PYETJA 31

 A mund ta imagjinoni Maqedoninë pa BDI-në në pushtet?

PYETJA 31

1Si u kujtuan bullgarët pikërisht tani që të hapnin një hetim për importin e plehrave për njëfarë termocentrali atje? Dhe si në këtë hetim u zbulua se një nga pronarët e bizneseve të dyshuar për import të dyshimtë të mbeturinave është Goran Angelov, drejtori i deritanishëm i deponisë më të madhe në vend “Drisla”, e cila deri dje ishte nën koncesion nga një firmë italiane? Dhe – kaq mjafton për të ngritur panik.

Së pari, tema kryesore në Maqedoni me vite ka qenë ndotja e ajrit. Sidomos në dimër, kur ndotja shihet. Dhe kur, në mungesë të një përgjigje nga institucionet kompetente shtetërore që me vite nuk mund të kuptojnë se kush po shkakton ndotjen, të gjithë bëhen ekspert për grimcat PM, sëmundjet, stacionet matëse, filtrat, lejet e integruara dhe jo të integruara, impiantet e paligjshme, për deponitë…

Së dyti, prej vitesh spekulohet se dikush po importon një lloj mbeturinash që digjen diku si lëndë djegëse, dhe natën ose gjatë fundjavave dhe gjatë  pushimeve, oxhaqet lëshojnë tym të rrezikshëm që na helmon.

Askush nuk e ndjen nevojën për t’iu përgjigjur zyrtarisht spekulimeve.

Dhe kur këto dy situata, ajri i ndotur dukshëm dhe dyshimet për importin e mbeturinave toksike, kombinohen me lajmet nga Bullgaria për përfshirjen e drejtorit të deponisë më të madhe në Maqedoni në importin e paligjshme të mbeturinave, është e logjikshme që spekulimet të bëhen temë legjitime muhabeti. Dhe kushdo që e kupton temën, besa edhe ata që nuk marrin vesh fare, shpjegojnë se çfarë janë mbeturina të rrezikshme, ose të parrezikshme, çfarë është lëndë djegëse shtytëse, çfarë ka ndalim import, çfarë ka leje importi, kush mund të importojë, si importohet, çfarë hidhet në deponitë, si importohen mbeturinat në vendet e tjera … Dhe sigurisht, pasi në Maqedoni nga gjithçka bëhet dramë, këtu bëhet dramë e mbështetur me “fakte kreative”. Në veçanti, kur mjetet e informimit publikojnë informacion të paplotë rreth importit të mbeturinave nga viti 2012 deri në vitin 2014, edhe kur VMRO-DPMNE fajëson LSDM-në për ndotjen që daton nga koha e tyre, dhe LSDM-ja fajëson VMRO-DPMNE-në për këtë.

Të gjithë kanë të dhëna për t’i shpërndarë në Facebook, të gjithë kanë ndonjë shpjegim, vetëm shteti rrallëherë  del me të dhëna, dhe vetëm nëse dikush pyet.

Dhe e gjithë kjo po ndodh në Maqedoni. Në një shtet ku askush nuk beson në inspektorët, prokurorët ose gjyqtarët … në të cilin të gjithë besojnë se institucionet janë të korruptuara. Dhe në të cilat madje edhe inspektorët arsyetohen: “Ndotja  më pengon edhe mua”.

2Ne kemi nëpunës dhe zyrtarë  shtetërorë që ne si qytetarë i paguajmë për të treguar faktet dhe për të bartur përgjegjësi. Pavarësisht nëse të dhënat janë të frikshme, apo të parëndësishme. Qoftë kryeministër, qoftë ministër, deputet, sekretar shteti, inspektor i shtetit, çfarëdo … Së pari na tregoni nga pikëpamja terminologjike se çfarë është mbeturinë e   rrezikshme dhe çfarë është mbeturinë e parrezikshme. Çfarë është magazinimi, çfarë është shkatërrimi. Dhe atëherë le të shohim nëse është importuar, pse importohet, si importohet, si kontrollohet, kush është duke importuar, nëse dikush shkel ligjin, nëse dikush dënohet, sa dënohet…

Nëse doni të luftoni gënjeshtrat dhe spekulimet, ekziston vetëm një mënyrë. Thuaj të vërtetën. Pavarësisht sa e dhimbshme mund të jetë kjo. E njëjta gjë vlen për rikthimin e besimit në institucione.

3Për hir të së vërtetës, këto ditë ka një problem nëse doni të thoni “vetëm të vërtetën” në pesë stacione televizive kombëtare. Sepse ata kanë vendosur që nuk do të transmetojnë deklarata nga ministrat dhe zëvendësministrat. Por ata nuk thonë pse.

Redaktorët ndoshta kanë turp që gazetarët e tyre janë urdhëruar të mos incizojnë ministra dhe deputetë. Kjo është arsyeja pse ata nuk tregojnë. Por kur më kujtohet se Gruevski mbushi tre televizione me 25 milion euro, para tona për të përhapur propagandën e tij, ka të ngjarë që ata akoma mendojnë se paratë tona iu takojnë automatikisht.  Sidomos pasi që qeveria e Zaevit, pasi ka shpërndarë para në median e shkruar, ka nxitur shpresat e televizioneve se do të krijojë një fond mediatik.

Pra, interesi i pronarëve-milionerë të gjorë të televizioneve është më i rëndësishëm se interesi publik. Ata shitën interesin publik për para. Dhe atë dyfish. Një herë sepse pronarët kërkojnë paratë tona. Dhe herën e dytë sepse ata nuk na informojnë, nëse nuk i paguajmë.

Epo, nuk ka rrugëdalje tjetër. Le të vijë Gruevski, ai  televizioneve u jepte para me shumicë. Dhe le të fillojmë fushatën “Ti je Maqedonia”. Ata gjithashtu transmetuan videot menjëherë pas raporteve nga proceset gjyqësore në rastin “Zhvatje”. Rreth zhvatjes që i dyshuari i parë kishte bërë duke përdorur fuqinë e televizionit dhe duke shpërdorur gazetarët që punonin aty.

4Vazhdon seriali i marketingut “30 pyetje” për zyrtarët e LSDM-së, që i parashtron nënkryetari i partisë, Kosta Petrov.

Personalisht, si votues, më intereson një pyetje tjetër, pyetja 31: „ A mund ta imagjinoni Maqedoninë pa BDI-në në pushtet? “

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира