GRANTET ZVICERANE PËR BUJQËSI BASHKËKOHORE PËRGJATË LUMIT STRUMICË

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:49:"Струмица,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

GRANTET ZVICERANE PËR BUJQËSI BASHKËKOHORE PËRGJATË LUMIT STRUMICË

Bujqit nga rajoni i Strumicës dhe i Radovishit do të fitojnë grante nga agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim për implementimin e masave agro-ekologjike, me të cilat do të zmadhojnë të ardhurat dhe njëkohësisht, do të mbrojnë shtratin e lumit Strumicë. Bëhet fjalë për grante që Zvicra do të ndajë në korniza të projektit “Ujë për të gjithë”. Ky është një projekt për menaxhim të pellgut të lumit Strumicë që përfshin të gjithë bujqit, tokat e të cilëve gjenden pranë lumit. Sipas planit, grante 300 mijë denarëshe do t’u ndahen njëzet kopshtarëve të rajonit të Strumicës dhe dhjetë pemëtarëve të rajonit të Radovishit.

“Për momentin janë duke u zhvilluar trajnimet dhe deri në fund të vitit do të dihet se cilët fermerë do të fitojnë pajisje siç janë sistemet për mikroujitje, aparatet për matje të lagështisë së dheut, aparatet për detektimin e sëmundjeve dhe materieve të dëmshme, etj. Në këtë mënyrë, presim që bujqit ti zvogëlojnë harxhimet e prodhimit si dhe të zvogëlohet  ndikimi tek mjedisi jetësor”, thotë Dimitrija Sekovski nga UNDP, implementues i projektit bashkë me Qendrën për zhvillim të rajonit planor juglindor.

Gjatë këtyre ditëve, një delegacion nga agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, e udhëhequr nga zëvendës drejtori gjeneral, Elizabet Von Kapler, vizitoi Dobrejcin në Strumicë, ku u informua për mënyrën se si zhvilloheshin trajnimet e bujqve për implementimin e masave për mbrojtje të pellgut të lumit Strumicë.

Përndryshe, projekti parashikon më shumë aktivitete në funksion të mbrojtjes së lumit Strumicë nga ujërat e ndotur,  të mbrojtjes dhe rregullimit e tij, me qëllim që të zvogëlohen mundësitë për vërshim, por edhe që të përdoret si burim për ujitje të sipërfaqeve bujqësore. Projekti do të realizohet në gjashtë vitet e ardhme, ndërsa agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim ka siguruar rreth tre milionë franka për zbatimin e tij.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира