1 Zëvendësministri shtesë për punët e brendshme Mitko Bojmacaliev është zënë në mes të natës në kalimin kufitar Bogorodica që ta presë personlisht kamionin me 140.000 formularë për pasaporta. Ministri teknik për punë të brendshme Pançe Toshkovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, duke dashur edhe më shumë ta theksojë skandalin e mungesës së pasaportave, nuk po zbret nga televizori, përhap propaganda të VMRO-së dhe shkakton konfuzion shtesë te qytetarët me numra dhe formularë, hetime interne, vonesa në nxjerrjen e pasaportave, edhe pse qytetarët janë fotografuar vjet në dhjetor. Ndoshta është normale që ky zëvendësministër shtesë nga LSDM-ja, i caktuar që të kontrollojë ministrin, të publikojë se në shtet ka mbërritur një numër i konsiderueshëm i formualrëve që deri diku të amortizojë mllefin ndaj LSDM-së. Por, nuk e kam aspak të qartë se pse duhej të fotografohej mu në kufi kur tashmë ka shkuar që ta përshëndesë kamionin. E në fotografitë shihet akoma edhe raportim nga komandanti i kalimit kufitar, muhabet me polecat e në fund – sanduiç për kamionxhiun.
E mirë, do të thotë dikush, nalet sanduiçi, nalet edhe përshëndetja policore dhe raportimi, por i gjithë publikimi në rrjete sociale vallë, ishte i shpikur nga dikush tjetër, apo nga vetë ai? Tani nuk do të më çudiste që, pas pritjes solemne në kufi, të vijojë edhe pranim solemn i pasaportave në depot e MPB në Shkup. E pastaj ministri Tishkovski personalisht ta verifikojë praninë e tyre duke numëruar formularët. Nuk do të më çuditste edhe nëse VMRO-ja e qeras shoferin me një vakt të ngrohtë përkundër sanduiçit të ftohtë të LSDM-së. Ore, shtetësi le t’i japë.
Por më së shumti mi vret sytë ajo fjalia nga komunikata zyratare të MPB se kjo ka qenë “demonstrim i konceptit – MPB për qytetarët”.
Më nxjerr nga takt kur sërish e sërish më vërtetohet se qeveria dhe partitë, në fakt jetojnë në realitet paralel, duke menduar vetëm për vete, të vetëkënaqur në rehatinë e tyre dhe ashtu herë-herë, para zgjedhjeve do të hedhin ndonjë parullë se janë për qytetarët. Demek, kanë bërë përpjekje shtesë. E ndërkaq paguhen për këtë,pikërisht nga qytetarët tatimpagues… Për kë është Ministria e financave, nëse jo për qytetarët? Për kë është Qeveria nëse jo për qytetarët? Është e dënueshme me ligj nëse punojnë kundër qytetarëve.
Dihet se për kë është– çdo ministri për qytetarët e saj. Me këtë Qeverinë teknike, edhe më keq. Qytetarët janë të ndarë varësisht nga ajo se cilës parti i takon ministri apo ministri shtesë.
Ky partizim brutal i shtetit jo vetëm që e nxori në sipërfaqe paaftësinë e kuadrove partiake që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, por nga e para tregoi se nuk u bëhet vonë për qytetarët.
2 Në shfaqjen “në shërbim të qytetarëve” u përfshinë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së Brane Petrushevski dhe Mile Lefkov. Janë nisur në mision diplomatik në Bullgari, përmes kalimit kufitar në Dellçevë, që të vërtetojnë se mund të udhëtohet me pasaportën e vjetër dhe vetë kanë incizuar. Kanë arritur që ta kalojnë kufirin por – me pasaportë diplomatike. Të paktën ata mund të nxjerrin pasaportë diplomatike. Për atë nuk duhet të marrin në telefon dikë që kurrë nuk e ngre telefonin dhe për ta ka gjithmonë termin për t’u fotografuar. E për më tepër, nuk u duhet të presin rend në aeroport, apo në kolonë në kufi bashkë me qytetarë të tjerë nën shërbimin e tyre. Se veç për këtë punë u shërbejnë pasaportat diplomatike.
Veç kësaj, shumë do të doja të di se sa nga deputetët maqedonas, krahas pasaportës së zakonshme dhe asaj diplomatike, mbajnë me vete edhe pasaportë bullgare. Dhe edhe më tepër do të doja të di sa nga ata që do të na shfaqen në listat për zgjedhje të deputetëve kanë pasaportë të ndonjë atdheu rezervë. Që të dime se si të sillemi ne që jemi këmbëngulës dhe që kemi mbetur vetëm me pasaportë maqedonase.
3 Kjo puna me VMRO-DPMNE-në e cila që tani e sheh veten si fituese në zgjedhje, nuk është sepse kjo parti ka ofruar diçka më të mire nga ajo që kemi parë në kohën e Nikolla Gruevskit. As se ka ndonjë arritje.
Thjesht, LSDM-ja nuk e shfrytëzoi shansin historik. Ishin në opozitë 11 vjet. Dy herë u rrahën në Kuvend. Në vitin 2012, qeveria e VMRO-DPMNE-së u thoshte deputetëve se do t’i nxjerrë nga salla si lecka. Në 2017 erdhën për t’i vrarë. Dhe kur në 2017 ia dolën dhe pa një numër të mjaftueshëm të deputetëve, me ndihmë ndërkombëtare të formojnë Qeveri, e lëkundën besimin deri në atë pikë, që tani na sollën në situate ku VMRO-DPMNE-ja të na flasë për demokraci, sundim të së drejtës, të akuzojë për partizim, vjedhje dhe korrupsion…
E çfarë bëri LSDM-ja? I amnistoi kriminelët e lartë me ligj. Dhe dëmshpërblim do t’u pagujmë. Për më tepër të VMRO-së do t’u bëjnë moral. Jo, nuk i votuam ne ato ligje. I votoi vetëm LSDM-ja.
E meqë po i paguajmë deputetët që të miratojnë ligje të këtilla palighjde, do t’ua pagajmë edhe harxhimet gjyqësore atyre që deputetët liruan.
Hej, përjetuam që për lirinë e mediave të na flasë VMRO-ja, ata që të vinin në ballinë, që fiknin rrymën e televizioneve dhe që i përgjonin gazetarët. Dhe ata nuk janë njerëz të rinj, që nuk i njohim. Janë të njëjtat personazhe nga rrethi më i afërm i Gruevskit.
E ç’është më tragjikja, VMRO-DPMNE-ja nuk ka faj për këtë.
4 BDI –ja nisi fushatën se ka ardhur koha që të keni një president shqiptar.
Ju lutem mos përhapni tension se maqedonasit nuk duan shqiptar për president.
Maqedonasit nuk duan kriminel. As shqiptarët nuk duan kriminel. Të gjithë që renditen në Kushtetutë nuk duan kriminelë. Kjo është më e rëndësishmja. Por pyetja është,a mundet kjo parti ta realizojë këtë.