100 NDËRTESA TË REJA NË KISELLA VODË NË NJË LAGJE ME BANORË SA KOÇANI, SEPSE KJO ËSHTË MËNYRA E VETME E KOMUNËS PËR FINANCIM, THOTË KRYETARI I KOMUNËS

100 NDËRTESA TË REJA NË KISELLA VODË NË NJË LAGJE ME BANORË SA KOÇANI, SEPSE KJO ËSHTË MËNYRA E VETME E KOMUNËS PËR FINANCIM, THOTË KRYETARI I KOMUNËSDuhet të ketë ndërtesa pasi ndërtimi është mënyra e vetme e Komunës për financim – Kryetari i Komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovski thotë se plani është gati dhe ka shumë hapësira gjelbrimi – (Foto: Gj. Liçovski)

Në një hapësirë prej 550.000 metra katrorë, në Rasadnik të Shkupit do të lulëzojë një lagje e re me mbi 100 ndërtesa, shkolla, parkingje me kate, një poliklinikë dhe kopsht. E gjithë kjo është parashikuar me planin e ri të detajuar urbanistik (DUP) “Rasadnik” të krijuar nga komuna e Kisella Vidës, i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Komunës gjatë muajve në vijim. Sipas numrit të ndërtimeve të parashikuara, numri i banorëve në Rasadnik, që është më pak se 2 kilometra larg qendrës së Shkupit, do të rritet për 25.000, që është i njëjti numër si Koçani apo Kërçova, por në një hapësirë krahasimisht shumë më të vogël. Për banorët e Kisella Vodës ky plan është vërtetim se po vazhdon shkatërrimi i qytetit dhe lagjes në dëm të një mënyre njerëzore jetese.

Për kryetarin e komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovski, plani përfshin shumë hapësira me gjelbrim kurse ndërtesat thotë se janë të nevojshme pasi ndërtimi është e vetmja mënyrë financimi për Komunën.

Anketa publike mbi këtë plan përfundon sot, e deri më tani drejt Komunës janë dorëzuar 170 kërkesa dhe 60 anketa që ky plan të ndryshohet. (Foto. Gj. Liçovski)

Që kur u mundësua një anketë publike mbi këtë plan në 30 tetor, banorët e Kisella Vodës kërkuan që ai të ndërpritet menjëherë, pasi sipas tij parashikohen ndërtime edhe në hapësirat e gjelbra.

Me anë të këtij plani bëhet urbanizimi i tërësishëm i një hapësire të braktisur të njohur si Rasadnik, ku parashikohet ndërtimi i 100 ndërtesave 5-15 katëshe, shkolla, një kopsht, poliklinikë dhe parkingje me kate. Gjithashtu parashikohen ndërtesa edhe përballë shkollës fillore “Kirill Pejçinoviq” dhe afër pompës së benzinës në rrugën Hristo Tatarçev.

“Në mënyrë të fshehtë, pa u publikuar askund, në 30 tetor Komuna e Kisella Vodës mbajti një prezantim publik të planit. Futën nga një ndërtesë për çdo copëz toke të lirë, ndonëse disa herë shkuam për t’u lutur e për të argumentuar me anë të këresave zyrtare për më shumë gjelbrim për kushte minimale jetese. Prandaj, tani po mbledhim nënshkrime dhe peticione, do të organizojmë protesta për të mbrojtur të drejtën për jetë dhe mjedis jetësor. Nuk duam të jetojmë si njerëz primitive”, thonë banorët e lagjes Rasadnik.

Ndërtesa parashikohet të ndërtohet përballë shkollës “Kirill Pejkçinoviq”. (Foto: Gj. Liçovski)

Anketa e hapur përfundon sot, kurse deri më tani drejt komunës janë dorëzuar 170 kërkesa dhe 60 anketa për ndryshimin e këtij plani.

Kryetari i komunës së Kisella Vodës Filip Temellkovski, thotë se plani i Rasadnikut është gati dhe është siguruar që në çdo parcelë ndërtimi të ketë 20 përqind gjelbrim.

Me anë të këtij plani bëhet urbanizimi i tërësishëm i një hapësire të braktisur të njohur si Rasadnik, ku parashikohet ndërtimi i 100 ndërtesave 5-15 katëshe, shkolla, një kopsht, poliklinikë dhe parkingje me kate. (Foto: Gj. Liçovski)

“Bëhet fjalë për rreth 50 ndërtesa me lamelë prandaj na del sikur do të jenë 100. Me anë të këtij plani ne kemi zvogëluar numrin e ndërtesave. Plani paraprak nuk kaloi në Këshill, pasi ishte kthyer nga Ministria e arsimit, meqë nuk ka pasur asnjë shkollë. Tani është inkuadruar një shkollë fillore dhe një e mesme, një kopsht, tri parkingje me kate dhe një poliklinikë. Projektohet dhe një rrugë e re nën të cilën do të ketë parking. Gjithashtu janë parashikuar dhe tre parqe të mëdha. Në çdo parcelë investitori duhet të sigurojë 20 përqind gjelbrim”, thotë Temellkovski.

Ndaj pyetjes së SAKAMDAKAZAM.MK se pse është e nevojshme që në këtë hapësirë të ndërtohen vetëm ndërtesa dhe të mos kthehet në një park me aktivitetet sportive dhe rekreacioni, duke marrë parasysh gjendjen me ndërtime pa plan, mospasjen e vendeve të mjaftueshme për parking dhe masën e gjelbrimit në qytet dhe në komunë, Temellkovski thotë se kjo është e pamundur për arsye e një pjesë e madhe e pronës është private.

“Aty është kthyer prona me anë të denacionalizimit. Pronarët madje kërkojnë ndërtesa me më shumë kate dhe më shumë hapësira të banuara. Komuna nuk ka para që të blejë një prone aq të madhe sa për të bërë një park dhe aktivitetet të tjera, siç thoni ju. Një problem tjetër është edhe fakti se 70 përqind e financimit të Komunës bëhet nga ndërtimi. Nëse nuk ndërtohet, Komuna nuk do të ketë para. Ky ligj për financim të Komunave është i keq. 70 përqind e parave vijnë nga ndërtimet, 30 përqind nga tatimet e pronës dhe TVSH. Me paratë e tatimeve komunat nuk mund të bëjnë gjë. Prandaj ne nëpërmjet ZELS kërkuam që në vend të 3 përqind të tatimeve, komunat të marrin 10”, thotë Temellkovski.

Ai gjithsesi nuk thotë gjë për faktin se aq sa është problem numri i ndërtimeve, është dhe lartësia e tyre. Komuna gjithsesi nuk duhet të lejojë ndërtimin e 15 katësheve, siç është parashikuar me anë të planit, por në vend të tyre të ndërtohen ndërtesa me më pak kate.

Një shenjë për ndërtim ndodhet edhe në këndin pranë pompës së benzinës në rrugën Hristo Tatarçev.
(Foto: Gj. Liçovski)

Sa u përket ndërtimeve të cilat parashikohen në pjesën tashmë të ndërtuar të Rasadnikut, Temellkovski thotë se shqyrtohen mundësitë që katër nga ndërtimet e parashikuara në atë zonë të hiqen.

“Po përpiqemi të heqim ndërtimet në “Meçkarov” dhe në parkun përballë shkollës “Kirill Pejçinoviq”. Bëhet fjalë për prona private, por ne i mirëkuptojmë vërejtjet e qytetarëve dhe po punojmë që të bëjmë ndryshimet e nevojshme”, thotë Temellkovski.

A. ANTEVSKA

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира