1 Epo, hajde për hajër e paçim ditëlindjen e Goce Delçevit, që do ta festojmë sëbashku me bullgarët në 4 shkurt. Filloi viti i dytë me optimizëm rreth zgjidhjes së çështjes me Bullgarinë dhe heqjes së vetos për fillimin e negocimeve me BE, me takime intensive katërditore të qeverive maqedonase dhe bullgare në Shkup dhe Sofje. Po lind një shpresë e re.
Atje, në Kuvend, Krili Petkovi sërish u thotë se “temat rreth minoritetit maqedonas janë absolutisht të palejueshme”, e se do të jetë në kërkim të bullgarëve të shtypur në Maqedoni, se qeveria bullgare nuk do t’i pranojë 11 gjykimet e Gjykatës për të drejta njerëzore në Strasburg për të drejtat e maqedonasve në Bullgari, ndërkohë që ne do të duartrokasim se kinse ia ka nisur mbarë puna me rastin e festimit të përbashkët.
Eeee, sa festonte Zaevi me Borisovin. Gjithçka festonin, e në çdo festë putheshin e përqafoheshin. Festuan edhe për një gjeneral bullgar nga luftrat ballkanike në Dojran. Shën Kirili dhe Metodi me vite tëra i festojmë bashkë në Romë. Vjet Radevi, madje edhe Pendarovskin e voziste me avion bullgar në shenjë festimi.
Ama, qeveri e re aty, qeveri e re këtu. Kurse ky festimi i përbashkët, truk i vjetër. Kjo na solli deri në heqjen e vetos për BE-në. Me çfarë, vallë, është çuar përpara puna, që ne të kemi shpresë të re? Kishim pesë shantazhe, e tani janë katër!? Do të ketë përparim atëherë kur Bullgaria do ta çlirojë rrugën tonë drejt BE-së. E ndërkohë, grupet e përbashkëta të punës le të vazhdojnë të takohen në kornizat e raporteve miqësore gjatë kohës së negocimeve për akses.
A thua se problemi që kemi me Bullgarinë varet nga festimi për Goce Dellçevin.
Më mirë, pse nuk i festojmë përvjetoret e të gjitha vetove bullgare për Maqedoninë.
Bashkë.
2 Statusi shtet-kandidat për BE-në na e dhanë në dhjetor 2005, kur kryesues i BE-së ishte Mbretëria e Bashkuar.
Në shkurt të vitit 2008, kur kryesues ishte Sllovenia, Bashkimi Evropian fitoi partneritet për akses, e Maqedonia duhej të fillonte negocimet në 2009 gjatë kohës së kryesisë çeke, në fillim, e pastaj edhe asaj suedeze.
Në mars 2019, gjatë kohës së kryesisë rumune të BE-së, fituam “një datë të qartë si kristali” për fillim të negociatave në qershor. Mirë ama, Makronit iu tek që të kërkojë metodologji të re të zgjerimit, e kështu e mbërritëm edhe kryesinë kroate të BE-së në 2020.
Më pas, Gjermania e cila kryesonte me BE-në në gjysmën e dytë të 2020, ishte e bindur se në dhjetor do t’i fillojmë negociatat. E kështu erdhi vetoja e parë bullgare.
Pas Gjermanisë, në 2021 i erdhi radha edhe Portugalisë. E madje shpikën edhe propozim për zgjidhje të çështjes. Në qerdhor erdhi vetoja e dytë nbullgare. Dhe kështu – kur e kaluam një herë të gjithë ciklin e të gjtiha kryesive, sërish u kthyem në 2008 – përsëri na qëlloi Sllovenia si kryesues. Dhe – një veto e tretë bullgare.
Ashtu siç e nisëm rrethin e dytë të kryesuesve, do të presim edhe një të tretë. Kjo shpresë që nxitet e festimin e përbashkët të vetove bullgare duhet të na japë një impuls të ri të entuziazmit për BE-në. Apo, shpresa vdes e fundit?! Po një ditë edhe Shqipërisë do t’i vijë radha për të kryesuar me BE-në. E në Samit në Tiranë do të spikin një mënyrë se si ta lusin Bullgarinë të pushojë së frenuari ardhmërinë e Maqedonisë. Pastaj, në një samit tjetër, të themi në Beograd, me një sebep, fillimi i negociatave do të zhvillohet nën kryesinë serbe të BE-së. Nëse fillojmë të negociojmë gjatë kohës së kryesisë serbe, atëherë mesiguri konferenca e parë ndërqeveritare do të jetë gjatë kohës së kryesisë malazeze.
Nëse kjo është optimizëm, atëherë nuk e di se çfarë do të ishte pesimizëm.
3 Impulsi i ri në raportet maqedonase-bullgare nuk ndjehet vetëm në atmosferën e ditëlindjes së Goce Delçevit. Që të hiqet vetoja bullgare në rrugën drejt BE-së nuk, jo vetëm që do të festojmë. Do të luajmë edhe futboll.
Në Sofje të gjtihë u morën vesh për diçka, po edhe Artan Grubi, që t’i bjerë më shkurt, u mor vesh për futboll. Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë i cili bashkëkryeson me grupin e punës për kulturë arsim, turizëm, të rinj dhe sport, komunikuan se grupi i tij i punës i ka vendosur priorotet të përbashkëta për të cilat do të punojnë gjatë periudhës së ardhshme, e mes tyre është edhe “organizimi i një gare futbolli mes kabineteve qeveritare”.
Tani pritet që “në shpirtin e transparencës së kësaj qeverie”, Grubi të deklarohet rregullisht me transparencë para publikut, rreth formës së Kabinetit të Kovaçevskit deri te gara.
Veç kësaj kryeministri Kovaçevski le të jetë në vaçanti i kujdesshëm se si Artan Grubi do të përbëjë ekipin. Le t’i lejojë të përzgjedhë vetëm futbollistët. Le të mos t’i shkojë nëpër mend t’i angazhojë tifozët e grupit “Shvercerët”, siç i angazhonte në 2011, në rrahjen në kishën e Kalasë së Shkupit. Apo se si në vitin 2019, kur siguroi grupin e “Shkupi” të festojë jubileun në ndërtesën e re të artë të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Nuk u pëlqente “Shkupi 2014”, e së brendshmi e shkatërronin.
4 Nuk e di se çfarë është dramatike, e aq më pak, çfarë është për të qeshur në deklaratën e ministreshës së re të mbrojtjes Sllavjanka Petrovska se forcat e armatosura të Maqedonisë po përgatiten për një agresion eventual të Rusisë mbi Ukrainën.
Në një intervistë në Televizionin Tellma ministresha tha: “Angazhimi i ushtrisë sonë definohet në konferencë për gjenerimin e fuqive të cilat mbahen nën Komandën Supreme të forcave bashkëpunuse të NATO-s në Evropë dhe çdo shtet vë në dispozicion forca, njësi apo pajisje në raport me mundësitë që ka. Për momentin, kemi detyrë që të përgatisim analiza për mundësinë e një pjesëmarrje potenciale në deskalimin e situatës”.
Asgjë dramatike. Dhe asgjë për të qeshur në barcaletat në rrjetet sociale se Maqedonia po e sulmon Rusinë.
Ne jemi shtet anëtar i NATO-s. Për tridhjetë vjet kemi luftuar që të bëhemi anëtar i NATO-s. Ne jemi brenda – në NATO. Dhe do të kishim qenë tejet joseriozë, në një situatë kur e gjithë bota flet për mundësinë e një lufte të re në Evropë, ne të bëjmë sikur nuk jemi nga këtu. Bashkëpunëtorët tanë të NATO-s thanë se në një konflikt eventual do të mbajnë anën e Ukrainës. NATO është mbi të gjitha një bashkësi ushtarake. Dhe është normale që si shtet anëtar e kësaj organizate, edhe ne si 29 shtetet e tjera, të shohim se çfarë mund të kontibuojmë në konfliktin eventual të NATO-s me Rusinë. Ndoshta do t’i heqim aeroportet. Ndoshta do të dërgosh ekip mjekësor. Ndoshta nuk kem tenka, por kemi snajperistë. Ndoshta kemi edhe ekspertë të PR dhe internet bote për sulme sajberike me një sens idiotesk humori. Kështu funksionon kjo puna e bashkësive. Jep ç’të kesh. Të tjerët japin atë që s’ke.
Për më tepër, a ishte për të qeshur, vallë kur dërgonim ushtarë në Afganistan dhe Irak? Përse nuk ka më shumë barcaleta se kemi ushtarë tanë në Kosovë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë?
Përqeshja nuk ka të bëjë as me NATO-n, e as me Rusinë. Deklarata e ministreshës Petrovska, veçse iu qëlloi si edhe një mundësi tjetër për t’u tallur me një grua në një funksion shtetëror e t’i gjejnë të meta dukjes së saj.
Mendon se je “cool” kur tallesh me anëtarësinë tonë në NATO? E në fakt, pas NATO-s ti fsheh thjeshtakun që je.
Përktheu: Fjolla Zllatku