TRE PËR NJËQIND

Të harrojmë që Gjorge Ivanovi ia dha mandatin Gruevskit, që ai të negociojë për Platformën tiranase dy ditë pas sjelljes së saj. Dhe se po ta kishte mundësinë, prapë do t’ia jepte.

1 Mund të thuhet se Eurokomesari Johanes Han ia kaloi lehtësisht. Vetëm me mallkime. Kanë mundur edhe kokën t’ia thyejnë, siç bënë me shoferin e ambasadores turke, ndërkohë që ishte parkuar para Ministrisë së kulturës.

Kështu ndodh kur lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski jep komandë për mbrojtje të shtetit. Shteti nuk mbrohet vetëm me sharjet e të miturve ndaj gazetarëve nëpër kafene apo me valimin pa takt të flamurit dhe të goditurit me heshtë të kujtdo që i afrohet. Meqë shteti është sulmuar, kurse Gruevski nuk tha me precizitet se nga kush, maqedonasit patriotë dyshojnë te gjithçka. Sidomos kur në rrugë do të shohin Mercedes të shtrenjtë, kurse mbi të, të valojë një flamur i huaj. Kështu e çrrënjosën flamurin e Turqisë nga makina duke thërritur: “Kjo është Maqedonia”. U është dukur diçka edhe më e tmerrshme për Maqedoninë se sa Platforma tiranase. Gjysmëhëna dhe ylli i kuq në një vend. Sulm i dyfishtë mbi shtetin. Edhe islam, edhe komunizëm.

 

Pikërisht dhunë të këtillë mund të pritet pas nxitjeve të përsëritura të Gruevskit që populli ta marrë mbrojtjen e liderit në duart e veta. Kështu, pas zjarrit të luftës patriotike, e hëngri edhe mercedesi i ambasadores të më të dashurit dhe mikut të madh, Erdogan.

Në këtë mënyrë e falenderojnë Erdoganin për dhurimin e topave të ujit për mbrojtjen e shtetit si dhe për Oborrin e bardhë të VMRO-DPMNE-së, kur branitellat vetë e bëjnë vlerësimin se nga kush po e mbrojnë shtetin.

Mirëpo , kur veçmë do të fillojë shlyerja e borxheve mes qytetarëve, e nxitur nga Gruevski, nesër nuk do të vuajnë vetëm flamujt e huaj mbi mercedesat e famshëm. Nuk do të ketë më rrahje vetëm për shkak të një mendimi ndryshe, siç kemi pasur deri tani. Kur veçmë të jenë nxitur nga Gruevski për të menduar se po e mbrojnë Maqedoninë, e jo krimin e tij, pse këta luftëtare të mos rrahin për idealin e një Maqedonie të pastër edhe njerëz që duken ndryshe nga mënyra se si e kanë paramenduar se duhet të duket një maqedonas i pastër?

2 Në fakt, forca e branitellave për një Maqedoni të pastër vjen nga ajo brohoritja e shpeshtuar:“Askush s’të bën dot asgjë, Nikollë!” Ç’do të thotë kjo? Se ti gjendesh mbi ligjin? Në këtë lloj brohoritjeje filluan të zbulohen të afërmit e Gruevskit. Me siguri që nga kjo brohoritje ka marrë fuqi edhe pronari në udhëtim zyrtar, Sead Koçan, por edhe Llatasi dhe Ivona të cilët PSP-ja i dyshon për evazion të tatimeve dhe  evidentim si mjete pune të orëve të shtrenjta, dyshekëve, kozmetikës dhe brekëve, si pasojë e së cilës, kanë fituar kthimin e tatimit. Sepse kjo është esenca e “Askush s’të bën dot asgjë, Nikollë.”

S’më plas fare se çfarë kanë blerë Ivona dhe Llatasi, çfarë brekë veshin e se a bëjnë gjumë të qetë tani në dyshekët e shtrenjtë, për të cilët kanë kërkuar kthim të TVSH. Por, më intereson shumë se si sistemi i ka lejuar që “Askush s’të bën dot asgjë, Nikollë!”, të vlejë dhe për ta. Ngase dëgjuam se si po e njëjta Drejtori e të ardhurave publike, e cila nuk ka guxuar t’i kontrollojë llogaritë për brekët e kompanisë, para zgjedhjeve ka nxitur “britma dhe piskëllima” të të gjithë dyqanxhinjve, të cilët nuk kanë dashur të japin para për VMRO-DPMNE-në. Pasi, në dëmin e atyre që çdo ditë “bërtasin dhe piskëllojnë” dhe tatimet i paguajnë me rregull, dikush ka evidentuar brekë, si harxhim të kompanisë.

 

Megjithatë, akoma më i tmerrshëm se fakti që DAP dhe Ministria e financave kanë marrë pjesë në vjedhjen e parave të popullit, është që patriotëve si gjyshja që protestonte e shtrirë në asfalt, duke mallkuar Hanin, nuk u pengon se pikërisht paratë e tyre janë vjedhur.

Cili shtet e mbron gruan që mallkon Hanin? Ai shtet, institucionet e të cilit lejojnë që të vidhen paratë e saj? Vjedhja lejohet, meqë ata që kanë vjedhur janë të “bandës sonë”. Tragjedia është se ajo nuk e llogarit faktorin e vjedhjes së parave. Pse? Sepse partia ndoshta ia ka punësuar djalin, apo nuset, apo vajzën, apo dhëndrin, apo nipin… Dhe këtu, në asfalt para BE-së, përfundon dhe interesi i saj për drejtësi, demokraci, liri, qeverisje të drejtë dhe barazi para ligjit në Maqedoni.

Me siguri edhe ajo hidhërohet se dikush me paratë e saj ka blerë brekë prej 500 eurove. Dhe bën thashetheme me komshiket për dyshekët, makijazhin, orën dhe rrobat prej 30.000 eurove. Mirëpo, ndërkohë që ajo në pazar blen brekë “tre për njëqind” dhe makijazh për 70 denarë, kur del në protestë kundër BE-së, beson se po e mbron Maqedoninë dhe thotë: “Nalet brekët. Djali im u rraskapit duke ngjitur postera. Së paku po merr një farë rroge.

3Tragjedia është e madhe edhe për ata punëtorë të ndërtimit që çdo ditë para PSP-së e mbrojnë lirinë e të shprehurit. Për rrogën e tyre prej 200-300 eurosh, të cilën e fitojnë ndershmërisht, iu duhet ta mbrojnë pronarin e dyshuar për vjedhje të 17 milionë eurove. Sepse ndryshe do t’i humbin ato 200 euro.

Shprehja “Askush s’të bën dot asgjë, Nikollë!” na solli deri këtu.

 

4 Ronalld Ademovski i Veleshtës u dënua me një vit e gjysmë burg për vjedhjen e 10 kavanozëve me ajvar me vlerë të përgjithshme prej 3.000 denarëve. Për dallim nga Sead Koçani që është në udhëtim zyrtar, Ademovski ka qenë në arrastisje. Për këtë arsye është gjykuar edhe pa prezencën e tij.

Në përputhje me “Askush s’të bën dot asgjë, Nikollë!”, pritet që Amdi Bajrami të organizojë protesta para Gjyqit të Veleshtës, sepse ky është një sulm mbi bashkësinë rome. Ndërsa TV Shutel të protestojë para BE-së, sepse burgu për Ademovskin është sulm mbi lirinë e mediave.

Nëse mundet për 17 milionë, mundet edhe për 10 teglla ajvar.

5 Ato që për Millosheviqin dhe mediat nën ndikimin e tij, para 18 vjetësh ishin “sanksion i padrejtë” dhe “keqbërësit e NATO-s”, sot për Gruevskin dhe mediat nën komandën e tij janë “Platforma tiranase” dhe “Maqedonia është sulmuar”.

Pse VMRO-DPMNE vazhdimisht i bën thirrje Zaevit që të heqë dorë nga Platforma tiranase, kurse nuk kërkon nga Ahmeti, i cili e bëri Platformën, të tërhiqet nga ajo? A mundet të jetë e vërtetë që me përsëritjen e vazhdueshme të kësaj thirrjeje drejt Zaevit, për të hequr dorë nga platforma, dëshiron të na hipnotizojë që të harrojmë se VMRO-DPMNE dhe BDI për 20 ditë negociuan për po të njëjtën platformë, se BDI pohon se VMRO-DPMNE e kanë pranuar atë dhe se vetëm për shkak të PSP-së nuk kanë arritur të formojnë qeveri?

 

Dhe të harrojmë që Gjorge Ivanovi ia dha mandatin Gruevskit, që ai të negociojë për Platformën tiranase dy ditë pas sjelljes së saj. Dhe se po ta kishte mundësinë, prapë do t’ia jepte.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира