do të ishte e kualifikuar, që atëherë ku shteti nga buxheti i dha gjysmë milion euro, që t’i kenë për harxhime ndihmë, mund të bënte të paktën një sistem për të paguar tatimin e pronës. Do ta bënin vetë kanalizimin, nëse Komuna do t’i kish paguar tatimet.
Kryeministri i mëparshëm Zoran Zaev në mars 2021 deklaroi se :”atje ka shpeshherë reagime të dhunshme kur kërkohet pagesa e tatimit të pronës dhe duhet të vihet rend”.

Nëse unë rrah koleksionistin a është kjo “shprehje e dhunës” apo do të vijë policia që të më arrestojë? Dhe është shumë human dhe liberal mendimi se me historitë se haraçinasit megjithatë kanë kontribuar shumë për komunën pasi kanë hyrë shumë para nga gurbetqarët. Atëherë, le t’i pyesin familjarët që jetojnë në Zvicër se çfarë do t’u ndodh atje, nëse nuk i paguajnë faturat e rrymës. Apo ata që jetojnë në Gjermani, nëse guxojnë të mos paguajnë tatim. Nëse të zënë në Suedi se si nget “porshe” në një zonë këmbësore në shesh, mesiguri do të të shpallin për të çmendur dhe do të të marrin në mjekim. Për më tepër kur të zbulojnë se ke një makinë të shtrenjtë, e nuk ke bërë asnjë pagesë, do të të arrestojnë pa u shkrepur syri. E Qeveria me siguri nuk do të merret me njësitë speciale për të zgjidhur punën me ata që nuk paguajnë. E askush nuk do të debatojë nëse ndërprerja e atyre që janë lidhur në mënyrë të paligjshme është nacionalizëm apo jo.

3 Totali i rrymës që është harxhuar duhet të paguhet. Meqenëse humbjet që i evidenton EVN-ja si rezultat i vjedhjes së rrymës janë barrë e qytetarëve që paguajnë, pasi në këtë formë llogariten faturat përfundimtare, le ta zgjidhë tani MPB problemin me krizën energjetike që po na kërcënohet këtë vit.
Bekteshi, që të bashkëndjejmë me haraçinasit, tha se ka humbje edhe në Kumanovë 16,2 përqind, në Tetovë 10,7 përqind, në Gostivar 19,3 përqind, në Kërçovë 12,1 përqind, në Shkup 19,6 përqind.

Domethënë, është e thjeshtë. Pse të kursejnë banorët e qyteteve ku paguhet rryma? Nuk duhet të kursejmë rrymë. Nuk mundet shteti t’i dënojë paguesit e ndershëm për shkak të pandershmëve që nuk paguajnë. Ky është nacionalizëm. Ato janë para. Nuk duhet të kursejmë. Vetëm policia le t’i kapë vjedhësit dhe – s’ka dimër. E nëse duhet të kursejmë, le të kursejmë për vete, e jo që ata të cilët nuk paguajnë, të vazhdojnë të mos paguajnë.

4 Zëvendëskryeministi Bojan Mariçiq duhet urgjentisht të formojë një ekip të Haraçinës për negociatat me BE-në. Ky ekip duhet të negociojë për çështjet më të vështira, nga Bullgaria e deri te pakoja e çështjeve fundamentale. Është mëkat që ky kapacitet negociues të haraçinasve të shkojë dëm në këto momente kyçe të shtetit drejt BE-së.
Atë që kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se “praktikisht ne paraqesim një shoqëri e cila është Evropa në formën e një mëhalle, ku një nga gjuhët zyrtare është gjuha rome. Apo, a ka shtet tjetër në Evropë ku gjuhë zyrtare është dhe gjuha vllehe? Kështu që, ne si shoqëri nuk e kemi problem t’i vëmë bullgarët në kushtetutë. Problemi është se Bullgaria nuk e pranon popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, ndërsa BE-ja këtë gjë e ka pranuar si vlerë.
E hajde tani të mos bëhemi budallenj kur flasim për këtë temë, e të fillojmë të justifikojmë. Përbuzjen që po na e bën BE-ja me Bullgarinë do të jetë shkak i tensioneve të brendshme që do të pasojnë.

E fakti se jemi “Evropa në një mëhallë” nuk ka lidhje me atë kur flasim për praktikat korruptuese të harxhimit të parave publike. Duke filluar nga parkimi në mjediset lokale, sjellja e planeve urbanistike dhe shitja e parcelave shtetërore, e deri te keqpërdorimi i qasjes deri te paratë publike përmes tenderave të prokurimeve publike, ne jemi ende shumë larg Evropës. E kjo rregullohet shumë lehtë, pa u dashur dikush nga BE-ja të ta bëjë kapitull të negocimeve, nëse ka dëshirë dhe nëse nuk duhet t’ua shpjegosh atyre me të cilët ndahet fitimi nga ndarjet korruptuese.

Përktheu: Fjolla Zllatku 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира