1Vallë, në çfarë niveli të inteligjencës duhet ta konsiderojë dikush publikun e vet, që t’i kujtohet emisionit të tij t’ia vërë emrin “Vetëm e vërteta”? Me shumë gjasa të nivelit të njëjtë si ai i shikuesve që i besonin po të njëjtit televizion, i cili deri dje i bindte se nëse nuk dinë shqip, Zaevi do t’i dënojë me nga 5.000 euro.
Akoma ditët na fillojmë me programet e hapura të mëngjesit ku shikuesit me telefonata të paguara nga partia aktrojnë si qytetarë dhe jehojnë propagandën e VMRO-së. Nga orët e mëngjesit, nëpërmjet lajmeve, e deri tek seancat fashiste të mbrëmjes, në të cilat në mur radhiteshin fotografitë e atyre që duhet të eliminohen.
Dhe tani, papritur, do të titullojnë një emision debativ “Vetëm e vërteta”, do ta vënë në rresht të parë kolegen e shtypur, ngaqë nuk ka dashur të ndyhet, dhe publiku kokëtrashë që deri dje shikonte “Vetëm gënjeshtër”, tani do të ndritet. Pasi, që tani e tutje do të jenë mysafirë edhe ata të cilët deri dje ishin nën sulm. Dhe nuk kishin asnjë mundësi ta thonë të vërtetën e tyre.
Alo! Po në telefonatat e përgjuara dëgjuam se si vetë pronari i televizionit i ofrohej shefit të kabinetit të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruvski, jo vetëm që të shkaktojë pengesa tonike, por nëse duhet, edhe rrymën ta ndërpresë. Epo, kjo është edhe më keq nga ajo që kanë bërë. Pasi tani, i gjithë mundi i “Vetëm e vërteta” është të relativizohen krimet e të zinjve dhe vlera e tyre të barazohet me atë të të larmëve. Demek –kjo është e vërtetë, por ama edhe kjo është e vërtetë.
Do të bëjmë baraspeshën e së vërtetës. Ngjyrosja e ndërtesës së Parlamentit është protestë njëlloj legjitime si tentimi i organizuar për vrasje të deputetëve të Parlamentit. Si kanë nisur, akoma do të na bindin se ne jemi fajtorë që Gjole nuk e jepte mandatin. Edhe për faktin që nuk i vranë deputetët e shumicës vetë e kanë fajin.
Kjo është veçse një vazhdimësi dhelparake e propagandës që e bënin për 11 vjet. Pasi, qëllimi i kësaj propagande të re të VMRO-së është tani t’ia pastrojë fytyrën e ndyrë të gjithë atyre që bënë krime. Ore, jo fytyrën. Tërë kjo propaganda është që t’u lahen duart e gjakosura.
2 Thjesht i parafytyroj ata që ankohen:”Oh sa të vështirë e kishim! Jo, jo, jo nuk jam unë për asnjë parti, por këta kanë bërë shumë presion… Unë jam për VMRO, por këta nuk janë vmrovca, këta janë hajdut… Shih, këta shkuan shumë larg me vjedhjen..”.
Të sjellin lotët në sy kur i dëgjon se si ankohen për fatin e vështirë gjatë regjimit. “Përjetuam tmerrin. Domethënë, kaq shumë para që na dhanë – na mbytën me para. Hajde refuzoje një reklamë qeveritare të të shoh. Me forcë na detyronin t’i merrnim tenderët. Nuk e dinim se si t’i ngarkojmë paratë, ku t’i çojmë, si t’i fshehim… Mendoni se e kishim me qejf, të lundrojmë drejt asaj Belizesë dhe të ngrijmë në Moskë e gjetkë…”
Tani, papritmas ata dot na paraqiten si viktimat e gruevizmit. Ndërsa 10 vjet na helmonin nga mëngjesi deri në mbrëmje, pa asnjë përgjegjësi. Bënë para duke nxitur publikun kundër kundërshtarëve politikë. Dhe vazhdojnë tani me këmbëngulje të marrin përgjegjësinë.
Dhe tani çfarë? Ata nuk janë të gatshëm edhe falje të kërkojnë për tërë të keqen që e kanë bërë që të forcojnë dhe ta mbajnë në jetë gruevizmin, ndërsa ne duhet t’i harrojmë gjitha këto. Pse? Sepse do të duhet të përshëndesim kur ta shohim njëri tjetrin në rrugë. Epo, ja që nuk ka nevojë ta përshëndesim njëri tjetrin.
Për çfarë pajtimi flitet, nëse nuk pranojnë përgjegjësinë ata që ishin të gatshëm madje edhe të vrasin vetëm me qëllim që të mbrojnë krimet e pushtetit? Dhe ata i mbronin sepse pushteti i mbronte krimet e tyre.
Këtu nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Bëhet fjalë që të ndërtohet një mjedis i shëndoshë për jetë. Nuk mund të ketë një shoqëri të shëndoshë nëse nuk jepet llogari. Dhe nëse nuk ndëshkohen kriminelët.
Tung Zoki. Kije këtë parasysh kur do flasësh për pajtim. Dhe sidomos kur ata që nxitë “popullin” të ta thyen kokën në Kuvend me zemërgjerësi do ta ofrojnë mikrofonin që të flasësh për të vërtetën.
3Sespse, ja Ivanovi tanimë flet për falje për dhunuesit. Na paskan qenë të nxitur nga turma dhe paskan shfaqur emocione. Nga emocionet e tyre të forta, fluturonin kolltukët dhe mbajtëset e kamerave thyenin kokat. Ndërsa efektivët e policisë speciale kishin mbuluar kokat jo për të fshehur fytyrën por emocionet.
Amnistia tanimë ka filluar. Gjykatat që shpiknin ekspertiza të ndryshme dhe merrnin mendime nga entet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore për ata të cilët kishin thyer një vitrinë dhe kishin ngjyrosur fasadat, tani tregojnë mirëkuptim për këta me emocione. Madje njërin as policia nuk e kishte gjetur dot në shtëpi sepse qenka në paraburgim shtëpiak .
4 Fundja, pse na vjen çudi kur gjykata dy herë anulon urdhrin për paraburgim të personit në arrati dhe për falsifikim dokumentesh në tender, kur 30 kandidatë për prokurorë në konkurs janë paraqitur pikërisht me dokumente të falsifikuar? Nëse opinion publik njeh emrin Sead Koçan, i dyshuar për falsifikim, pse mos t’i dijë emrat e prokurorëve të dyshuar për falsifikim?
5 Ndërsa ju vazhdoni të përqeshni Gruevski kur ai shkon të hapë rrugë të shpejta dhe të paralajmërojë investime të reja. Me këtë ritëm, edhe nëse hiqet testimi eksternë, ai do t’i dërgojë vajzat e tija në provim.
“Ha, ha, ha le t’i tregojë dikush se nuk është kryeministër“.
Por jo, puna nuk është për të qeshur, Nuk është as për tallje. Fakti se ju e nënvlerësoni dhe përqeshni nuk është problemi i tij. Nuk është ai as i çmendur dhe as budalla. Ai shumë mire e din se nuk është kryeministër. Por e ka me rëndësi që 450 000 votuesve të tij t’u tregojë se VMRO-DPMNE akoma është e fuqishme dhe ka kontrollin. Dhe se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe se Gruevski është i vendosur të fitojë. Ndërsa, Qeveri ende nuk ka.
Tung Zoki. Nuk e di se çfarë ka këtu për të qeshur.