SKARA DHE KITARA

Le të shkojnë nga 5 përqind të çdo dënimi në fondin për çmimet e policëve. Në këtë mënyrë çmimet që kërkon Çulevi do t’i mundësojë vetëm kategoria e të pandërgjegjshmëve. Mjaft paguan vetëm të ndërgjegjshmit.

SKARA DHE KITARA

1“Askush dhe asgjë nuk është më e fortë se shteti, asnjë funksionar, asnjë lider fetar, asnjë institucion”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski ndaj pyetjes nëse do të ketë shtypje mbi Qeverinë rreth orës policore për festat e Ramazan Bajramit dhe Shën Qirilit dhe Metodit. Dhe ka të drejtë. Në teori, nuk ka asgjë dhe askush më i fortë se shteti. Por në praktikë, po ai kryeministër, para fundjavës së zgjatur të Pashkëve, i vuri të drejtat e besimtarëve më lart se të drejtat njerëzore të të gjithë atyre të shqetësuar për shëndetin. Prandaj, nuk i mbylli kishat, njësoj sikurse nuk i mbylli shkollat, muzetë, kafet, qendrat tregtare, e madje edhe spitalet e atyre që nuk kanë simptome të COVID-19. Ne jemi të gjithë të njëjtë përpara Kushtetutës. Si ata që besojnë se koronavirusi është gjë e shpikur, si ata që kanë ngecur në Infektologji. Si ata që besojnë në mjekësi dhe profesionalizëm, ashtu dhe ata që mendojnë se Bill Gejtsi u vendos çipe dhe i rrezaton me agjentë 5G. Si ata të shkencës, si ata të Zotit.

Kaq ishte kondicioni, mobilizimi dhe disiplina e shtetit. Ia bëmë disi këto dy muaj. Gjithçka degradoi, me po të njëjtin justifikim të papërgjegjshmërisë me të cilën shërbehen politikanët tanë qe 30 vjet. Ne po vjedhim? Po, edhe ju keni vjedhur. Nëse mundet besimtari të ndjekë traditën e lugës së njëjtë, pse të mos mundet edhe ateisti të bëjë një festë për 1 maj? Nëse mund të bëhet litia në Strugë, pse të mos ketë mbrëmje iftari në Tetovë? Nëse komshiu ka ndezur skarën e ka mbledhur shoqëri me kitarë dhe policia nuk e dënon, pse të më dënojë mua?

Karantina qenka dënim!? Ora policore qenka dënim!? Njerëzit gjejnë logjikë te gjithçka që bëjnë, vetëm te fakti se shteti po përpiqet t’ua mbrojë shëndetin, nuk e gjejnë dot.

Nuk e kuptoj se di nuk u mërzit ministri Venko Filipçe duke thënë çdo ditë të njëjtën gjë. Një njeriu që merr vesh, mjafton t’i thuhet një herë një gjë. Nuk ka nevojë për apele. Ata që janë të ndërgjegjshëm mund t’i respektojnë rekomandimet e mbrojtjes nga koronavirusi edhe pa apele. Për të pandërgjegjshmit, duhet dënimi. Por, meqenëse shteti ynë nuk dënon, ndoshta Filipçe duhet të fillojë të kërcënohet me dënime nga shtete të tjera. Nga tani e tutje, në vend që të apelojë, le të thotë: “Rrini në shtëpi, o njerëz. Nëse kemi numër të rritur të të infektuarve dhe nëse na përkeqësohet situatat epidemiologjike, Greqia do të na heqë nga lista e shteteve nga të cilat pranon turistë këtë verë”. E, ky lloj dënimi, po që do t’u dhembë.

2Te ne, policia nuk dënon për shkak se ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev nuk dëshiron t’i dënojë qytetarët. Thotë se disa kanë mbetur pa punë dhe nuk kanë para të paguajnë dënim, dhe se edhe ata kanë qenë në situate të keqe psikike për shkak të lëvizjes së kufizuar.
Pra, ata që e shkelin orën policore dhe nuk i respektojnë masat e mbrojtjes, janë psiqikisht të tronditur nga dijenia se shteti përpiqet të mbrojë shëndetin e tyre. Kush e di se sa më shumë të tronditur duhet të jetën ata se sa familjet ku ka të infektuar apo ato që nuk mund t’i varrosin të ndjerët…

Ministri Çulev, që kur paraprakisht ra dakord të ulte buxhetin e MPB, bëri shpallje në Fejsbuk ku sugjeroi që të ketë një çmim prej 15.000 denarëve për policët. Pra, për sakrificën e tyre në mosdënimin e “fundjavistëve” të tronditur psiqikisht. Mirëpo, Sindikata i policisë konsideron se ajo shumë është përbuzëse dhe kërkohet çmimi prej 25.000 denarësh.

S’ka problem. Policët mund të marrin çmim prej 25.000 denarësh. Le të marrin edhe 250.000 denarë. Mirë ama, me kusht që këto çmime mos t’i paguajmë të gjithë. Le t’i mbledhin ato para nga një përqindje e dënimeve për mosmbajtjen e maskave, mbledhjen në grupe dhe lëvizjen pa leje në orë policore. Le të shkojë 5 përqind nga çdo dënim në fondin për policët e sakrifikuar. Tamam. Kjo është zgjidhja më e drejtë. Në këtë mënyrë, çmimet e policëve do të sigurohen vetëm nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

Kjo, pastaj, mund të bëhet një praktikë e mirë e dënimt joselektiv. Mjaft më paguajnë vetëm qytetarët e ndërgjegjshëm. Dhe atë dyfish. Si për të pandërgjegjshmit që shpërndajnë virusin dhe bllokojnë sistemin shëndetësor, ashtu dhe për policinë që nuk bën punën e saj.

3Por, nga një anë, ç’të bëjë dhe Çulevi? Është konfuz. Është vendosur nga VMRO-DPMNE-ja si ministër i punëve të brendshme në qeverinë tranzitore që duhet të përgatisë zgjedhjet, ndërsa partia që e ka vendosur, gjatë ditës ndryshon mendim tri herë sa u përket zgjedhjeve.

Në 27 shkurt, lideri Hristijan Mickoski deklaroi se “më të lumturit do të ishin të frikësuarit nga LSDM-ja që të përdorin koronavirusin si një justifikim që VMRO-ja që mos e mobilizojë popullin dhe  se ata lusnin Zotin që të ndodhte kjo gjë”, kurse tani kërkon që zgjedhjet të shtyhen për në vjeshtë. Po atë ditë, thotë se nuk do të ketë zgjedhje në 21 qershor, kurse nga partia mbajnë konferencë shtypi rreth asaj se si Qeveria nuk mund të ndajë kupona, pasi është në periudhë parazgjedhore. Njëherë nuk na pëlqen gjendja e jashtëzakonshme e duam zgjedhje. Herë tjetër, duam gjendje të jashtëzakonshme, nuk duam zgjedhje. Nga njëra anë shteti po shkatërrohet e ne do ta shpëtojmë, kurse nga ana tjetër le të presim deri në vjeshtë, të shkatërrohet mirë e mirë, e atëherë do ta shpëtojmë.

Mickoski nuk paska dashur të jetë kryeministër, nëse ka qoftë edhe një të vdekur nga COVID-19. por ministri i tij le të mos i dënojë ata që përhapin virusin. Nuk paska dashur të numërojë viktima, por për Ramazan Bajram le të mos ketë orë policore, që të mundet virusi lehtësisht të transmetohet në sofër. Në iftar mundet, në zgjedhje jo…Me sa duket kanë shumë dëshira kontradiktore.

Kujtohuni njëherë. Po flasim për VMRO-DPMNE-në. Ata, në kushte normale, me shumicë të deputetëve, shkaktuan një krizë të përmasave ndërkombëtare në 27 prill 2017, duke e sulmuar Parlamentin, e kujtoni se nuk do të shkaktojnë një krizë në këto kushte jonormale dhe kur Parlamenti nuk ekziston? Ore, ata bëjnë krizë me refleks. Kjo është mënyra e veprimit të kësaj partie. Nëse nuk ka krizë, atëherë do ta krijojnë. Kështu janë krijuar që të punojnë. Le të shembet shteti, vetëm në fund, të na zgjidhni ne.

4Paqeta e tretë e masave për mbështetje ekonomike u promovua tri herë nga Qeveria. Një herë, të gjithë bashkë me kryeministrin Oliver Spasovski. Pastaj, çdo ministër më vete. Në fund ne çifte – Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi. Tri herë, informacioni i njëjtë. Ti herë, informacioni i paplotë. Dhe kur gazetarët ua tërhoqën vëmendjen ministreshës së financave dhe ministrit të ekonomisë se përgjigjet e tyre rreth informacioneve për kartelat e pagesës, dhe se kush, si, ku, kur dhe pse do të marrë 9.000 denarë ndihmë nga buxheti, ata u përgjigjën me sarkazëm, përsëri pa dhënë një përgjigje.
Sinqerisht, unë mendoj se as Nina Angellovska, as Kreshnik Bekteshi nuk kanë arritur nivelin e arrogancës dhe paftyrësisë së një Zoran Stavreski dhe Nikolla Todorovi, për shembull. Mirëpo, më habit se si VMRO-DOMNE-ja akoma nuk reagoi në komunikatë me një fjali të tillë: Turp të keni se si përpiqeni të na imitoni!”

5Në një nga këto “festa familijare”, siç i quan Venko Filipçe mbledhjet për iftar, në Çair të mërkurën kishte fishekzjarr. Falë koronavirusit dhe orës policore, në Maqedoni po vihet re një hap i civilizuar. Më herët në festat familjare të Çairit kërciste kallashnikovi. Tani festohet me fishekzjarr.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира