S’MË PLAS

Ç'të duhen bullgarët në Kushtetutë kur nuk mund të shpëtosh 130 persona të sëmurë?

1 Ky do të jetë ministër për këtë, ai ministër për atë, ky vend ministrie do t’i bjerë kësaj partie, e vendi zëvendësues asaj, e pastaj vendet drejtoriale do t’i ndajnë ata dhe këta…Lajme nga rubrika “S’më plas”. Vërtet, a e ka të qartë qeveria se tashmë s’na plas fare se kush do të jetë ministër i ri? Se mos ka rëndësi se cila parti do ta marrë, le të themi për shembull Ministrinë e Drejtësisë, kur sido që të jetë drejtësi nuk ka. Se mos ka rëndësi se kush do ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë, kur shëndet publik nuk ka.

S’më plas për pazarin e tyre.

Pse? Sepse na duhet kryeministër që do të shfaqë inat dhe zhgënjim se sistemi nuk funksionin kur dikush vdes ngase shteti nuk i ka siguruar ilaç, dhe dikush që do të thotë se kjo gjë nuk do të përsëritet. Na duhet kryeministër që do të thotë: kam bërë këtë dhe atë, kam bërë kështu dhe ashtu, dhe kjo nuk do të përsëritet.

Nuk na duhet ministër i shëndetësisë i cili pas vite e vite protestash, takimesh dhe lutjesh të 130 të sëmurëve nga fibroza cistike, do të thotë se “i detektuam nenet e tre ligjeve që duhet të ndryshohen”. Çfarë bëri ministri përveçse që i detektoi nenet e ligjeve? Mos e mblodhi shërbimin profesional, mos shkruan diçka, mos propozuan ndryshime, mos i vendosën gjë në procedurë qeveritare dhe të Kuvendit ato ndryshime? Vetë Ministria ka detektuar se nga 130 të sëmurët e fibrozës cistike, tetë janë në gjendje kritike. Siç e thotë edhe vetë fjala – janë kritike, nuk kanë kohë për të pritur.

Nuk na duhen as deputetë që, edhe atëherë kur erdhën ligjet në Kuvend nuk do të mblidheshin për t’i votuar. Do të bënin të mençurit me njëri-tjetrin, do të numëroheshin mes vete, mblidhuni nëse keni shumicë, për inat nuk ju erdhëm në sallë…Do të duhej në çdo nen të ligjit që duhej të votohej të shtohej edhe nga një fjali me të cilën do t’u jepeshin privilegje të reja, e vetëm kështu deputetët do të mblidheshin për punë. E vini re, apo jo, se ne as nuk kemi Kuvend? Më kot i paguajmë. A e kujtoni se kur u mblodhën deputetët? As në seancë deputetësh nuk shfaqen më – aq mërzi e kanë punën.

2 Kur dilnim në votim, votuam për dikë që të qeverisë, e jo që të bëjë pazare.
Mirëmëngjes Dimitar Kovaçevskit, që pas një viti si kryeministër thotë se “kështu funksionon shteti ynë, më saktë, kështu nuk funksionon shteti ynë”, duke kritikuar “burokracinë e cila në mënyrë të frikshme mendon se pse diçka nuk duhet bërë, asnjëherë nuk mendon se pse diçka duhet bërë dhe nuk ka asgjë kundër asaj që t’i presë njerëzit të vuajnë”.

Asgjë nuk na vlen pranimi i tij se “burokraci nuk janë njerëzit nga planeti tjetër, burokraci jemi të gjithë ne dhe ka ardhur koha që të përballemi me këtë”.

Kush të përballet? Ata 130 vetë të sëmurë nga fibroza cistike që me vite e lusin shtetin që t’u sigurojë ilaç për mbijetesë? Të sëmurët nga kanceri, për të cilët nuk ka ilaçe të hemoterapisë, përditë përballen me këtë gjë në Klinikën e onkologjisë. Secili prej nesh, çdo ditë, në këtë apo atë mënyrë, në këtë apo atë rast, përballemi me burokracinë e papërgjegjshme.

Por burokraci nuk jemi të gjithë. Ju jeni burokraci.

Pothuajse tetë vjet kanë kaluar nga protesta e parë ku kërkohej drejtësi. Nuk dilnim “çdo ditë në 6” që pas tetë vjetësh në qeveri kryeministri të thotë “kështu nuk shkon më”. Çdo ditë dilnim në protesta që më mos të ketë qeverisje me të cilën na rrezikohet jeta.

Ndërsa LSDM-ja me gjithë kapacitetin e saj është hedhur për të bërë pazar. Gjithë muajit – Taravari, maravari, Bordi qendror, Zyra ekzekutive, është takuar ky, do të hyjë ai, do të dalë ai tjetri, e nëse diksh nuk i fiton vendet e kërkuara do të rrezikohet e gjithë perspektiva evropiane e Maqedonisë. Drama të përmasave evropiane, e besa edhe euroatlantike.

Shumica e re do të qenka “për reforma, politika evropiane dhe integrime në BE”. Më shumë kohë harxhuan që ta shpikin emrin e pazarit, sesa që punuan diçka me të vërtetë.

Në fund të fundit, nëse pazari është për BE-në, a do të ketë ilaçe? Ç’të duhen bullgarët në Kushtetutë nëse nuk shpëton dot 130 të sëmurë?

Le të kujtohen revolucionerët e atëhershëm që fituan vende udhëheqëse në qeveri se si atëherë pyesnin “se kush do ta marrë përgjegjësinë” dhe premtonin se “nuk duhet lejuar që diçka e këtillë të përsëritet”. Shumica prej tyre që atëherë luftonin për drejtësi tani janë në pozitën për të ndryshuar diçka. Me vite qëndrojnë në institucione që duhej t’i bënin ndryshimet: Kuvend, Qeveri, ministri, këshille komunale, ndërmarrje publike, agjenci, firma shtetërore, organe rregullative…Po këta janë njerëzit që gjithmonë kërkojnë arsye se pse diçka nuk  mund të bëhet, në vend që ta bëjnë.

Por, çfarë ka ndryshuar në jetesën e përditshme, përveçse se është hidhëruar kryeministri?

3 Mirë, ka edhe një ndryshim tjetër shumë të rëndësishëm – fjalët “bullgar” dhe “fshist” nuk mund të qëndrojnë bashkë në një fjali, sepse nuk janë në përputhje me eurointegrimet, reformat dhe politikat ekonomike.
E kështu, ministri i punëve të jashtme Oliver Spasovski duke shënuar 79-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Hristijan Todorovski-Karposh, në Facebook shkroi se “në një ditë të ftohtë shkurti 1944 Karposhi vdes nga plumbi fashist i armikut”.

4 Kjo tingëllon mjaftueshëm politike për të qenë në frymën e fqinjësisë së mirë. Kush ka qenë armik fashist i partizanëve maqedonas në 1944? Nga ka ardhur plumbi nga ai cili ka vdekur Karposhi? Thënë më mirë, në një ditë të shkurtit të 1944, Hitleri ishte duke bërë një natë beqarie në një oborr të Bavarisë dhe ngaqë festonte se do ta merrte Eva Braunin për grua, u deh, mori pushkën dhe ia shkrepi në mënyrë të pakontrolluar në ajër. Nga të shtënat e Hitlerit një plumb i i shkoi Karposhit dhe ja – për bela tani edhe ky incident i parëndësishëm mund të paraqitet si pengesë për integrimet në BE. E besa, edhe për reformat dhe për politikat ekonomike të shumicës së re parlamentare.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира