TEARCË PM10

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:108:"Ç’problemdotëkishtenëseGruevskidheAhmetidotëmerreshinveshpërsëri,nëseuecënbiznesi?

    1Seriozisht, kush t’u jetë kërcënuar, vallë, ambasadorëve të BE-së në Maqedoni? Ncë, ncë, ncë…Kush ka mundur t’u kërcënohet? Ncë, ncë, ncë…VMRO-DPMNE-ja qeverisëse kërkoi nga BE-ja që menjëherë të “precizonte dhe ta qartësonte se kush dhe se si u është kërcënuar ambasadorëve, si dhe të japë një shembull konkret për këtë gjë. Kështu, të munden institucionet kompetente t’i parandalojnë rastet e këtilla me më shumë efikasitet”. Ncë, ncë, ncë…

    Cilat institucione? Për shembull, institucioni Marko Zvërlevski? Sepse prokurori publik është i njohur për zbulimet si të kërcënuesve, ashtu edhe të përmbaruesve. Ashtu siç në mënyrë efikase, i zbuloi sulmuesit e qendrës LGBT. Edhe atë në dy raste. Edhe rrahësit në sheshin Maqedonia, i zbuloi. Edhe sulmuesit e Komunës Qendër. Ata që të gjithë ne, i pamë në televizor. Kurse para një kohe, i pamë edhe në gjyq, kur i mblodhi PSP-ja bashkë me ishkryeministrin.

    Po pse BE-ja të precizojë se kush u është kërcënuar ambasadorëve të saj? Pas një informacioni të dëgjuar nga Brukseli, prokuroria publike mund të nisë hetim. Vetëm se, ka një problem të vogël. Maja Kocijançiç duhet ta japë adresën e saktë të kërcënuesve. Si dhe numrin amë. Sepse, është me të vërtetë e vështirë që në Maqedoni, të gjendet dikush që t’u jetë kërcënuar ambasadorëve. Sidomos nëse ka folur para shumë njerëzve. Para institucionit shtetëor. Dhe atë në mikrofon. E në transmetim direkt në disa televizione.

    Mirëpo, pse VMRO-DPMNE-ja kërkon vetëm nga BE-ja që t’a udhëzojë se kush u është kërcënuar ambasadorëve të saj? Pse nuk kërkoi aq guximshëm nga Departamenti i shtetit t’i precizonte se kush i është kërcënuar ambasadorit amerikan, nëse ekzistojnë informata të tilla? Apo, kanë frikë se Departamenti i shtetit do t’u përgjigjet. E përgjigja s’ka për t’u pëlqyer.

    2VMRO-DPMNE-ja sillet njësoj si atëherë kur i dëgjuam bombat.

    Atëherë thërrisnin: Kujt i besoni më tepër? Veshëve tuaj apo neve? Dhe 450.000 njerëz nuk u besonin veshëve të tyre.

    3U këputëm së dëgjuari analiza dramatike se rruga për të dalë nga kriza kalon nëpërmjet Tearcës. Dhe se rruga drejt lirisë kalon nëpërmjet Tearcës. Dhe se Ali Ahmeti është i vetëdijshëm që BDI-ja mund të humbë shumë, nëse nuk bën koalicion me Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në.

    Gjepura. Ç’problem do të kishte nëse Gruevski dhe Ahmeti merren vesh përsëri, nëse u ecën biznesi? O njerëz, Greuvski është “dill orientid”. Edhe Ali Ahmeti është “dill orientid”. Dhe nëse dy familjet merren vesh që firmat e tyre të vazhdojnë të punojnë sëbashku, do të vazhdojnë me dillin. Dhe nuk e di se pse disa nga ata 450.000 votues të VMRO-DPMNE-së do të kishin diçka kundër këtij dilli. Kur deri tani nuk kanë pasur.

    Analistët thonë se udhëheqësia e BDI-së do të ikë nga Gruevski sepse mbështetësit e Gruevskit, para KSHZ-së kanë kënduar “shqiptarët e mallkuar”.  Po ata, 10 vjet të njëjtën gjë këndojnë. E as nuk u fye njëra pale, as nuk lëshoi pe pala tjetër. Kush këndon, të keqe nuk mendon. E çka nëse këndojnë, kur udhëheqësia e partive shqiptare në Maqedoni, u betohen deri në varr dukave të VMRO-së? Ndërsa ata të frikësuarit nga fakti se LSDM-ja do të inkuadrojë dygjuhësinë dhe federalizimin, vetëm për tri javë fushate harruan se votuan për partinë e cila në Parlament, bashk me BDI-në i amnestonte usharakët keqbërës të UÇK-së për rastet e Hagës. Edhe pse, në mes të fushatës, Artan Grubi shumë mirë i përkujtoi se UÇK-ja është në Parlament dhe qeveris me shtetin.

    Nuk shikoj se pse do të kishte problem që VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja të vazhdonin të qeverisnin më tej, siç kanë bërë deri më tani. Edhe pse analistët thonë se, edhe po të formojnë qeveri, tani nuk do të jetë tamam njësoj. Epo, nuk do të jetë njësoj. Do të jetë edhe më keq. Të mos them, më tmerruese.

    Analistët pyesin veten si do t’i shpjegojë Gruevski anëtarësisë se pse do të shkojë me BDI-në, pas retorikës së flaktë antishqiptare në fushatë? Si dhe kujt do t’i shpjeguaka Gruevski? Dhe pse të shpjegojë fare? Kur ai nuk ka aspak nevojë që t’i shpjegojë dikujt? E nëse vërtetë duhet të shpjegojë, e dini se në ç’mënyrë do ta bëjë? Në po atë mënyrë siç e pyeti BE-në që t’i thotë se kush u është kërcënuar ambasadorëve. VMRO-DPMNE-a do të dalë me shpallje, në të cilin do t’i thërrasë të gjithë votuesit e tij që të precizojnë se kush u është kërcënuar me federalizim, kantonizim dhe dygjuhësi. Dhe biznesi me BDI-në do të ecë.

    4VMRO-DPMNE-ja vendosi të mos marrë pjesë në rivotimin në Tearcë dhe të mos i pranojë rezultatet zgjedhore, sepse KSHZ-ja paska dashur t’ia vjedhë fitoren dhe ta përdhosë vullnetin e popullit.
    Sepse, vullneti i popullit nuk u përdhos me tri rivotime në Qendër në 2013. Atëherë kishte 33 parashtresa të VMRO-DPMNE-së meqë ishin për vullnetin e popullit. Paska qenë vullnet i popullit t’i prishin ashensorët në ditën e zgjedhjeve. Po edhe një fletë po të humbë, qenka vullnet i popullit. Njerëzit e vegjël dorë për dore kanë votuar me vullnet të popullit. Vullnet i popullit ka qenë edhe kërkesa që profesionisët të hapin atë “të atillën” nga qeset plastike me materialin zgjedhor pas votimit përfundimtar. Edhe tërheqja nga veshët është vullnet i lirë. Njësoj siç është vullnet i popullit edhe vendosja e 45 njerëzve në një banesë në Pustec.

    VMRO-DPMNE-ja vendosi vullneti i popullit të jetë ajo që VMRO-DPMNE-ja do të vendosë të jetë. Sepse populli kështu ka vendosur.

    5Si jemi rritur ne pa grimca PM? Mbaj mend që, kur ishim të vegjël, në Shkup kishte mjegulla të dendura që mbanin erë. Atëherë rastiste që edhe linjat telefonike të ndërpriteshim për nga dy javë.

    Edhe tani kemi mjegull me erë të keqe. Por, për 30-40 vjet bajagji kemi përparuar. Tani kemi aplikacione telefonike. Kemi edhe Fejsbuk. Kuse dallimi i vetëm mes asja kohe dhe sot është që, tani e dimë se çfarë po thithim. Dhe se sa nga ajo që thithim është PM.

    Ky është pak a shumë dallimi në cilësinë e jetës që na e kanë mundësuar të gjitha qeveritë qytetare të shtetit tonë bashkëkohor. Atëherë nuk kemi ditur se çfarë thithim. Kurse, tani e dimë. Por është njësoj. Se nuk thithim ajër më të pastër.

    6Ashtu siç deri tani asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër të angazhohet që të zgjidhë problemin e ndotjes së ajrit, po kështu asnjë qeveri nuk është angazhuar të na e zgjidhë problemin me varfërinë. Ashtu siç kryetari Koce Trajanovski rekomandoi që, për shkak të ndotjes të mos ajërosim e të mos dalim jashtë pa nevojë, në të njëjtën mënyrë ofroi një zgjidhje edhe për varfërinë. Në peticionin e parë onlajn dhe grupin e parë në Fejsbuk për anulim të festimit të Vitit të ri që paratë t’u jepen të varfërve, Koce e anuloi festimin. Dhe tani, ne duhet të mendojmë se ai e ka zgjidhur problemin e të varfërve me 32.500 euro.

    Mirë. Le ta marrim këtë si një fitore të vogël të qytetarëve. Dhe le të shpresojmë se këto para me të vërtetë do të shkojnë tek ata që më së shumti kanë nevojë. Por, do të doja t’i shihja këto grupe në Fejsbuk që arritën t’i anulonin festat, që me të njëjtën pasion të organizojnë peticione me të cilat do të kërkojnë raportim nga pushteti i qytetit, që të tregojë se si janë ndarë deri në euron e fundit, paratë e festës.

    Të jemi të qartë. Nuk dua të them që këto para nuk duhen u dhënë njerëzve që kanë nevojë. Përkundrazi. Duhet edhe më shumë se kaq. Por kam frikë se as do të zbulojmë, as do të kërkojmë se ku kanë shkuar paratë, se sipas cilave kritere janë ndarë apo se për çfarë do të ndahen.

    Më së shumti kam frikë se do t’i përdorin paratë tona që edhe të varfërit t’i ndajnë në “tonat” dhe “tuajt”. E pastaj “tanët” do të fitojnë një kubikë dru, që të munden nesër t’i ngrenë për veshë që të votojnë për ta. Dëgjuam se çfarë u kanë bërë. Nuk e kanë pasur tamam për humanizëm.

    Sidomos që, pas atyre administrimeve lokale, kanë punësuar aq shumë ushtarë partiakë, saqë me rrogat që ua japim do të kishin mundur të shpiknin diçka që do të ishte njëkohësisht edhe argëtuese, edhe humane. Nuk është gjë e panjohur të organizohen festa ku njerëzit bëjnë donacione me blerje të lëngjeve dhe dhuratave. Po edhe sikur të harxhosh para nga buxheti, i ke harxhuar për qëllim të mire. Që ta zgjosh vetëdijen e atyre që kanë ardhur në festë, se për Vitin e Ri i kanë ndihmuar dikujt.

    Por, për çfarë vetëdije publike e për çfarë administrate publike flasim, kur qeveria pret që një grup Fejsbuku t’i tregojë se ka të varfër? Të mos flasim që qeveria mund edhe të bëjë festë, edhe t’i ndihmojë të varfërve. Se mundet pikërisht njerëzit nga grupet e cenuara të cilëve u nevojitet ndihmë, t’i paguajë një shumë të caktuar, që të bëjnë diçka gjatë festës. Sepse, mes të cenuarve ka edhe nëpunës të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Nëse jo për diçka tjetër, të paktën të ndjehen të dobishëm.

    Kështu del se të varfërit presin mëshirë, që është nxitur nga një grup Fejsbuku. Kurse qeveria do t’u hedhë diçka të imët, që ta lajë sedrën nga rrotat 20 milionë euroshe dhe përmendoret 5 milionë euroshe të Nënë Terezës.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира