ZHELLBOTEKA

Kështu-ashtu të gjithë rrini në Fejsbuk. Pa lexoni njëherë nëse kryeministri ka ndonjë plan.

1 Disa kompani qenkan sjellë në mënyrë jonormale, joetike dhe jokorrekte dhe kanë manipuluar me rritjen e çmimeve që kur në 31 maj pushuan së vlejturi masat antikrizë dhe u kthyen tatimi prej 5% i produkteve bazore ushqimore dhe akcizat e naftës, thotë zëvendës kryeministri Fatmir Bytyqi. Por, a është e mundur? Ç’thua? Si e zbuloi këtë zv. kryeministri për çështje ekonomike tre ditë pas përfundimit të masave antikrizë? Mos iu lajmërua kryeministri Dimitar Kovaçevski nga forumi shumë i rëndësishëm në Sllovaki, i shokuar prej pasojave kaq të paparashikueshme pas kthimit të TVSH-së dhe akcizës së shkallës së rregullt?

Bytyqi lajmëroi se tani Qeveria pret raport nga shërbimet inspektive me masat që i kanë ndërmarrë. Do të na tregojnë, vallë se kush janë manipuluesit kur do t’i zbulojnë? Çfarë kemi ne si qytetarë nga analizat që duhet t’ë bëjë Qeveria, ne që kemi rënë pre e manipulimit të “tregtarëve joetikë, jokorrektë dhe jomoralë”, e kemi blerë vaj, miell dhe qumësht 20% më të shrenjtë? Neve me siguri që nuk do të na i kthejnë paratë. Po edhe nëse i dënojnë manipuluesit, përsëri ato para të dënimeve do të shkojnë për mbulimin e kërkesave në sektorin shtetëror për rrogë më të madhe.

Këtë vit 31 maji për Qeverinë erdhi disi i paparalajmëruar, papritur. Në 3 qershor u befasua se 31 maji kishte kaluar. Atë ditë ka pasur seancë, por ministrave nuk u është kujtuar se në mesnatë kalon afati për masat e tyre antikrizë dhe se shkrihen çmimet. Mirë që nuk kanë parashikuar se çfarë do të ndodhë, por as nuk kanë pare se çfarë po ju ndodh. Nuk kanë kaluar pranë asnjë pompë benzini.

E hajde tani, do t’u çuditemi atyre me xhipa që humbën dy orë të jetës së tyre për të kuryer 500 denarë. Por nuk do të çuditemi me Qeverinë që tre ditë pas histerisë me çmimet do të na tregon se kemi plan. Nervat i kemi nga fundi, mër njerëz. Dy vjet krizë kovidi, luftë në Evropë, vetoja bullgare që na bllokon të ardhmen…më e pakta që presim është të paktën kryeministri të mbajë një konferencë shtypi që të thotë se si e ka planin para se të skadojnë masat antikrizë. Vera do të kalojë shpejt. Mos vallë u çudit Qeveria kur vjeshta të vijë pa lajmërim. Në vend që t’u drejtohet forumeve nëpër Evropë, kryeministri duheshte të na drejtohet neve.

2  Me siguri kryeministri Kovaçevski ka plan se si t’ua paguajë administratës publike 2.806 denarët të rritjes lineare të rrogës që ua premtoi Sindikatës pas rritjes administrative të minimales. Zv. Kryeministri Bytyqi dhe ministrja për punë dhe politikë sociale Jovana Trençevska bashkë me kryetarin e Sindikatës Darko Dimovski mbanin fjalime në protestën e 1 majit të sindikatës para Qeverisë. Mirë ama, me sa duket ministri i financave Fatmir Besimi e ka lëshuar atë episod të series së “Zhellbotekës”, e nuk i ka parashikuar ato para për punonjësit shtetërorë me rebalansin e buxhetit.

Plani është i thjeshtë. Shteti do të detyrohet me 900 milion euro. Do të mbledhë më shumë para me TVSH-në nga çmimet e rritura dhe akciza e ktheyer. Dhe do t’ua japë atyre me rrogë shtetërore.

Ata që nuk janë administratë shtetërore le të kërkojnë falje. Paçin më shumë fat në punësimin e radhës.

3 Për adminitratën shtetërore qenka nënçmuese që rrogën ta kenë të njëjtë apo pak më të lartë se sa minimalja. Për këtë zgjidhja më e thjeshtë do të ishte të ulet niveli minimal. Të kthehet në 15.000 ose 12.000 denarë. Le të solidarizohen punëtorët më pak të paguar në sektorin privat me administratën publike. Nëse atyre u ulet minimalja, atëherë klasa e privilegjuar e administraës shtetëore nuk do të ketë se me kë ta krahasojë rrogën.
Nëse do t’u thoshte dikush të punësuarve në Drejtorinë për drejtimin e librave amë të punojnë nga 9.00 deri në 17.00 me dedikimin e njëjtë siç piqeshin në diellin e Shkupit duke bllokuar një prej kryqëzimeve kryesore të qendrës, deri tani do të ishin ankuar edhe në sindikatën ndërkombëtare.

Dhjetëra përfaqësues sindikalë me pesë gjashtë makina bënë kaos duke bllokuar kryqëzimin përmes të cilit shkohet në qendrën klinike kur vjen për t’u shëruar i gjithë shteti. Vallë, nga të sëmurit dhe prindërit e tyre që nuk mund të kenë qaje te klinikat, kërkojnë solidaritet për kërkesat e rrogave më të larta? Tashmë me siguri që nuk mund të presin solidaritet dhe mirëkuptim nga 20.000 personat të cilëve ua kanë komplikuar jetën me gabimet në të dhënat personale të dokumenteve amë.

Kështu, në episodin e ardhshëm të “Zhellboteka” kini mirëkuptim edhe për këto që mbajnë grevë për më shumë se një muaj e gjysëm. Se ata në periudhat kur punojnë dhe gabojnë 20.000 herë në vit, punojnë me palë nga 9.30 deri në 14.00 dhe kanë pauzë nga 12.00 në 12.30. Përveç rrogës së rritur, që nuk do të jetë nënçmuese si ajo minimalja, është e radhës që me marrëveshjen kolektive t’u garantohet edhe pauzë më e gjatë.

4 Përse LSDM e refuzoi propozimin e VMRO-DPMNE për kandidatët e gjykatësve kushtetues që të prezantohen publikisht në Kuvend? Nëse kandidatët për ambasadorë mund të kenë paraqitje të tillë, si dhe kandidatët për anëtarë të Komisionit antikorruptues, nëse një përfaqësim i tillë kërkohet edhe për kandidatët e Këshillit programues të MRTV, atëherë pse mos të mund t’i dëgjojmë edhe kandidatët për gjykatës kushtetues? Mua personalisht më intereson më shumë se kush do të ma mbrojë Kushtetutën, se sa kush do të më përfaqësojë jashtë shtetit.

Deputetët e LSDM-së gabuan që nuk e pranuan propozimin e VMRO-DPMNE-së. Kështu e humbën shansin, për shembull, që ta pyesin kandidatin për gjykatës kushetetues të VMRO-DPMNE-së Savo Klimovski t’u shpjegojë se pse pranverën e 2017 në protestat para Kuvendit u thoshte njerëzve: “Mos rrini këtu, futuni brenda”. Edhe ata e dëgjuan në 27 prill, kur ndodhi sulmi i organizuar i Kuvendit. Dhe si do të përballojë argumentet gjyqësori kandidati për gjykatës me kryetarën e Gjykatësit kushtetues Dobrilla Kacarska, e cila si gjykatëse në Gjyqin penal i dënoi sulmuesit e Kuvendit për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit?

5 Kryetari bullgar Rumen Radev lajmëroi se heqja e vetos për fillim të negociatave të Maqedonisë me BE-në, Bullgaria duhet të organizojë referendum. Epo kur Gjermania, Franca, Holanda, Suedia, Danimarka, Italia…lëshuan pe që të organizojnë referendum kur e pranonin Bullgarinë në BE, tani le t’i tallë Radevi. Në emër të Putinit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира