Festivali i filmit për të rinj “Giffoni” do të mbahet nga 21 deri 25 tetor, për herë të katërt në Shkup. Ai do të zhvillohet në dy hapësira me grupmoshat përkatëse, në Qendrën kulturore rinore (MKC) dhe në Kinotekë.
Ky festival, i mbështetur nga Ministria e kulturës dhe ambasada e Italisë, përfaqëson një mundësi të veçantë për të rinjtë nga mosha 10 deri 18 vjeçare të mësojnë për filmin si dhe të shoqërohen me kultura të ndryshme.
“Filmi është një mënyrë për të bashkuar njerëzit, për të krijuar një ambient ku të rinjtë të mund të shprehin idetë e tyre, të ndërtojnë miqësi dhe kështu të kontribuojnë për përmirësim në shoqëri”, thuhet në moton e festivalit.
Hapja ceremoniale e festivalit do të mbahet në kinemanë “Milenium” të premten (në ora 19:00), ku do të jepet filmi “Garë italiane- i shpejtë si era”, i regjisorit italian Mateo Rovere.
Këtë vit, festivali do të mirëpresë pjesëmarrës nga Italia, Shqipëria, Serbia, Kroacia, Gjerogjia, Azerbajxhani, SHBA dhe Britania. Përkrah aktivitetit kryesor që do të jenë filmat dhe diskutimi në lidhje me ta, të rinjtë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori të ndryshme që kanë të bëjnë me artin dhe filmin, si: koreodramë, stripe, animacion, artizanale druri, krijimi i një filmave të shkurtër, etj. Gjithashu, do të ketë dhe regjisorë dhe artistë të njohur të ftuar në festival.
Festivali i filmit “Giffoni Macedonia” çdo vit ka gjithmonë e më shumë fëmijë të paraqitur nga shkollat e Shkupit, ndërkohë që organizohen dhe tura me program të shkurtuar të festivalit edhe nëpër qytete të tjera që me festivalin të mund të njoftohen sa më shumë të rinj nga i gjithë shteti.