TI VETËM VËSHTRO

Ah regjim, regjim, do të biesh o regjim...

1 Ti vetëm vështro dhe bëhu sikur nuk je nga këtu. Vështrimi është gjë e mirë. Por nuk është shumë qesharake kur të kujtohet që edhe ti je pjesë e këtij vështrimi.
Për shembull shumë do të doja që ngjarjeve të “të enjtes dramatike”, kur duhej të binte Qeveria e Zaevit, ti qasem me lehtësinë të cilën e demonstronte Hristijan Mickovski. Deri sa zgjaste paqartësia në Kuvend, dhe njerëzit hanin thonjtë përpara televizionit duke bërë tifo se kush do të fitojë, Mickovski tha që kishte qenë në ligjërata në fakultet dhe se nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ja, jeta po kalon, Qeveria do të bie, dhe nga nesër ai do të jetë me mandat… Kur e pa pasdite që nga kjo punë s’ka gjë, tha që i ishte bezdisur politika. Mirëpo, përderisa kështu është më i lirë, sepse nga nesër nuk do të mundet si kryeministër që t’i futet punës 24/7, e shkoi në spital dhe tregoi me foto në facebook që ka pasur një ndërhyrje kirurgjike.

Ja, ky është mesazhi i ardhshëm i kryeministrit të ardhshëm, përkundër mesazhit të kryeministrit të tanishëm i cili nga një nxitje emocionale dha dorëheqje, dhe pastaj kur e pa që e ka menderosur, ndryshoi mendjen dhe tha “Jo, hajde më hiqni nëse mundeni”.

Keq që nuk u rrëzua Qeveria. Jo për Maqedoninë, por bota do të humbë shumë që Mickovski nuk do të bëhet kryeministër. Sepse, ai do ta zgjidhte krizën energjetike me të cilën po përballen shumë shtete. Trajko Sllavevski do të na shpëtonte nga inflacioni dhe shtrenjtimi i ushqimin – gjë që nuk arriti ta bënte as Angela Merkel në Gjermani.  Por ajo edhe ashtu është në ikje, nuk është se mërzitet shumë. Ndersa me Vello Markovskin do të zhdukej kovidi. Apasievi do të na shpëtonte nga harxhimet e armëve për NATON. Edhe tabelat nuk do të duhej t’i kthenim në gjuhën shqipe. Sepse do ta ndërpriste ligjin për dygjuhësi.

2 Shumë keq që nuk ra Qeveria. Sepse kështu dhe BDI do të shkonte në opozicion. Jo që votuesit shqiptarë kanë ndonjë zgjedhje tjetër më serioze. Me një opozitë të tillë nga partitë shqiptare rënia e BDI-së është fantashkencë.

Do duhej ta kuptonim që nisma për rrëzimin e Qeverisë nuk ishte serioze në momentin kur ministri i bujqësisë Arijanit Hoxha fliste për rrëzimin e një regjimi. Dha dorëheqje kur nuk arriti ta rrëzonte Qeverinë. Më mirë thënë nuk arriti veten ta rrëzonte. Si i është dukur Hoxhës çdo ditë para se të shkonte në punë te Ministria? Duke e parë veten në pasqyrë i flet asaj duke thënë: “Ah regjim, regjim, do të biesh o regjim”.

E nuk ishte regjim deri një ditë para zgjedhjeve, me 1 nëntor, kur vetë Arijanit Hoxha tha që Zaevi nuk duhet të heqë dorë nga posti. Thoshte “me të vërtetë është e nevojshme të vazhdojë shumica drejtuese”.  Pas ca ditëve, shumica u bë regjim kur KSHZ pranoi ankesën e BDI-së për rivotim në një vend në Zhelinë, ku kishte fituar Besa.

Dhe kështu rivotimi në Zhelinë, i cili nuk u bë sepse gjyqi nuk i pranoi kërkesat e BDI-së, u bë faktor kyq për stabilitetin e shumicës drejtuese, për ardhmërinë e vendit në NATO, për Marrëveshjen e Prespës, dhe për bisedimet me Bullgarinë, për dashurinë e Levicës me Shqiptarët. Për paqe në vend. Dhe për paqe në botë.

Dhe për zbulimin që fjala “besë” ndryshon kuptimi kur bëhet emër partie, sepse politikanët ndonjëherë dinë t’i ndryshojnë qëndrimet, më shpesh se sa brekët e tyre.

3 E tani, pasi nuk arriti ta rrëzonte Qeverinë, opozita, me në krye VMRO – DMPNE kërkon zgjedhje të parakohshme. Po si.
Për të pasur zgjedhje duhet të lirohet Kuvendi. Për lirimin e Kuvendit duhet të votojë 61 deputet. Dhe – përsëri i kthehemi “të enjtes dramatike”.

Pra, jo – 61 nënshkrime. Jo – lojë me fleta në pres konferencë. Jo – fotografimit me buzëqeshje të hidhura… Duhet 61 deputetë të ngrenë dorën në Kuvend. Për të shpallur zgjedhje të reja duhet shumicë. Nuk e di se cila pjesë e kësaj fjalie të thjeshtë nuk është e qartë.

4 Që kur Zaevi vetë përpunoi edhe një shanse për provim korrigjues, kësaj radhe ta mendojë mirë si do ta shfrytëzojë. Ndërsa ata nga LSDM, në vend që të vazhdojnë ta përqeshin VMRO-DPMNE-në për përpjekjen e pasuksesshme të rrëzimit të qeverisë, le të fillojnë të merren me gabimet dhe punën e papërgjegjshme të tyren. Dhe jo to qajnë Zaevit, aman mos na lër të vetëm, mos jep dorëheqje. Sepse, jo më kot i humbën zgjedhjet lokale në pothuajse të gjitha komunat e mëdha. Dhe mos të thonë se votuesit apartiakë do të votojnë për ta sepse nuk paskan zgjedhje më të mirë.

5 Përpjekja e dështuar që të rrëzohet qeveria nuk është fitore e LSDM-se dhe BDI-së. Por, mund të jetë mësim për deputetët e opozitës. Nëse janë të zgjuar, ndoshta tani e kanë parë sa e padurueshme është sjellja e tyre kur e bllokojnë punën në Kuvend për gjithçka. Nuk mundet kur deputetë të shumicës drejtuese vijnë me skafanderë të votojnë për pakon e masave të kovid të jetë bioterrorizëm, ndërsa kur deputetët e opozitës vijnë me skafanderë të rrëzojnë Qeverinë të jetë maja e demokracisë. Luanin me Talat Xhaferin kur në mes të kovid krizës i luste të hynin në sallë, ndërsa ata rrinin para derës, dhe tani ata po akuzojnë që deputetët e shumicës drejtuese me qëllim nuk po futen në sallë për të mos pasur kvorum.

Kësaj i thonë, me gurin e vet i bie kokës së vet. Mirëpo, ky gur na bie të gjithëve në kokë. Sidomos që u bë një mënyrë sjelljeje në kuvend. Dhe sidomos që nuk jam i bindur që opozita edhe pas këtij mësimi do të merret me diçka tjetër, përveç me bllokimin.

A mendoni se kanë ndonjë lloj vizioni për më andej? Por ata nuk kanë ide dhe as çfarë do të bënin ditën e ardhme pasi që të rrëzonin Qeverinë.

Punën nuk e kemi as për ta vështruar dhe as për të qeshur. Shumë shpejt harruam si është kur VMRO-DPMNE do t’i afrohet pushtetit. E sidomos në kombinim me BDI-në…

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира