VJENË – BUDAPEST

Ose Mickoski nuk e di se çfarë janë proceset e Nurembergut dhe kush dhe përse është gjykuar, ose dhe ai edhe partia konsiderojnë se për krimet e Luftës së dytë botërore, nacionalsocialistët e Hitlerit janë gjykuar në një proces të montuar politikisht.

VJENË – BUDAPEST

1 16 të akuzuar për sulmin e Parlamentit më 27 prill 2017 morën 211 vjet burg. Më së shumti mori Mitko Çavkovi, drejtori i atëhershëm i Byrosë për siguri publike.

Është hedhur dritë vetëm mbi një pjesë të sulmit të organizuar të Parlamentit dhe përpjekjes për grusht shtet. Janë dënuar prokurorët. Do ta kemi të gjithë fotografinë atëherë kur do të gjykohen edhe organizatorët. Madje as atëherë nuk do të kemi zbuluar se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur sukses kjo përpjekje për grusht shtet. Por, nëse dënohen edhe organizatorët, ndoshta do të jemi rehat se diçka e tillë më kurrë nuk do të përsëritet.

Ai që më 27 prill ishte në Vjenë, tani është në Budapest. Rri në shtëpi me papuçe duke  na shkruar urtësi në Fejsbuk.

2 Ai, kryetari i nderuar nga Budapesti, ishte ai që shpiku frazën “përndjekje politike”, kurse lideri i VMRO-DPMNE-s Hristijan Mickoski dhe bashkëpartiakët e tij me ngulmim deklarojnë se gjykimi për përpjekje për grusht shtet dhe për të vrarë deputetë paska qenë “përndjekje politike”. Si ore, përndjekje politike? Ajo nuk ishte një turmë e zakonshme para Parlamentit. Dhunuesit kishin hyrë që të vrasin deputetë e gazetarë. Zhvillohej transmetimi direkt nga sulmi dhe ne shikonim kokë të përgjakura në televizor. Mendonin se Sela ishte vrarë dhe e tërhiqnin nëpër korridor. Prisnin që të kërcenin shqiptarët për t’u hakmarrë. Akoma presim të hidhet dritë mbi rolin e presidentit Gjorge Ivanov në këtë sulm, për të cilin një pjesë e të gjykuarve thanë se u ishte thënë së do të shpallte gjendje të jashtëzakonshme.

Mes hutimit me mantrat e tij “përndjekje politike”, “përndjekje politike”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski krahasoi gjykimin e të akuzuarve për sulm të Parlamentit më 27 prill 2017 me gjykimin historik të nazistëve pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore, të njohur si Procesi i Nurembergut. Në një intervistë në lajmet e TV Sitell, ndërsa ishte duke folur për paraburgimin e Mitko Çavkovit, tha se “shpallja e gjykimeve do të jetë Procesi i parë i Nurembergut që do të mbahet mend në historinë më të re të Republikës së Maqedonisë.”

Procesi i Nurembergut (apo Gjykimet e Nurembergut) është titulli i gjykimeve vijuese të anëtarëve të dalluar të kryesisë politike, ushtarake dhe ekonomike të Rajhut të Tretë. Gjykimet u mbajtën në Nurembergut, Gjermani, nga viti 1945 deri në vitin 1949. Gjykimi i parë dhe më i njohur nga këto është Gjykimi i kriminelëve kryesorë të ushtrisë, ku u gjykuan 24 persona nga kryesuesit më të rëndësishëm të Gjermanisë naziste.

Fillimisht reagoi SHBA për këtë krahasim të papërshtatshëm të Mickoskit. Kurse pastaj u paraqit edhe Gjermania. “Krahasimi i procedurave të shërbimeve ligjore të Maqedonisë së Veriut me Procesin e Nurembergut është i papërshtatshëm. Me anë të tij minimizohen veprat e kriminelëve të nazizmit”, deklaroi ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Mickoski nuk kërkoi falje për atë krahasim të pafat. Ç’të thotë i shkreti? Apo ndoshta ai nuk e di se ç’është Procesi i Nurembergut dhe kush dhe përse është gjykuar, apo edhe ai edhe partia konsiderojnëse për krimet e Luftës së dytë botërore, nacionalsocialistët e Hitlerit janë gjykuar në një proces të montuar politikisht. Ose Mickoski ka mangësi te arsimimi i tij dhe kështu i krahasoi bashkëpartiakët e tij me nacionalsocialistët ose me të vërtetë i vjen keq që fashistët janë gjykuar në Nurembergut.

Ose tepër krenar që të pranojë se e ka gabim.

3 Fatkeqësia me autobusin që u përmbys në Llaskarcë më 13 shkurt është fotografia e funksionimit të shtetit. Rast tipik maqedonas. Jo për shkak të përbërjes së përzier të viktimave. Por edhe për shkak të improvizimeve dhe krimit që zbuloi hetimi i Prokurorisë.

Dy herë gjatë kontrolleve teknike, vjet në korrik dhe në dhjetor, është vërtetuar se frenat e autobusit nuk ishin në gjendje të duhur, por gjithshesi autobusi është lejuar të qarkullojë brenda transportit të rregullt. Mirë që kanë falsifikuar raportin e kontrollit teknik, por e kanë ndryshuar edhe matjen e tahografit. Kanë instaluar aparat që falsifikon shpejtësinë reale. Ç’është më e tmerrshme,  kur dolën zbulimet nga hetimi, komentet ishin se taktikën me tahografët ishte diçka që e bënin të gjithë.

E, kjo është një sjellje tipike maqedonase. Të gjithë e dinë, por askush nuk ndërmerr asgjë. Vetëm të mbërrijmë sa më shpejt, kjo ka rëndësi. Për të tjerat, pse të mërzitemi…

E kështu, çdo çudi zgjat tri ditë.

Po fillon sezoni i ekskursioneve shkollore dhe redaksia jonë u drejtua te Ministria e arsimit dhe Inspektorati shtetëror të arsimit me pyetjen: “A do të shpallni moratorium të të gjitha ekskursioneve shkollore, që kur hetimi i fatkeqësisë në Llaskarcë zbuloi praktika kriminele të  transportuesit dhe a do të kërkoni nga MPB të urdhërojë kontroll teknik të çrregullt që të kontrollohet gjendja e autobusëve të të gjitha kompanive që realizojnë transport shkollor dhe transport të nxënësve në ekskursione?

Presim përgjigje.

E nëse Qeveria nuk interesohet për nxënësit, atëherë le të shqetësohet për anëtarët e partisë. Se ata janë më të rëndësishëm. Po fillon fushtata presidenciale. Me ata autobusë do të duhet të bartet publiku partiak nëpër tubime.

4 Kryeministri Zoran Zaev tha se i është ulur rejtingu për shkak të emrit dhe nepotizmit.

Të mos e kishte zgjidhur emrin, rejtingu do t’i binte akoma më shumë. As nepotizmi nuk e dëmton aq shumë nëse shteti funksionon. Por, Zaevit i bie rejtingu për shkak të degradimit të përgjithshëm të sistemit. Nga niveli lokal e deri te niveli shtetëror. Pasi ekzistojnë ligje, por askush nuk ka kapacitet për t’i zbatuar. E as nuk e ka ndërmend t’ zbatojë. Sepse askush nuk ka kompentencë për asgjë.

I gjithë shteti është një deponi e madhe. Një zjarri i madh. Nga të gjitha anët nxjerr tym. Nga qendra e Shkupit, nëpër Sharr e deri në Ohër dhe Prespë. Në Ohër janë regjistruar 71 zjarre, numër rekord për zjarr në vend të hapur brenda vetëm 3 muajve. Kashta përgjatë pistës së avionëve po digjet. Ndërkohë askush as nuk është zënë e as nuk është dënuar për ndezjet. Nuk mjaftonte që dogjën kallamet në rajonin e Strugës, andaj dogjën edhe atë të Prespës. Panë se askush nuk është dënuar. Atëherë, pse edhe prespanët të mos bëjnë një parapet rreth Liqenit. Në Matkë akoma po kërkojnë të gjejnë një mënyrë ligjore për t’i legalizuar ndërtimet e paligjshme. Nuk mjaftonte që trotuaret të ishin zaptuar nga makina dhe hapësirat jeshile me mbindërtimet e tyre për duhanpirës, po tani edhe parkohen në zona këmbësorësh dhe parqe.

Kjo është cilësia e jetës. Nuk është emri.

Dhe si mundet që gjithë këtë që shohim ne, të mos arrijnë ta shohin as inspektorë, as policia, as kryetarë qytetesh, as ministra, as deputetë? As vetë kryeministri? Apo, mos ndoshta, e shohin por nuk u pengon. E si mund të mos u pengojë?

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира