SOROSI DHE KATICA

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:75:"Ministriajote–shtetijot.Ndërmarrjapublikeejotja–kantonijot.

    1Vetëm deri para një muaj, Nikolla Gruevski kërkonte nga trupi votues që t’i sigurojë 63 deputetë, që të mos mund ta shantazhojë askush. U shpiku federalizime, kantonizime, dygjuhësi e shtet binacional dhe i frikësonte se fëmijët do të duhet të mësojnë gjuhën shqipe. Ndërsa tani, në intervistën të publikuar me katër vazhdimësi, tregon se ai nuk është nacionalist, se i do shumë shqiptarët, se u ka dhënë tashmë dy universitete, se LSDM-ja i rreh shqiptarët, kurse ai personalisht ka shkuar në xhami dhe i ka shpëtuar nga vërshimet dhe i ka amnestuar të dyshuarit e UÇK-së për rastet e Hagës për krime lufte.

    Në fillim, shpiku një temë nacionaliste. I fitoi zgjedhjet me kartën nacionaliste. Dhe tani, atyre 450.000 votuesve që ia besuan përrallat për federalizim u thotë se nuk është nacionalist. Por se çfarë është nacionalist, nuk është aspak mëkati më i madh i Gruevskit. Këto zgjedhje nuk u bënë për shkak se ne kemi problem me nacionalizmin e Gruevskit. E as për shkak të nacionalizmit të partive të shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 dhjetorit u bënë për shkak se kemi problem me dyshimet për sundimin kriminel të qeverisë së deritanishme. Kemi zgjedhje të parakohshme sepse partitë në pushtet e kanë rrëmbyer shtetin, kanë përgjuar dhe i kanë shkelur të drejtat e njeriut. Nuk kishte tri marrëveshje të Përzhinos për shkak të nacionalizmit të Gruevskit. Negociohej për shkak se e dëgjuam se kush ka qeverisur. PSP-ja nuk u shpik për shkak se ai i dashka apo nuk i dashka shqiptarët. U shpik që të zbulohet se kush ka përgjuar. Dhe të hetohen dyshimet për krim në bisedat, të cilat i dëgjuam të gjithë.

    As BDI-ja nuk humbi në mënyrë aq katastrofike sepse votuesve të saj nuk i kishte siguruar dygjuhësi. Apo se nuk kishte punësuar mjaftueshëm shqiptarë me rrogë shteti, sipas Marrëveshjes kornizë. Humbën sepse kishin rënë në ujdi me Gruevskin për të njëjtën mënyrë sundimi.

    Gruevski mundet që edhe në njëqind vazhdimësi të intervistës të ankohet që Sorosi dëshiron ta shkatërrojë Maqedoninë, sepse nuk ka qenë mirë i informuar, që ta nxjerrë prej lëkure Katica Janevën se është e pagdhendur dhe nuk u shpreh dashuri shqiptarëve. Por, kjo nuk do ta fshijë kujtesën e asaj që kemi dëgjuar se si ka sunduar.

    2Ndërsa federalizimin e pamë se si funksiononte me 25 centimetra borë që e ndau të gjithë Maqedoninë lindore. Sepse “Makedonija pat” është e BDI-së dhe e VMRO-DPMNE-së dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë punë. Dhe nuk guxon të pyesësh nëse “Makedonija pat” ka për qëllim ta pastrojë borën, sepse “Makedonija pat” është e BDI-së. Dhe nuk pyet se pse “Makedonija pat” u ka dhënë një million euro e gjysmë nga paratë tona tri kompanive të Tetovës, Zajaz dhe Demir Hisar që ta pastrojnë borën, e nuk e kanë pastruar sepse “Makedonija pat” është e BDI-së.

    Ja, ky është federalizimi që e bënë VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja, kur i rrëmbyen institucionet dhe i trajtonin si dyqane të veta. Kjo ministri është e BDI-së dhe nuk më intereson se as çfarë tenederë zbaton, as se kë punëson….Ministria jote – shteti jot. Ndërrmarja publike e jotja – kantoni jot.

    Edhe kantonet kanë bërë marrëveshje për kryerjen e ndereve. Mirëpo marrëveshjet nuk kanë qenë për kryerjen e ndereve për qytetarët. Por për nderet mes vete.

    3Dhe kur qeveria do t’i ndajë paratë tona për ndere mes vete, nuk do të mbetet nder për ne. Kështu, herën tjetër kur ndonjë Komision me emër të shpikur pompoz të tipit “Komisioni për menaxhim me valën e ftohtë”, do të mund t’ju thotë të mos dilni nga shtëpia pa nevojë, merreni seriozisht. E mos dilni nga shtëpia. Sepse çdo e dalur nga shtëpia është përgjegjësia dhe rreziku juaj. Sepse pushteti ka kapacitetin të shpikë emër pomopoz për Komisionin. Por jo edhe të menaxhojë 20 centimetrat e bores në janar, të lajmëruara tre ditë paraprakisht Dhe kështu edhe ato 20 centimetra bore bëhen katastrofë e përmasave epike. Dhe në television do të të thonë që është gjë normale që çdo 10 vjet të ketë aq shumë borë dhe temperatura aq të ulëta. Dhe se kështu është gjithkund në botë. Vetëm se, te ne është akoma më e tmerrshme. Të paktën atje, Soros nuk dëshiron t’ua shkatërrojë shtetin. Kjo është njësoj si bomba e ujit që u përplas në Stajkoc një herë në një mijë vjet. Dhe me këshillat “mos ajërosni” si masë kryesore kundër ajrit të ndotur.

     

    4Kudo që të jetë, do të vijë vera, e do të fomohet Komisioni për menaxhimin me valën e nxehtë, i cili do të rekomandojë që të mos dilet nga shtëpia pa ndonjë nevojë të madhe.

    Po sikur ta definonte shteti se çfarë është ajo nevojë e madhe? Që të formohet Komision për përkufizimin e nevojave të vogla dhe të mëdha. Të dimë se cila nevojë është pranueshme e cila e papranueshme për shtetin për të dalë nga shtëpia. E nëse nevojiten dënime të inkuadrohen për ata që dalin pa ndonjë nevojë të madhe.

    Mirë, po, çfarë do të bëjmë nëse vala e ftohtë apo e ngrohtë na gjen jashtë shtëpisë? Me siguri që dikush nga ata të bllokuarit të autostradës Shkup – Veles ka pasur nevojë të kthehet në shtëpi. Si do të kishte tingëlluar parandalimi: “Mos u kthe në shtëpi pa nevojë?” Se nuk e di se çfarë të pret.

    5Për fat të mirë LSDM-ja ka pushtet vetëm mbi dy komuna e gjysmë. Kështu, vetëm në Kumanovë, në Strumicë dhe në disa pjesë të Qendrës që nuk i përkasin Shkupit 2014 ka varfëri, njerëzit mbyten me ajër të ndotur, dhe mbisundon kaos sepse bora nuk është pastruar në rrugë. Me siguri edhe përdhunojnë në rrugë, por ekipet e “TV korrierëve” akoma nuk kanë zënë dikë në flagrancë, kështu që nuk publikojnë informacione të pavërtetuara.

    Për fat të mirë, pjesa më e madhe e Maqedonisë nuk është nën pushtetin e LSDM-së. Kështu, njerëzit vetëm aty jetojnë në mirëqenie, qetësi dhe paqe dhe marrin ajër të pastër.

    6Priftërinjtë deri dje mbledhnin para për ndezjeve të zjarreve të Buzmit, por KOM-i sivjet rekomandoi që të mos ndizen zjarre, sepse ky paska qenë një zakon pagan. Mirë ama, fetarët nuk e dëgjuan KOM-in. Kështu që, zjarret përsëri u ndozën.

    KOM-i ka qasje të gabuar ndaj fetarëve. Ata fetarë që nuk e mbronin kishën nga sulmet e Komunës së Qendrës në 2013 nuk e dëgjuan KOM-in. Partia e dëgjoi. Nevojitej që KOM-i ta luste VMRO-DPMNE-në t’u japë rekomandime fetarëve që të mos ndezin zjarr. Dhe ata do t’i ndjeknin urdhërat.

    KOM-i u rekomandoi fetarëve që t’ua donojnë drutë për zjarr të varfërve. Sepse KOM-i nuk ka para për të varfërit. I harxhoi për të pasurit. Për donacione për VMRO-DPMNE-në në fushatën zgjedhore.

    7Më interson në ka ky Komision për menaxhim me valën e ftohtë një nënkomision për shpëtim të palmave. Dhe ashtu siç kemi Qendër për menaxhim me kriza të BDI-së, të kemi edhe një Qendër për shpëtim të palmave të VMRO-DPMNE-së. Duke marrë parasysh se sa palma kanë sjellë dhe sa para kemi harxhuar për ta, këto pemë ekzotike duhet të trajtohen si pasuri nacionale. KOM-I do të ketë mjaft hapësirë për punësim. Në verë i spërkasin që të krijojnë lagështirë, ndërsa në dimër i mbështjellin me jutë që t’i ngrohin në -20 gradë. Nga masat e KOM-it dhe të ndërmarrjeve komunale, palmat deri tani nuk kanë prodhuar as edhe një gjeth të ri. Kështu KOM-i, do të duhet të shpikë masa më efikase. Partia t’i urdhërojë anëtarët në dimër t’i përqafojnë palmat. Kurse në verë të urinojnë mbi to prej lart.

     

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира