“CERTIFIKATOR” PËR KOORDINATOR

 Krijo dyshimin dhe lësho tërbimin me gjithë fuqinë e tij. Në media - histeri, në rrjete sociale -helm...   As edhe televizionet nuk arrijnë më hiqen sikur "mbajnë ekuilibër" që t'ua harrojmë kohën e lajmeve të njëanshme.

“CERTIFIKATOR” PËR KOORDINATOR

1Në momentin kur merret vendimi që të sakfrifikohet shkenca dhe ekspertiza për të “blerë persona”, atëherë do të ndodhë kjo që është duke i ndodhur Maqedonisë. Ajo tani është shembulli më pozitiv në rajon, besa edhe në Evropë, duke parë si ka nisur të shtohet numri i rasteve të regjistruara pozitive të KOVID-19. Së pari erdhi deklarata e kryeministrit Oliver Spasovski më 15 prill, para Pashkëve, se ai nuk do të mbyllte objektet fetare “në çfarëdolloj gjendje qoftë shteti” sepse “kjo është një e drejtë e pacënueshme”. Në kulm të agjërimit të Ramazanit dhe darkave të iftarit, Bujar Osmani deklaroi, më 10 maj, se “besimtarët nuk janë kriminelë dhe se histeria dhe sulmet duhet të pushojnë”.  Edhe ministri i brendshëm Naqe Çulev në 7 maj tha se policia nuk do të ndëshkojë, por vetëm do t’i paralajmërojë qytetarët se “gjobat e larta do të vijojnë të dëmtojnë buxhetin e tyre dhe do të ndikojnë negativisht në mirëqenien e familjeve të tyre”.

Askush nuk ngre zërin kundër besimtarëve. Duket se në një shtet laik, gjatë një pandemie, për besimtarët nuk vlejnë të njëjtat masa të mbrojtjes së shëndetit publik, si për të gjithë qytetarët e tjerë. Përse?  Për shkak të lajkave politike ndaj institucioneve fetare me qëllim fitimin e votave të besimtarëve.

Askush nuk ngre zërin kundër besimtarëve. Kjo do të thotë se drejtësia për disa vlen, e për të tjerë jo. Ky është një vend ku qytetarët edhe pa situatën në fjalë, gjithsesi kanë pak besim te institucionet. Këtu, për të kryer një punë, duhet t’ia paguash institucionet përkastëse, të kesh lidhje, të kërkosh të afërm, të duartrokasësh liderin e partisë … Prandaj njerëzit gjithnjë kërkojnë mënyrë për t’iu shmangur institucioneve.

Ndërsa dëgjonim ato që thoshin ekspertët dhe studiuesit, kurba jonë epidemiologjike ishte një shembull shumë i mirë, madje edhe në nivel global. Sapo u kthyem nën udhëheqjen e mendjes së politikanëve dhe udhëheqësve fetarë, kurba ndryshoi. Kjo është kaq normale dhe e pritur për Maqedoninë. Ne kemi një institucione me kapacitet të ulët, politikanë me kapacitet të ulët dhe qytetarë që nuk besojnë as institucionet, e as politikanët. Ndërkohë kanë edhe konceptim të dobët të vetëdijes qytetare dhe ndjenjës së komunitetit.

Kjo është arsyeja pse qeveria ka filluar të kërkojë ndihmë nga priftërinjtë, hoxhallarët, biznesmenët vendas, qytetarët me ndikim në zonat lokale. Secili të rregullojë mëhallën e vet. Si në filmat mafiozë…Sepse jeta jonë varet nga njerëz të fuqishëm lokalë, banditë, drejtorë komitetesh dhe degësh komunale, nga inspektorë të korruptuar, drejtues grupesh tifoze, nga ndërtues “me reputacion”, nga pronarë “të suksesshëm” restoranesh e kafenesh.

Kjo është arsyeja pse kurba është ndryshe për ne. Pasi kjo është mënyra e vetme që jemi mësuar të funksionojmë. Njerëzit nuk kanë frikë shtetin. Ata kanë frikë nga fuqiplotët lokalë, që janë më të fortë se shteti.

2Me koronavirusin,në fund të fundit, disi do t’ia dalim. Nuk mundet që e gjithë bota ta ketë mundur, e vetëm ne të rezistojmë. Por, ç’do të bëjmë me virusin e urrejtjes që po rimerr fuqi?

Për tre vjet me radhë kjo qeveri është përpjekur të krijojë një koncept të shoqërisë civile. Respektoni diversitetin, zvogëloni diskriminimin … Siç thoshte Zaevi – një shoqëri për të gjithë, apo jo?

Në vetëm dy muaj krize, ja ku jemi përsëri në kohën e përçarjeve, me të cilën VMRO-DPMNE-ja është mësuar shumë mirë për plot 11 vjet. Nuk na mjaftuan patriotët dhe tradhëtarët. Tani përsëri do të theksojmë këto ndarje: komunat maqedonase dhe komunat shqiptare, të krishterët dhe myslimanët, Pashkët dhe Bajrami, liturgjitë dhe iftaret, besimtarët dhe jo-besimtarët, Shkupi dhe banorët e krahinës, qytetarët dhe fshatarët…

Me sa duket, kaq duhej.  Krijo dyshimin dhe lësho tërbimin me gjithë fuqinë e tij.  Në media – histeri, në rrjetet sociale – helm… As televizionet nuk arrijnë të bëjnë sikur “ruajnë ekuilibrin” që t’ua harrojmë kohën e lajmeve të njëanshme.

Kolegët e mi ecin rrugëve me kamera duke pyetur qytetarët, “Ju, çfarë mendoni për koronavirusin?” Kësaj i thuhet “ekspertizë çairi kalimtarësh të panjohur”.  Le të ushtrojmë pak demokraci.  Le ta pyesim njeriun e zakonshëm se çfarë mendon për koronavirusin. Ç’rëndësi ka mendimi i tij për një virus të rëndësishëm për mediat serioze?  Nuk më intereson se çfarë mendon dikush për një virus, përveç se nëse bëhet fjalë për ndonjë virolog, epidemiolog apo infektolog…Asnjë mjek nuk ia lejon vetes të japë kaq informacione profesionale sa këta ekspertë të darkave e drekave familjare.

Pa shiko! Ata besojnë se i çojnë në spital për t’i vrarë! Por, prisni pak. Se paska pasur arsye për këtë mendim. OBSH-ja i paska dhënë shtetit të holla bazuar në numrin e të vdekurve dhe kështu shteti i vendosi ata “në ventilаtorë”.  Sa më shumë të vdekur, aq më shumë para do të vjedhë qeveria nga shteti!? A ka logjikë?  Me siguri po e njëjta logjikë ka qenë edhe në fillim të krizës, kur thonin se familjeve të të vdekurve u kanë ofruar nga 2,000 euro nëse do të deklaronin se i afërmi i tyre kishte vdekur nga koronavirusi. Shpëtoi fukarai, e faltë Zoti.  Shyqyr të paktën nuk e zuri kohën e vaksinimit nga Bill Gates-i.

Për dallim nga ekspertët në sondazhet televizive në terren, priftërinjtë dhe hoxhallarët nuk harxhojnë fjalët e tyre më kot. Ata e bëjnë atë vetëm për para. Peshkopi Agatangel bëri një punë shumë të mirë me përfshirjen e tij në studimin mjekësor mbi respiratorët. U bëri thirrje besimtarëve që të vijnë në kishë, të sjellin verë, grurë dhe një listë me emrat e të vdekurve. Sa më shumë të vdekur, aq më shumë këngë. Sa më shumë këngë, aq më shumë para. Sa më shumë para, aq më medhenj xhipat. Lista e priftit ka shumë më tepër logjikë sesa “ventilatorët” me rrezatim 5G.

3Zv. kryeministri Bujar Osmani vetëm tani ka mësuar se votuesit e tij, për shkak të lajmeve të rreme për koronavirusin, nuk besojnë se ai ekziston, kanë frikë të shkojnë në spital dhe nuk duan të testohen. Ai duket se nuk i njeh pacientët me të cilët ka të bëjë gjatë kohës kur nuk është politikan. Gjitashtu, duket sikur të mos ketë pasur të bëjë me elektoratin për plot tre muaj në rolin e një zyrtari të lartë të BDI-së.

Kështu, pra, ç’iu tek atij kur ra nga Marsi në këtë Maqedoni pozitive? Se çdo kompani dhe institucion duhet të punësojë një koordinator special të kovidit.  Punësimet e reja partiake janë mënyra më e mirë për t’u informuar elektorati.

Kështu mbyllet cikli.  Nga respirator bëhet ventilator, nga një koordinator bëhet “certifikator”.  Nuk do të ketë nevojë për angazhim shtesë të Inspektorit Osmani. Të gjitha fjalët janë ndërkombëtare dhe nuk kërkojnë dygjuhësi.

4Nëse kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se kur ishte ulur me dy miq në një pjesë të mbyllur të një lokali, nuk kishte qenë në dijeni të protokolleve për mbrojtje kundër koronavirusit, kjo do të thotë që ai dhe partia e tij po ndërtojnë gjithë strategjinë për shtyrje të datës zgjedhore. Një strategji e bazuar mbi mosinformimin.

Përveç kësaj, nuk e kuptoj pse mendimi i Mickoski mbi “datën” është më i rëndësishëm se sa i të tjerëve që ulen në “takimet lidere” të Pendarovskit. E duhet ta dëgjojmë 100 herë në ditë se si e paska gjendjen shëndetësore. Drejtuesit e tjerë, të cilët nuk janë aq të zëshëm, të paktën kanë qenë  për t’u votuar. Edhe kësaj here do të jenë.  Mickoski, ndryshe nga ata, deri më tani nuk ka fituar as edhe një votë, e as nuk ka ndërmend të fitojë, përveç votës së Gruevskit për këshilltar, drejtor i ELEM-it, kurse tani edhe për drejtues partie. Të tjerët në tryezë i zgjodhën qytetarët.

Nejse. T’i lëmë anëtarët e VMRO-së të shqetësohen për faktin se edhe në këto zgjedhje, nuk do të kenë mundësi ta votojnë për deputet.

Sidoqoftë, mendoj se prania e tij në lokalin në Debar Maalo të Shkupit nuk ka qenë diçka e rastësishme. Ka qenë një stërvitje në suaza të fushatës “Para së gjithash është shëndeti në palestër dhe në pijetore”. Në këtë mënyrë Mickoski ka mundur ta kontrollojë vetë se sa e sigurt është të dalë në zgjedhje.

Në lokal ka qëndruar dy orë e gjysmë. Një hapësirë të mbyllur. Me dy të tjerë, të patestuar për koronavirus. Plus, ka pasur kamerierë. Pastaj, dikush mesiguri ka gatuar për të, i ka prerë sallatën, ia ka larë enët, i ka mbushur gotën…

Pra, nëse ka qenë i sigurt për dy orë e gjysmë në një lokal të mbyllur, atëherë pse të mos jenë të sigurta zgjedhjet me 5-10 min në vendvotim?

5Është e  vështirë të flasim për një datë zgjedhore në një kohë kur kemi vetëm 180 të rinj të infektuar brenda ditës. Por, nga ana tjetër, thjesht imagjinoni skenën para atij lokali. Sigurimi i partisë me gjithë policinë e VMRO-së, plus policinë e LSDM-së dhe më në fund policinë speciale, e cila kishte ardhur të ndërhynte për shkak se shefi nuk e kishte lejuar inspeksionin të hynte në lokal, dhe atë për plot dy orë e gjysmë.

VMRO-DPMNE ka tre vjet që nuk është në pushtet, por arriti të ngrejë në këmbë një sistem të tërë, në mënyrë që të fshihte regjistrimet e lokalit.  Ndrësa ju akoma habiteni se si donin të shkatërronin regjistrimet e sulmit të organizuar në parlament më 27 prill 2017.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира