Komuna e Novosellës me mikrokamera gjuan ata që hedhin mbeturina komunale dhe mbeturina ndërtimi në depon ileitëgale rurale, të cilat gjatë kësaj periudhe të gjendjes së jashtëzakonshme, janë pastruar. Autoritetet komunale, të cilat me vendim të Këshillit caktuan grumbullimin e organizuar të mbetjeve komunale nga të gjitha vendbanimet, së fundmi kanë filluar aksionin për pastrimin e deponive të fshatrave, ku po instalojnë kamera mikrosensore në afërsi të menjëhershme. Ata regjistrojnë çdo lëvizje dhe hedhjen eventuale të mbeturinave. Këtë regjistrim e marrin drejtpërdrejtë përgjegjësit në shërbimin komunal në Komunë dhe në ndërmarrjen publike “Komuna” nga Novosella.
Në Komunën Novosellë janë regjistruar rreth 20 deponi të paligjshme rurale, për të cilat reaguan jo vetëm banorët e kësaj vetëqeverisjeje lokale, por edhe të gjithë mysafirët dhe turistët që vizituan ujëvarat në malin e Bellasicës dhe rajonin nën malin Bellasicë.
“Këto janë kamera me sensorë që regjistrojnë çdo hyrje në të ashtuquajturat deponi të fshatit dhe ne marrim me postë elektronike fotografitë në rast se hidhen mbeturina në këto sipërfaqe tashmë të pastruara. Nëse shohim se futet ndonjë traktor ose makinë e ngarkuar me mbeturina, reagojmë menjëherë. Gjithashtu koordinohemi edhe me “Komuna”’, e cila gjithashtu merr njoftim për këto raste hedhje të mbeturinave”, tha Aco Kërlev nga shërbimi i sigurisë komunale të Komunës së Novosellës.
Ai thotë se tashmë janë kapur disa banorë të Komunës, të cilët përkundër apeleve për të mos hedhur mbeturina në deponitë tashmë të pastruara, u përpoqën të depozitojnë mbeturina ndërtimi nga shtëpitë e tyre. Atyre iu bëmë disa vëretje. Sipas Kërlevit, shumica e qytetarëve janë gjetur duke u përpjekur të hedhin mbeturinat, dhe u është dashur t’i kthejnë mbeturinat në shtëpi dhe t’u bëjnë thirrje autoriteteve të caktuara që t’i marrin.
Instalimi i mikrokameraveme sensorë ka ardhur pasi komuna shpërndau rreth 3,000 kosha mbeturinash për çdo familje në të gjitha vendbanimet, në mënyrë që të fillonte mbledhja e organizuar e mbeturinave. Këto kosha Komuna i ka dhënë falas për të zvogëluar krijimin e deponive ilegale, të cilat ishin problemi më i madh si për autoritetet komunale ashtu edhe për qytetarët. Kryetari i Komunës së Novosellës Nikolla Andonov, thotë se tashmë është bërë një planifikim për mbledhjen e mbeturinave komunale si dhe mbeturinat e ndërtimit nga shtëpitë.
“Kemi pasur reagime dhe ankesa nga qytetarë të ndërgjegjshëm për faktin se ka pasur mini deponi në të gjitha vendbanimet. Pas pastrimit të tyre ne i japim secilës familje një kuti plehërash dhe me anë të vendim të Këshillit i detyrojmë të depozitojnë mbeturinat brenda kësaj kutie dhe të mos i hedhin ato. Ne kemi ngritur një shërbim të sigurisë dhe kemi instaluar mikrokamera pranë atyre zonave publike që janë shndërruar në deponi dhe nuk do të jemi tolerantë ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat sepse të gjithë duam një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm “, tha kryetari Andonov.
- TRAJKOV