E NDERUAR QË BADENTERI DHE LUANI MË ZGJODHËN PËR PËRKTHIMIN E LIBRIT FRANCEZ “IDIS”, THOTË PROFESORESHA GËZIME STAROVA

E NDERUAR QË BADENTERI DHE LUANI  MË ZGJODHËN PËR PËRKTHIMIN E LIBRIT FRANCEZ “IDIS”, THOTË PROFESORESHA GËZIME STAROVA"Pas aktivitetit tim si përkthyese qëndron një njeri i madh, një baba i madh, një gjysh i madh. Ai është Luan Starova, iniciatori që unë të filloja të merresha me përkthime. Këtë promovim e përjetoj edhe si një homazh nga tij", shprehet Starova.

Në Institutin francez në Shkup, të enjten u mbajt promovmi i “Idis” nga Robert Badenter, botim i “Ili-Ili”, të cilin e sjell në gjuhën maqedonase profesoresha Gëzime Starova. Ministri i dikurshëm i drejtësisë në Francë, Badenteri, ishte ai që shfuqizoi gijotinën në vitin 1981 dhe vdiq në moshën 95 vjeçe më 9 shkurt.

I jam mirënjohëse bashkëshortit tim Luan Starova, i cili më nxiti të merrem me përkthim duke më thënë: “Me drejtësi nuk do të mund të bësh gjë në pension”, na tregon profesoresha e pensionuar dhe ish-gjykatësja e gjyqit kushtetues.

Në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, Badenteri ishte kryetar i komisionit të arbitrazhit në suaza të Konferencës së Paqes për Jugosllavinë në vitin 1991, i cili u njoh si Komisioni i Badenterit. Ai vlerësoi se cilat republika mund të njiheshin ndërkombëtarisht, duke caktuar se në atë moment ato mund të ishin vetëm Sllovenia dhe Maqedonia. Megjithatë, Maqedonia aso kohe nuk dërgoi kërkesë për anëtarësi në OKB, ndërsa në vitin 1992 me Deklaratën e Lisabonit të E3 u bllokua nga ana e Greqisë. Badenteri u bë pjesë e jetës së përditshme politike në Maqedoni me të ashtuquajturën shumica e Badenterit, që filloi të zbatohet pas konfliktit të luftës në vitin 2001 dhe parashikon pëfshirjen e pakicave etnike në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Profesoresha Starova në këtë mbrëmje emotive, me dashuri të madhe dhe plot kujtime, fliste për Francën, për miqësinë me Badenterin, për librat, përkthimet, dhe burrin e saj, akademikun, shkrimtarin dhe diplomatin Luan Starova, i cili vdiq në vitin 2022. Ajo tha se Instituti francez ka qenë një pikëtakim i dashur për të shoqin, por edhe vendi ku kanë nisur dhe janë mbajtur shumë aktivitete të lidhura me të dy.

“Pas pothuajse 3 vjetësh, ky është kthimi im i parë në Institut dhe më vjen mirë që shikoj kaq shumë fytyra të njohura dhe miq të dashur të cilët, duke kultivuar miqësinë me Luanin, mund ta vazhdojnë atë dhe me mua”, tha Starova, duke shtuar: “Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që, në krahun e burrit tim ta njoh atë personalisht. Kam kaq shumë kujtime dhe kontakte me Badenterin, saqë promovimin e sotëm e përjetoj si një “takim” me të. Ai e dinte se do t’ia përktheja librin, ishte në korrespondencë me Luanin, dhe për këtë ishte shumë i lumtur. Mendoj se ky libër për Badeneterin kishte një rëndësi të veçantë”.

“E gjithë familja jonë jemi frankofonë, e njohim historinë, gjuhën, letërsinë, muzikën, jetojmë me kulturën franceze”, tha profesoresha Starova

Starova fliste për Badenterin duke e përshkruar atë si një jurist i lartë, njeri i madh, parimor, që e dinte se kur dhe si të reagojë. Sharmant, vizionar, ndiqte gjithçka, një mendje e ndritur, pa të cilën njerëzimi është më i varfëruar, u shpreh ajo.

“Pas aktivitetit tim si përkthyese qëndron një njeri i madh, një baba i madh, një gjysh i madh. Ai është Luan Starova, iniciatori që unë të filloja të merresha me përkthime. Këtë promovim e përjetoj edhe si një homazh nga tij. Ai shpesh më nxiste dhe sapo përfundoja një libër, më thoshte “Hajde tani, filloje këtë”. Unë i thosha: “Vetëm mos ua trego botuesve, që të mos më nxitojnë. Do të bëhet, kur të bëhet.” Kjo ishte marrëveshja jonë e heshtur. Ka dhe diçka tjetër që mua më tërhoqi te ky përkthim. Ndoshta ishte pikërisht pika që bashkonte librin “Idis” dhe librat e “Sagës ballkanike” të Luanit, sidomos libri i tij “Baba” (Gjyshe), sepse në të dy librat rrëfehet për rrugëtimin e dy familjeve”, tha profesoresha.

“Idis” është libri i dytë i Badenterit që ajo ka përkthyer, dhe thotë se është më ndryshe nga “Abolicioni”. “Idis” është përkthyer në 25-30 gjuhë. Starova tha se është libër që flet jo vetëm për ardhmërinë e familjes, për gjyshen Idis, por edhe për historinë e Francës në një peridhë të caktuar që është Lufta e Dytë Botërore. Kur e ka përkthyer dhe përfunduar librin, akademiku Luan Starova ka qenë ende gjallë. Ajo kujton korrespondencën mes tij dhe Badenterit. Autori ka shkruar se është i mahnitur nga fakti se ky libër po përkthehet dhe se ai do të gjejë një vend të veçantë në radhën e veprave të tij.

Krahas promovimit të librit “Idis”, në këtë mbrëmje u promovua dhe libri “Vezenje” nga Marxhan Satrapi, botuar nga “Bunker”.

E gjithë familja jonë jemi frankofonë, e njohim historinë, gjuhën, letërsinë, muzikën. Jetojmë me kulturën franceze. Nga ky libër mësova jo vetëm për dimensionin personal të Badenterit, por edhe për Francën e asaj periudhe. Kur një intelektual i rangut të tillë shkruan një liber, libri bëhet i afërt, historia bëhet juaja. Këtë e bën vetëm një mendimtar i lartë. Jam e nderuar që do të shkruhet se unë e kam përkthyer”, tha Gëzime Starova.

Si avokat dhe aktivist për të drejtat e njeriut, Badenteri ka integruar reforma të rëndësishme ligjore në shtet që kur Fransua Miteran u zgjodh për president në maj të vitit 1981 dhe e emëroi atë ministër të drejtësisë.

Krahas promovimit të librit “Idis”, në këtë mbrëmje u promovua dhe libri “Vezenje” nga Marxhan Satrapi, botuar nga “Bunker”.

B.NESTOROSKA 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира