GJYSMA E KUMANOVËS ËSHTË LAGJE E PALIGJSHME, PASI LIGJI I HOQI FSHATRAT, KURSE QYTETI NUK I REGJISTROI

Në gjashtë lagje të Kumanovës pranë qytetit, për 7 vjet me radhë bëhen ndërtime të paligjshme, pasi në vitin 2013 me anë të ligjit u është marrë statusi i fshatit, kurse nuk mund të figurojnë as si lagje qyteti, pasi kjo gjë nuk qëndron në Planin e përgjithshëm urbanistik. (PPU)

GJYSMA E KUMANOVËS ËSHTË LAGJE E PALIGJSHME, PASI LIGJI I HOQI FSHATRAT, KURSE QYTETI NUK I REGJISTROINë lagjet Karposh, Pukovsko, Ajduçka Çeshma, pjesë të Dobroshanës, Babin Dollit dhe Stacionit hekurudhor, që janë 2 deri në 5 kilometra nga qendra, jetojnë rreth 30 mijë njerëz ose një e treta e popullësisë së Komunës së Kumanovës, por për shtatë vjet janë me status të padefinuar, pasi nuk janë fshatra, por njëkohësisht nuk mund të jenë as lagje të qytetit pasi nuk figurojnë në Planin e përgjithshëm urbanistik. (Foto: SDK.MK)

Gjashtë lagje të Kumanovës pranë qytetit për shtatë vjet me radhë kanë status të padefinuar, pasi nuk janë fshatra, e nuk mund të figurojnë as edhe si qytete pasi nuk ndodhen në Planin e Përgjithshëm Urbanistik. Qytetarët e fshatit Pukovska, Ajduçka Çeshma, një pjesë e Dobroshanës, Babin Dillit dhe stacionit hekurudhor, për shkak të kësaj po vuajnë pasoja të mëdha.

Për shtatë vjet me radhë Komuna e Kumanovës nuk ka dhënë asnjë leje apo vendim për ndërtim në lagjet afër qytetit për shkak se nuk kanë plane të detajuara urabanistike. Qytetarët ankohen se që kur në 2013 me anë të ligjit është hequr dokumentacioni ekzistues urbanistik duke ia hequr statusin se janë lagje fshati, ata akoma presin të bëhen pjesë e rajonit ndërtimor të qytetit dhe të marrin të drejtën për të ndërtuar në mënyrë të ligjshme. Përballë një problemi të këtillë, banorët e Karposhit, Pokovskës, Ajduçka Çeshmës, një pjese të Dobroshanës, Babin Dollit dhe Stacionit hekurudhor janë detyruar të ndërtojnë ndërtesa të paligjshme nëse duan që ta zgjidhin çështjen e vendbanimit.

“Kam një tokë dhe dua të ndërtoj këtu për birin tim, por në Komunë më thonë se nuk ka një plan urbanistik për lagjen tonë. Duhet të pres që të bëhet një plan i ri. Kjo po zgjat vite me radhë. Nëse nuk jemi fshat, atëherë le të na i mundësojnë të drejtat e qytetarëve të tjerë. Kështu, as në qiell e as në tokë, na bëjnë ta shkelim ligjin dhe të ndërtojmë ndërtesa të paligjshme, në vend që të paguajmë dhe të mos kemi probleme me shtetin”, thotë Goran M. nga lagjja Karposh.

“Realisht, njerëzit kanë nevojë që të ndërtojnë shtëpi të reja, të rrethojnë garazhat e tyre, të bëjnë gardhe etj, por meqë nuk mund të marrin një miratim të ligshëm nga Komuna, vendosin të ndërtojnë pa leje. Këta qytetarë kanë problem edhe vendosjen e gardheve. Gardhet u nevojiten për t’u mbrojtur nga qentë apo vjedhësit, por pa vendim nuk bëjnë dot asgjë. Të paktën të sjelllin një vendim në Këshill, për t’i definuar këto punë – thonë personat preofesionalë të cilët e njihnin këtë problematikë.

Nga Sektori për urbanizëm i Komunës së Kumanovës bëjnë të qartë se deri në 2013, qytetarëve u kanë thënë miratime për ndërtim, por problem është krijuar atëherë kur me anë të vendimit të Qeverisë janë hequr të gjitha planet urbanisitike të fshatrave dhe të vendeve më tepër të banuara. Atëherë, Komuna ka marrë detyrë të përpunojë plane të reja dhe këtë gjë e ka bërë pothujase në të gjitha fshatrat, por jo edhe në lagjet pranë qytetti, pasi ato kanë mbetur me një status të padefinuar. Sipas Ligjit për ndarje territoriale, ata më nuk kanë qenë lagje fshatare dhe janë transferuar në Komunën kadastre të Kumanovës, por nuk kanë figuruar në Planin e përgjithshëm urbanistik të qytetit.

“Këto janë të ashtuquajturat lagje satelite. Me ndarjen e re territorial ato e humbën statusin e fshatit dhe për këtë ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë, kurse sipas planit ekzistues ato nuk janë as fshatra, e kështu nuk mund të bëjmë një plan të detajuar urbanistik, prandaj ato mbeten ashtu në ajër. Në ligji nuk ka kornizë për planifikim hapësinor dhe krijim të një plani të detajuar urbanistic për një lagje. Dhe nuk ka baza sipas të cilave mund të merret një dokumentacion për nëdrim. Kur të ndërtohet plani i ri në Kumanovë, atëherë do të zgjerohet qyteti dhe do të zgjidhet problemi i tyre, thonë urbanistët e Komunës.

Për shtatë vjet me radhë Komuna e Kumanovës nuk ka dhënë as edhe një leje apo vendim për ndërtim në lagjet afër qytetit, për shkak se nuk kanë plane të detajuala urbanistike. (Foto: SDK.MK)

Kryetari i komunës Maksim Dimitrievski thotë se nuk bëhet më  fjalë për zgjidhje të problemit, pasi është nisur një procedurë për përpunim të planit të ri të detajuar urbanistik në Kumanovë, edhe pse në lagje ekziston një ndarje te qytetarët, nëse duan të jenë pjesë e fshatiti apo qytetit, pasi ky ndryshim nënkupton kushte të ndryshme të jetesës dhe detyrime ndaj Komunës. Plani i ri i përgjithshëm urbanisitk është vendosur në programin vjetor të Komunës, edhe Qeveria ka sjellë vendim për finansimin e tij, por realizimi i tij do të zgjasë disa vjet pasi do të duhet ta definojë të gjithë zhvillimin dhe infrastrukturën e qytetit.

“Ndërmarrja publike “Kumanovo plan” këtë vit do të dalë me një vendim në përpunim e sipër për planin e ri, pasi Kumanova ka nevojë të zgjerohet si qytet. Pas sjelljes së këtij plani, do të krijohen kushte për plane të reja të detajuara urbanistike. Deri më atëherë, për fat të keq, do të mbetemi si një pikë e vdekur dhe  nuk do të mund të ndërtohet gjë në këto rajone, përveçse me ndryshime parciale apo me sjellje të planeve urbanistike jashtë vendeve të banuara, e për të bërë diçka të tillë duhet të marrin iniaciativë vetë qytetarët”, thotë kryetari i komunës Dimitrieski.

Ai shprehet se Komuna ka humbur mjete serioze financiare për shkak të kësaj gjendjeje e cila pengon zhvillimin e qytetit, por thotë se ky është një fenomen i trashëguar dhe rezultat i moskontinuitetit të krijimit të planeve urbanistike të qytetit.

Këto lagje kanë vijuar t’i zgjidhin këto probleme infrastrukturore në kurriz të tyre. Mes problemeve mund të numërohen: ujësjellësi, kanalizimi, ndërtimi i rrugëve dhe një pjesë të rrugicave. Përveç shkollave fillore, nuk kanë infrastrukturë tjetër. (Foto: SDK.MK)

“Plani i fundit i përgjithshëm urbanistik është sjellë nga viti 1995 deri në vitin 2005 dhe kemi lëshuar një periudhë të madhe kohore. Arsyeja është për shkak se procedura është shumë e shtrenjtë dhe kushton më shumë se 500 mijë euro. Unë mendoj se duhet të bëjmë një plan të përgjithshëm cilësor ku duhet të paraqiten të gjitha nevojat e qytetarëve si dhe hapësira të reja me gjelbrim në mënyrë që të kemi një shirit mbrojtës në qytet”, shton Dimitrievski.

Në lagjet Karposh, Pukovska, Ajduçka Çeshma, pjesë të Doboroshanës, Babin Doll dhe Stancionit herkurudhor, jetojnë rreth 30 mijë njerëz apo një e treta e popullsisë në Komunën e Kumanovës. Këto lagje me vetë iniciativë kanë zgjidhur problemet e tyre më të mëdha infrastrukturore, si ujësjellësi dhe kanalizimi, ndërtimi i rrugëve dhe pjesë të rrugicave. Përveç shkollave fillore, nuk kanë infrastrukturë tjetër. Prandaj, qyetatarët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe të nxitet zhvillimi në këto vende të populluara që ndodhen prej 2 deri në 5 kilometra nga qendra e Kumanovës. Në mungesë të planeve urbanistike stimulohet shumë dhe shpërngulja, pasi njerëzit të cilët nuk mund të marrin leje për ndërtim të ndërtimeve të tyre janë të detyruar që çëshjten e vendbanimit ta zgjidhin në qytet.

Kumanova është një nga komunat me numrin më tëmadh të ndërtimeve të paligjshme dhe për legalizimin e tyre janë ngirtur 22.000 kërkesa. Përveç lagjeve të sipërpërmendura, këtu hyjnë edhe objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në rajonin ndërtues pas Stadiumit të qytetit, në Sredorek, Bavçi dhe një pjesë të Tode Mendoll. Gjysma e tyre janë të zgjidhur, kurse të tjerët janë në proces e sipër. Mes tyre janë edhe ndërtimet e paligjshme në lagjet afër qytetit nga 2013, të cilët fatkeqësisht janë gjendur në një situatë të papërshtatshme.

S. NIKOLIQ

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира