ZGJIDHE LIBREZËN

A thua sa neutral duhet të jesh që të të bindin se nuk ia vlen të dalësh në votim me një video spot, i cili thotë se si për fat të mirë, në shtetin tënd të mjafton libreza partiake?

ZGJIDHE LIBREZËN

1Akoma qeshni me videot reklamuese të VMRO-DPMNE-së, ku lideri Hristijan Mickoski shfaqet si një profet që shëron skoliozën dhe parandalon të rinjtë të largohen nga shteti, duke iu ofruar librezë partiake në këmbim të biletës së avionit?
Akoma mendoni se slogani i BDI-së për kryeministër shqiptar është nebuloze? Vazhdoni talluni me “Pse jo?”-në. Por, e mësuat se çfarë do të thotë, apo jo?

E LSDM-ja? Kush i perifrazon video spotet e LSDM-së? Kush nxjerr citate prej tyre? Votuesit e tyre tradicionalë janë të bindur. Por, si do t’i bindin ata që hezistojnë që të dalin në votim nga spotet “Na mbyti mërzia 20 sekundëshe”? Apo mendojnë se me faktin që do t’i përqeshin spotet e Mickoskit, do të kenë mbaruar punë? Nuk është puna për të përqeshur. Se i përqeshnit edhe spotet e Vuçiqit në Serbi.

2Talluni ju me Mickoskin, por mbështetësit e tij do të dalin dhe do të votojnë në 15 korrik. Kështu-ashtu, qëllimi i fushatës së VMRO-DPMNE-së nuk është që t’i bindë votuesit e tyre tradicionalë që të votojnë. Qëllimi është t’i dekurajojë ata që janë neutralë në mënyrë që në ditën e zgjedhjeve ata të rrinë në shtëpi, ose të ikin me pushime dhe të mos votojnë për LSDM-në.
Kushdo që ua ka bërë fushatën është dashur të jetë shumë i mençur, por edhe shumë i lig. Dhe me një fiksm që Zaevit t’ia kundërvënë personalisht Mickoskin dhe ta paraqesin si lider, edhe pse nuk kishte as guximin të dilte në mejdan për të numëruar se sa do të votonin për të nëse do të ishte bartës liste. Përqeshin dialektin e Strumicës në videot e tyre i provokojnë “neutralët e elitës” që jetojnë në ndonjë planet tjetër se, meqë nuk votojnë për VMRO-DPMNE-në “tradicionalisht fshatareske”, nuk duhet të votojnë as për LSDM-në “tradicionalisht komunjare”, se– të gjithë janë të njëjtë”, apo jo? E që kur “nuk u intereson politika”, le të rrinë në shtëpi. Teksa tallen në Fejsbuk me fotot duke pirë “korona” dhe vajtojnë që t’ua hapin palestrat se janë shëndoshur shumë, le të shesin pallavra se si nuk do të dalin në zgjedhje se nuk qenka e sigurt për shëndetin.
Pyes veten, sa neutral duhet të jesh, nëse arrijnë të të bindin se “të gjithë janë të njëjtë”, duke parë video spotin me njerëzit e përkulur që kërkojnë shpëtim nga dora çudibërëse e shëruesit Mickoski? Ata që na e thyenin kurrizin para 11 vjetësh, e në 27 prill 2017 pamë se dinë të na thyejnë edhe kokën, tani na bindin se Zaevi na paska kërrusur kurrizin se u bëmë anëtare e NATO-s. E do ta presim Mickoskin të na e drejtojë ata. Dhe duhet ta mbajmë kokën drejt qiellit. Që të mund ta shohim flamurin tonë që valon në Bruksel bashkë me 29 anëtare të NATO-s. Por, kjo nuk është meritë e Mickoskit. Përkundrazi. ai bëri gjithçka që të mos vinte deri te kjo pikë.
Dhe pyes veten, sa i paftyrë duhet të jesh, kur në fushatë parazgjedhore servon sloganin “Drejtësi për të gjithë”, ndërkohë që kryetari i nderuar i partisë që e ka propozuar këtë gjë, është arratisur nga drejtësia në Budapest?
Askush nuk dëshiron të mendojë për gjërat e këqija. Por, nga ana tjetër, as gjërat e mira nuk bien nga qielli. Kanë kaluar tre vjet nga thyerja e kokave të deputetëve në sulmin e organizuar të Parlamentit në 27 prill 2017. Ndërsa kemi harruar dhe ngritjen e flamurit të NATO-s në 27 mars 2020.

3Në Njujorker është një kartikaturë ku një tufë delesh qëndron para një bilbordi në të cilin është vizatuar një ujk që thotë: “Do t’ju ha” dhe njëra prej deleve komenton: “Ai flet ashtu siç është.”
Epo, nuk e di se pse tmerrohemi nga spoti i VMRO-DPMNE-së, ku Mickoski, vajzës së re që ka vendosur të iki jashtë shtetit, ia merr biletën e avionit dhe i jep librezën e partisë në këmbim. Mickoski është si ujku i karikaturës. Flet, ashtu siç është.
Është real. Nuk mund ta ofrojë NATO-n, as BE-në. Nuk mund të premtojë se do të kthejë emrin. Nuk mund të premtojë se do ta heqë dygjuhësinë, pasi e di se nëse fiton, koalicioni me partnerin shqiptar nuk i ikën. Dhe çfarë i ngeli për të ofruar? Libreza partiake. Shumë valle në mbrëmje komitësh, që të përparosh në shoqëri. Vajza e reklamës është në listën e deputetëve.
Me të vërtetë, sa neutral duhet të jesh që të të bindin se nuk ia vlen të dalësh të votosh me një spot që të thotë se për fat të mirë në shtetin tënd të mjafton libreza partiake?

4Edhe BDI-ja është në hall të njëjtë si VMRO-DPMNE-ja. Të gjitha temat nacionaliste dhe nacionalromantike të cilat i përdorinin nga viti 2001 tashmë janë ezauruar. Kështu, u mbeti edhe kryeministri shqiptar, cilido qoftë, nuk ka rëndësi. I thërrasin emigrantët “Ejani, votoni për kryeministër shqiptar”. Ore, ata do të vijnë, por duhet edhe të kthehen. Gjoja se Zvicra dhe Gjermania do t’i presim me padurim të kthehen që t’i mbajnë të izoluar.

“Ejani votoni për kryeministër shqiptar”. Nëse duhet, do t’ju japim edhe librezë. Edhe vend pune me rrogë shteti. Edhe një “Passat të vogël” për transport nëpër fshatra. Kurse në punë, që kur jeni të kornizës, nuk është e nevojshme të vini. Edhe kësaj here, nëse BDI dhe VMRO-DPMNE-ja formojnë qeveri, as nuk do t’ju lusim që të vini në punë. Pasi LSDM-ja ju luti për tre vjet dhe nuk ia doli.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира