TË PËRZËNË NGA SHTËPIA

A gabuam që mbetëm? Apo po gabojmë që nuk kërkojmë rrugëdalje për fëmijët, që të marrin rrugën me kohë?

1 Me rastisi që të takohem me maqedonas jashtë shtetit që në dekadën e fundit kishin ikur nga shteti i tyre. Bëhet fjalë për njerëz për të cilët e di se në Maqedoni kanë pasur një karrierë super të suksesshme, e megjithatë janë larguar. Bënim muhabet: Si është këtu? Si ia keni dalë deri më tani? Si është familja juaj, po fëmijët e ju mësojnë, si i keni prindërit, miqtë, e mbani lidhje me miqtë…E si përfundim i kësaj bisede të thjeshtë për gjëra të përditshmërisë, dikush e thotë fjalinë: Në fakt, shteti më përzuri.
Sa fjali e thjeshtë dhe e saktë – Shteti më përzuri.

Mendoj se nuk jemi të vetëdijshëm për peshën e humbjes për të gjithë ne që kemi mbetur të jetojmë në Maqedoni kur bashkëqytetarët tanë në vitet e tyre më të pjekura të jetës, atëherë kur mund t’i ofrojnë më së humti shoqërisë, vendosin të largohen dhe të japin kontribut tek zhvillimi i disa shteteve të huaja. Shpërngulen me gjithë familjet e tyre, vazhdojnë me arsimimin e tyre, me studimet, fillojnë jetën e tyre nga e para. Po ju flas për njerëz të cilët në Maqedoni tashmë kanë pasur një karrierë për t’u lakmuar dhe kanë lënë gjurmë në profesionet e tyre. Kanë pasur punë të mire, banesa, një rreth të madh të miqve, argëtim, kafene, pushime, fundjava, status tshoqëror…Thua me vete – asgjë s’u ka munguar.

Por u ka munguar drejtësia. Nuk kanë qenë të gashëm të bëjnë kompromis me parimet e tyre. Kanë kuptuar situatën dhe në një moment të jetës kanë marrë vendimin për t’ia nisur nga e para. Kur me padrejtësi të marrin paqen, i thua vetes se është më mire të humasësh disa muaj apo vite të jetës, sesa të gjitha vitet e mbetura të saj. Gjithçka mund të të marrin, por mendjen, jo. Edhe po të ta marrin një laps, ti do të gdhendësh të ri.

2 Është e njohur thënia popullore: Erdhën budallenjtë, i përzunë të mençurit. Por kjo thënie nuk është tamam e qëlluar për këtë kohë. Sepse ata që i përzënë të mençurit nga Maqedonia nuk janë fare budallenj. Më parë do të kisha thënë se janë dhunues.

Erdhën dhunuesit, i përzunë paqësorët.

Erdhën të pandershmit, i përzunë të ndershmit.

Erdhën të paaftët, i përzunë të aftët.

Erdhën qaramanët, i përzunë njerëzit me integritet.

Jopunëtorët përparojnë, punëtorët mbesin mbrapa.

Të korruptuarit kënaqen, të ndershmit vuajnë.

Ata që nuk paguajnë shpërblehen, ata që paguajnë dënohen.

Mediokrët mahniten në glamurin e hajdutëve dhe i ngrenë dhunuesit dhe “veprat e tyre të guximshme”.

Konsiderohen të mençur ata që arritën t’i shkatërrojnë institucionet.

Është shkatërruar rendi shtetëror.

Rendin na e krijojnë ata që e rrënojnë.

3 Më pikëllon fakti se ky shtet i ka përzënë njerëzit me të cilët mund të krenohej,  ata që mund ta ndihmonin të bëhet shtet normal. Kur ata të arrijnë ndonjë sukses botëror, këta këtu, që janë fajtorë për ikjen e tyre, do të krenohen – hej, tanët janë ata. Pse nuk kthehen atëherë?
Se shumë shpejt do t’i shkelin ngaqë sukssesi i tyre u pengon të paaftëve.
Për më shumë se 32 vjet shkruaj për këto padrejtësi. E në këtë moshë profesionale shpesh herë pyes veten: A gabuam që mbetëm? Apo po gabojmë që nuk kërkojmë rrugëdalje për fëmijët, që të marrin rrugën me kohë?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира