1Kështu ashtu, me nxitje, me presion, me të lutur, duke bindur, me ndihmë, me sulm në Parlament, me referendum, me ndryshim të emrit, me bojkotim, me ndryshim të kushtetutës, me 49 deputetë që janë bërë 80, u ngrit flamuri i NATO-s. Më në fund, ne kemi një garant për shtetin. Askush nuk mund të na e marrë ose të na e mohojë. Por ceremonia mbaroi dhe ne u kthyem në rutinën tonë të përditshme. Në fotografinë e madhe – ne kemi shtet. Fotografia e vogël shtron përsëri pyetjen – çfarë të bëjmë me shtetin?
Kaq e pat fotografia e madhe. Zgjati për gjysmë ore. Iu kthyem vlerave tradicionale dhe zakoneve të mira të vjetra ku çdo gjë e kthejmë në një krizë politike. Ne nuk jemi mësuar të jetojmë pa dramë. Do të ketë zgjedhje të parakohshme më 12 Prill, ose mund të mos ketë. VMRO-DPMNE del nga Parlamenti, dhe jo nuk del. BDI nuk do të votojë Ligjin për Prokurorinë Publike, pastaj do ta votojë. Talat Xhaferi do të thërrasë seancë për shkarkimin e Rashela Mizrahi, pastaj nuk do të votohet për shkarkimin. LSDM kërcënon se do të bëjë një shumicë të re, dhe do të përjashtojë BDI-në, dhe pas kësaj ata do të pajtohen aq shumë sa Ali Ahmeti do të bëjë për gjysmë ore rrugën Kërçovë Shkup. Krsto Mukoski do të bëhet heroi i ditës për të mbrojtur imazhin e VMRO-së që nuk është nën kontrollin e të arratisurit në Budapest. Dhe mbrojtja e VMRO-së e kontrolluar nga Budapesti, në parlament u paraqit vetëm në imazhin e të dyshuarit Antonio Miloshoski dhe fotografitë e tij.
Përveç temës së dramës së përditshme, VMRO-ja e Mickoskiti ka nga një temë për çdo rast. Marrëveshja e Prespës. Dhe – ne do të kthejmë emrin. Si do ta ktheni atë? Me veprimtari diplomatike. Amerikanët dhe partnerët evropianë mezi kanë stabilizuar vendin në mënyrë që ta shtyjnë atë në NATO, dhe tani do të hapin çështje të mbyllura që do t’i ngrejë diplomacia e VMRO-së. Pa dyshim me Ministrin e Jashtëm Antonio Miloshoski, negociatori i kalitur për “lart – poshtë, përpara kllapës, pas kllapës”. Dhe me partnerin e koalicionit BDI. Shumë mirë pra, me hovin që ka marrë Bujar Osmani, mund të jetë Zëvendës Kryeministër për Integrime Evropiane edhe në qeverinë e ardhshme të Mickoskit. Pra, VMRO-DPMNE dhe BDI me reforma të përshpejtuara do ta vendosin vendin në rrugën e shpejtë të pranimit në BE.
Nuk mjafton që Mickovski gënjen se do ta fshijë “E Veriut” nga emri. Por ka njerëz që mbështesin gënjeshtrën e tij. Dhe ka nga ata që i besojnë. Ai tregon barcoleta, dhe ata i marrin seriozisht.
2Ministrja Teknike e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi mund të paguajë gjobë sa herë që ajo zhvillon një konferencë për shtyp para panosë ku shkruan “Republika e Maqedonisë”. Sidomos pasi partia e saj ka mbledhur 5 milion euro donacione vetëm nga pagesat që janë objekt i çështjes së PSP-së “Talir”. Thelbi i shkeljes nuk është nëse do të paguaj gjobë apo jo. Thelbi është që një ministër nga një parti që përgaditet të marrë pushtetin shkel ligjin kryesor – Kushtetutën.
Çfarë mesazhi i dërgon publikut një zyrtarë që thotë: Unë kam të drejtë të shkel Kushtetutën sepse nuk e respektoj atë? Nuk paguaj taksa sepse nuk më pëlqen ligji. Do të vjedh sepse nuk më pëlqen Kodi Penal.
Kjo nuk është thjesht sjellje e paqytetëruar. Është futje në anarki. Ne nga VMRO-DPMNE as parkimin nuk do të paguajmë. Sepse do të vijmë në pushtet.
3A ka fajtor që nuk ka formularë për pasaporta? Askush nuk kishte parashikuar se pikërisht sivjet kishin kaluar 10 vjet që kur filluan të nxirren dokumentet biometrike? Nuk ka rëndësi që dikush me mosveprimin e tij shkel të drejtën kushtetuese të lëvizjes së lirë. E rëndësishmja është se edhe ai nëpunës publik i cili nuk e parashikoi që këtë vit do të ketë më shumë njerëz që do të kenë nevojë për dokumente të reja, do të marrë K-15 e tij.
Njësoj është edhe me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili Qeveria ia dërgoi Parlamentit në dy versione. Në 9 të mëngjesit mbërriti një version dhe në 11 të mbrëmjes ata konstatuan se versioni kishte gabime. Iu deshën 12 orë për të parë raportin e qeverisë se “për fat të keq ishin bërë gabime të vogla teknike”. Ligji për të cilin edhe koalicioni po lëkundet.
Kush i bëri gabimet? Daktilografja, korrieri, përkthyesi, pastruesi… Ose ata këshilltarë të shumtë. A ka emër ai që i bën gabimet? A ka ndonjë drejtues departamenti që kontrollon tekstet para se t’i dërgojë? A ndëshkohet ndokush për gabime të tilla që të mos përsëriten? Ashtu si ata ndëshkojnë në ndërmarrjet private. Epo, një vit e gjysmë na çanë kokën me ligjin famëkeq, a nuk priste BE-ja që ne të dërgonim një sinjal të mirë, dhe shërbimi qeveritar dërgoi në Parlament versionin e gabuar.
U ngrit flamuri i NATO-s. Shtet kemi. Dhe përsëri lind pyetja: Dhe çfarë të bëjmë me shtetin?
4Kur ratifikoi Protokollin e NATO-s, Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se Maqedonia po eksporton stabilitet.
Pas eksportimit të punëtorëve, mjekëve, inxhinierëve të IT-së dhe fuqisë tjetër të kualifikuar, ishte normale të fillohet eksportimi i stabilitetit. Por ndërkohë eksportuam edhe një Nikolla Gruevski, Nikolla Boshkovski, Goran Gruevski, Igor Spasov, Agim Krasniqi… Pra, le të themi herën tjetër kur Oliver Spasovski krenohet: Ne kemi dyfishuar suksesin tonë. Ne eksportojmë stabilitetin. Por eksportojmë edhe kriminelë.