LIQENI I TRESKËS PRET INVESTITOR, TOKA RRETH TIJ ËSHTË SHNDËRRUAR NGA BUJQËSORE NË NDËRTIMORE

Qeveria ka shndërruar një pjesë të tokës bujqësore në fshatrat Gllumovë dhe Shishevë në tokë ndërtimore, në mënyrë që Komuna e Sarajit në këtë pjesë të periferisë së kryeqytetit të mund të vendosë pulla dhe të ndërtojë një vendbanim me vila, kompleks hotelier dhe qendër sporti dhe rekreacioni

LIQENI I TRESKËS PRET INVESTITOR,  TOKA RRETH TIJ ËSHTË SHNDËRRUAR NGA BUJQËSORE NË NDËRTIMORELiqeni i Treskës, i ndërtuar me paratë e vetë qytetarëve të Shkupit, jetoi vetëm 20 vjet. Në vitin 1998, për shkak të ndotjes së ujit, u ndalua larja në të dhe që atëherë filloi dhe degradimi i gjithë vendit. (Foto: Gj. Liçovski)

Në 1978, me kontibuimin e vetë qytetarëve të Shkupit, u ndërtua Liqeni i Treskës. Me një sipërfaqe prej 136,000 metrash katrorë dhe një kapacitet për 10,000 notues, në vitet 1980 dhe 1990 ai funksionoi si një pikë kryesore pikniku për banorët e Shkupit, veçanërisht në muajt e verës. Rreth liqenit, i cili është i thellë 1.6-3 metra, kishte bungalo, kafene, restorante, pishina, garderoba, tualete, fusha sportive, si dhe një kamp për rimokio. Liqeni i Treskës jetoi vetëm 20 vjet. Në vitin 1998, për shkak të ndotjes së ujit, në liqen u ndalua larja dhe që prej asaj kohe filloi degradimi i tij.

Sot, rreth njëzet vjet pas mbylljes së tij, kompleksi rreth liqenit është shkatërruar plotësisht. Pamja e bukur e kanionit të Matkës në hyrje të ish-qendrës sportive dhe rekreativ harrohet përnjëherë kur sheh kompleksin e shkatërruar.  Restorantet, bungalot, tarracat verore, tualetet janë prishur dhe shkatërruar, veshjet dhe dushet janë zhdukur. Hapësira është e mbingarkuar me barin deri në gjunj sepse për vite të tëra askush nuk e ka mirëmbajtur gjelbërimin. Nga të gjitha anët ka mbeturina, të cilat qentë endacakë i tërheqin nëpër rrugë. E vetmja gjë që e ka bërë liqenin ndër vite më të bukur janë pemët, të cilat tani janë rritur, duke krijuar hije të rënda.

Restorantet, bungalot, tarracat verore dhe tualetet janë prishur dhe shkatërruar, ndërsa garderobat dhe dushet janë zhdukur. (Foto: Gj. Liçovski)

Uji në liqen që nga viti 1998 është deklaruar bakteriologjikisht i dëmshëm, por pavarësisht kësaj ne hasëm dhjetë fëmijë që po laheshin.  Më poshtë, dy vizitorë po rreziteshin, të tjerë erdhën për të peshkuar dhe kishte disa qytetarë që shëtisnin rreth liqenit.

Përkundër gjendjes së dëshpëruar të kompleksit, shumë prej kampistëve të cilët kanë pasur rimorkio me vite janë akoma këtu këtë verë. Në Treskë ka rreth 550 rimokio dhe gati 300 prej tyre përdoren çdo sezonë.

“E shihni sa dëshpëruese duket perla e dikurshme e Shkupit, ndërsa ne paguajmë çmim më të lartë. Paguajmë12,000 denarë për tërë sezonin, dhe nuk marrim asgjë nga Komuna e Sarajit. Bari nuk kositet, mbeturinat nuk mblidhen, ndërksa sot festojmë vetëm sepse erdhën kamionët për të pastruar. Tualetet janë në një gjendje të tmerrshme. Ne vetë mirëmbajmë një tualet.  Nëse vjen në kontroll inspeksioni sanitar, do të mbyllë kampin”, tha Aco Ginovski, i cili për 32 vjet, nga maji në shtator e ka pasur zakoni që të qëndrojë në rimokion e tij në Liqenin e Treskës.

“Sa herë rrënqethem kur hyj në derën kryesore dhe shikoj se në çfarë është shndërruar liqeni i cili është i secilit prej nesh, sepse vetë ne, qytetarët, kemi dhënë para për ta ndërtuar”, tha Aco Ginovski, një nga kampistët që për më shumë se 30 vjet ka një rimorkio në bregun e këtij liqeni. (Foto: Gj. Liçovski)

Ai thotë se situata deri 7 vjet më parë, kur kompleksi ishte nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe mirëmbajtja e NSH”Parqet dhe Gjelbërim”, ishte më e mirë. Kishte një shërbim roje, mirëmbajtje të gjelbërimit dhe mbledhje të rregullt të mbeturinave.

“Sa herë rrënqethem kur hyj në derën kryesore  dhe shikoj se në çfarë është shndërruar liqeni i cili është i secilit prej nesh, sepse vetë ne, qytetarët, kemi dhënë para për ta ndërtuar”, tha Aco Ginovski, një nga kampistët që për më shumë se 30 vjet ka një rimorkio në bregun e këtij liqeni. Kur mblidhemi bashkë me kampet e fqinjëve natën, kujtojmë me nostalgji dhe dhimbje kohën e kaluar. Të gjitha restorantet dhe kafenetë ishin plot, dëgjoheshin zëra dhe të qeshura fëmijësh kudo, nuk kishte vend që as edhe një peshqir të shtrohet në plazh. Tualetet ishin të pastra, me sapun, letër higjienike dhe madje edhe rroje. “Gjithashtu edhe natën ishte plot me njerëz, bëheshin xhiro nëpër liqen si në korzon e dikurshme”, thotë Aco.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, thotë se këtë verë plani i detajuar urbanistik do të jetë gati dhe pas kësaj do të kërkohet investitor që ta kthejë atë në funksion. (Foto: Gj. Liçovski)

Kampistët thonë se dëgjojnë premtime nga çdo kryetar, nga çdo qeveri e re, se si kompleksi turistik do të rikthehet në gjendje funksionale.

“Dëgjojmë fjalë se do ta marrin turqit, pastaj na thonë se ka investitor nga Arabia Saudite, por këto janë vetëm fjalë.  Shikoni, kanë kaluar 20 vjet që kur është mbyllur për larje dhe po shkatërrohet gjithnjë e më shumë çdo ditë. Dhanë aq shumë para për plazhe dhe monumente në qendër të qytetit, sa nuk menduan të investojnë asgjë këtu “, thotë Ivica, i cili me familjen e tij për 30 vjet ka bërë kamp në Treskë.

Liqeni i Treskës ishte vendi kryesor për piknik për banorët e Shkupit, veçanërisht në muajt e verës. (Foto: Arkiva)

Liqeni i Treskësi është dorëzuar Komunës së Sarajit në vitin 2013, me vendim të Qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Të gjithë kryetarët e bashkive njoftojnë se do ta vendosin kompleksin përsëri në funksion me një partner privat të huaj. Por kjo nuk ndodhi kurrë.

Qeveria e drejtuar nga LSDM vitin e kaluar konvertoi një pjesë të tokës bujqësore në fshatrat Gllumovë dhe Shishevë rreth liqenit, në toka ndërtimore, në mënyrë që komuna e Sarajit të mund të bënte një plan të detajuar urbanistik. Atëherë Qeveria tha se ky vendim ishte marrë në mënyrë që në këtë pjesë të periferisë së kryeqytetit të shënjohen pulla për vila fundjave komplekse hoteliere dhe një qendër sportive dhe rekreative me qëllim zhvillimin e eko-turizmit, i cili do ta rikthejë në funksion liqenin.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, thotë se Plani i Detajuar i Komunës është përgatitur dhe dorëzuar për miratim në Qytetin e Shkupit. Ai pret që të marrë të gjitha mendimet pozitive këtë verë, në mënyrë që të fillojë procedura e kthimit të liqenit në funksion.

Kampistët thonë se Komuna e Sarajit ka muaj që nuk i ka mbledhur mbeturinat. (Foto: Gj. Liçovski)

“Unë pres që deri në fund të javës të marrim një mendim pozitiv nga Qyteti i Shkupit rreth planit. Të tilla janë njoftimet që andej. Kemi të njëjtat mendime me kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, lidhur me këtë projekt. Më pas projekti duhet të aprovohet nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe në fund edhe nga Këshilli i Komunës së Sarajit. Nuk do të doja të ndaja detaje në lidhje me përmbajtjen e planit tonë tani. Sapo të miratohet, do ta prezantoj para publikut. Sigurisht, ne vetë si Komunë nuk jemi në gjendje të investojmë, kështu që do të kërkojmë një partner privat. “Ka investitorë të interesuar që telefonojnë vazhdimisht dhe janë të interesuar se deri ku qëndron plani”, thotë Bexheti.

Lidhur me deklaratat e kampeve se Komuna nuk e pastron apo mirëmban kompleksin, Bexheti thotë se të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre.

“Unë gjithashtu ankohem se ata nuk po paguajnë tarifën për përdorimin e hapësirës”, shtoi Bexheti.

Uji në liqen në 1998 u shpall bakteriologjikisht i dëmshëm. (Foto: Gj. Liçovski)

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, gjithashtu, në programin dhe fushatën e tij zgjedhore, premtoi se do ta kthejë Liqenin e Treskës te banorët e Shkupit dhe do të ndërtohet një impiant trajtimi për ta mbajtur ujin të pastër dhe të sigurt për larje.  Shilegov tani thotë se me këtë projekt dhe investimet e ardhshme, hapësira do të rregullohet dhe vendoset përsëri në punë. Ai kujton se qeveria e fundit ia dha Liqenin Komunës së Sarajit dhe tani pushteti vendor po vazhdon procedurën.

“Dy vjet më parë, zona e Liqenit të Treskës ishte shpallur zonë turistike, në mënyrë që të mund të tërhiqte më shumë investitorë për restaurimin e saj.  Plani i detajuar urbanistik për këtë pjesë po përgatitet në Komunën e Sarajit, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Brenda këtij plani urbanistik, do të planifikohen përmbajtje dhe do të zhvillohet një investim që do të garantojë se Liqeni i Treskës do të kthehet në funksion të plotë rekreativ, por edhe turistik”, tha Shilegovi.

A. ANTEVSKA 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира