TË GJITHË JEMI FIKUSË

Kur Qeveria thotë se administrata shtetërore duhet të kursejë, bëhet më e qartë se sa para koti harxhojnë

1 Gjorge, ktheu. Të gjithë jemi fikusë. Ky është mesazhi i Gjykata e apelit që kur gjykoi me kusht prej gjashtë muajve burg dhe dëm prej gjysmë milionë dollarëve, që Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunoski e kanë shkaktuar me thyerjen e vitrinës së zyrës presidenciale më 13 prill 2016, që ishte paralajmërues i Revolucionit të larmë. Grafiti “Fikus nizaeden” për shumë kohë qëndroi në murin  e zyrës në qendër të Shkupit, si dëshmi e protestës qytetare kundër krimeve të qeverisë që i dëgjuam në bisedat e përgjuara.
Protestat eskaluan që kur presidenti Gjorge Ivanov amnestoi 56 funksionarë të qeverisë së Gruevskit dhe ndihmësit dhe dëshmitarët e tyre, për të cilët PSP -ja realizoi procedura për krime të rënda. Protestat kundër abolimit zgjatën dy muaj. Ivanovi e tërhoqi abolimin, një pjesë e funksionarëve që më parë ishin falur janë gjykuar dhe janë ndër ndëshkim burgu, bashkëpunëtorët më të afrëm të Nikolla Gruevskit në afatet e fundit e pranuan fajin dhe u kërkuan falje qytatrëve në lidhje me gjërat e pakëndshme që i kanë dëgjuar tek bombat….Asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishin zbuluar kriminelët. As Gruevski nuk do të kishte shkuar në Budapest.

E tani Apelacioni në formën “Gjithçka sipas ligjit, shef”, do të bëjë sikur është një shtet i drejtë i Daveskit dhe Kunoskit, një muaj para se t’u vjetërohet vepra për të cilën janë gjykuar. Me xhamin më të shtrenjtë të vitrinës dhe karriget e zyrës së Ivanovit. Ndërsa për vendosje në fuqi të gjykimeve për funksionarët më të mëdhenj të listës presidenciale janë amnestuar dhe do të presim të vjetërohen me kthimin e gjykimit të sërishëm për herë të njëqindtë.

2 Qeveria mori vendim për kursim në të gjitha institucionet që janë në buxhet të shtetit. Komunikoi se ka marrë “masa për racionalizim”. Hajde, le të provojmë të shpjegojmë se ç’do të thotë kjo.
Për shembull, çfarë do të thotë se “Qeveria i ka detyruar të gjithë përdoruesit e buxhetit për 50% t’u ulim harxhimet e përfaqësimit, sponzorimeve dhe reklamave, si dhe përdorimin e makinave zyrtare”. E përkthyer në gjuhë të kuptueshme, kjo do të thotë se gjysma duhet ta ulin keqpërdorimin, harxhimin e kotë të parave shtetërore. Dhe mbetet pyetja: Pse masat për kursim në reprezentim dhe makina zyrtare të mos mbeten edhe kur të mbarojë kriza?

Ose, çfarë do të thotë kur Qeveria komunikon se “të gjithë përdoruesit e buxhetit janë të detyruar ta ulin numrin e udhëtimeve zyratre dhe në mënyrë të konsiderueshme të ulet numri i delegacioneve gjatë udhëtimet në shtetet e tjera”?

Kjo do të thotë se në udhëtime zyrtare shkohet vetëm atëherë kur duhet. Dhe kur ke punë. E çfarë do të thtotë të ulet numri i delegacioneve? Se do të duhet të udhëtojnë vetëm ata që realisht e kryejnë punën që duhet kryer.

Kështu bëhet në firmat private. Atje shkojnë në udhëtim zyrtar vetëm ata që kanë për të kryer ndonjë punë. Dhe që paguajnë tatime, e pastaj institucionet shtetërore, të kenë se nga ku të kursejnë për harxhimet e tyre të kota. Të mos flasim që frimat private që paguajnë tatime edhe për institucione të shpikura, funksione të shpikura dhe punët të shpikura shoqëruese. As nuk është e nevojshme që ata të ekzistojnë, e jo më të harxhojnë edhe për udhëtime zyrtare.

Por më interesante nga të gjitha ishte rekomandimi i Qeverisë drejt trupave rregullues, komunave dhe ndërmarrjeve lokale “për t’u përmbajtur nga shpenzime më pak thelbësore”.

Domethënë do të duhet të kursejnë nga thelbësoret, e të përmbahen nga “ato më jo thelbësoret”. Kjo “më pak thelbësore” thjesht do të thotë “harxhim i panevojshëm”. Apo, e thënë edhe më thjesht – harxhime të kota me paratë shtetërore.

Në fakt, me këtë komunikatë edhe pa përkthim arritëm në këtë konkluzion: Kur Qeveria të thotë se administrata publike duhet të kursejë, bëhet më e qartë se sa të panevojshme janë harxhimet e saj.

3 Këshilli i prokurorëve shtetërore rizgjodhi pesë prokurore në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Por, kryetari i Këshillit Antonio Jolevski nuk dinte të thotë as edhe një rast korrupsioni dhe krimi të organizuar që drejtohet nga katër prej pesë prokuroreve përgjatë 4 vjetëve. Ashtu siç nuk na shpjegoi as se pse nuk u rizgjodhën kandidatët e tjerë. Në vërejtjet se pse Këshilli i prokurorëve i zgjedh ata që nuk kanë pasur rezultat, tha se jo secili mund të gjejë veten vetëm në një mandat. E kështu të rizgjedhurve u dha shansin të tregohen edhe në 4 vjetët e ardhme. E atyre që nuk ia dolën u dëshiroi të kenë më shumë fat në konkursin tjetër.
Hajde, në konkursin tjetër ndoshta do të ketë më shumë fat prokurori që u bë bashkë me Zoran Mileski – Kiçevskiot, për gjashtë muajt në burg, por i liruar për mjekim. Në këtë konkurs ky nuk pati shumë fat.

4 Me gjithë mundin për fillim të negociatave me BE-së dhe veton bullgare, filluam edhe të qeshim mе pallavrat e euroburokratëve që vijnë këtu a thua se për të na ngushëlluar. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë Zhosef Borell në Shkup deklaroi: “Nuk mund t’ju premtoj datë, por mund t’ju premtoj vullnet, e ku ka vullnet, ka dhe mënyrë”.
Nuk e ka të lehtë Borelli. Duhet të shpikë diçka të mençur, siç shpikte komisari për zgjerim të BE-së Oli Ren në dhjetor 2007, dy vjet që kur Maqedonia fitoi statusin kandidate. Edhe ai atëherë tregonte barcaleta për Jan Sibelius, i cili, kur grauaja e kishte pyetur se kur do të kthehet në shtëpi, i është përgjigjur se nuk është parashikues, por kompozitor.

Meqënëse Borelli ka vendosur të na tregojë fjalë të urta, si fraza “Aty ku ka vullnet, ka dhe mënyrë”, kemi edhe ne një fjalë të urtë të mirë për sagën tonë me BE-në – “Ku ka fuqi, ka dhe drejtësi”. Nëse fjalët e urta janë gjithçka që kanë për të na thënë euroburoktarët, atëherë le të mos vijnë fare. Kështu edhe do të kursejnë në udhëtimet zyrtare.

5 Rusia e sulmoi Ukrainën. Kreu një agresion brutal ushtarak mbi një shtet të pavarur. Këtu nuk bëhet fjalë për dy shtete që luftojnë kundër njëri-tjetrit, por për një shtet që sulmon një shtet tjetër, i cili mbrohet. Agresori bombardon ndërtesa, spitale, teatro…Ka tashmë mijëra civilë të vdekur dhe tre milionë refugjatë për tre javë.
E nëse këtë rast nuk mund ta ndash të mirën nga të keqja, të gjitha debatet, analizat dhe “të bërit të mençurit” nuk janë asgjë tjetër përveçse muhabet koti para aksionit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира